Connect with Us

Ristani apel për demokratizimin e PD/ Nuk mund të shkëputet nga historia, domosdoshmëri rikthimi i eksperiencës 

Politikë

Ristani apel për demokratizimin e PD/ Nuk mund të shkëputet nga historia, domosdoshmëri rikthimi i eksperiencës 

Publikuar

-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka komentuar situatën politike në vend dhe debatet për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në A2 CNN, Ristani tha se nuk mjafton ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe as listat e hapura, por sipas tij ajo që duhet bërë për të ndryshuar situatën është demokratizimi i brendshëm i partive politike.

“Po të shikosh debatet, vihet re se të gjitha janë të fokusuara të ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura.

Kjo është e justifikueshme, por qëllimi nuk realizohet me ndryshimin e sistemit dhe as me listat e hapura, sepse nuk ia heq të drejtën kreut të parties të vendosë për listat. Nuk mjafton ndryshimi i Kodit Zgjedhore, por duhet bërë demokratizimi brenda partive, për të kufizuar vullnetin e njëshit”-tha Arben Ristani.

Më tej, ai tha se PD duhet të jetë e bashkuar dhe e unifikuar, ndërsa e cilësoi domosdoshmëri rikthimin në PD të elitës së saj.

LEXO EDHE:  PD: Sa para mori Ajola nga Dzanashvili dhe pse nuk denoncoi pastrimin e parave?

Ristani theksoi se investimi i demokratëve dhe eksperienca 28-vjeçare nuk mund të hidhen poshtë.

I pyetur nëse duhet të rikthehen njerëzit e vjetër të PD-së, Ristani tha se “Ne nuk mund të kemi një PD të shkëputur nga eksperienca 28-vjecare. Është një investim i demokratëve tek njerëzit e partisë. Ky investim i demokratëve dhe eksperienca nuk mund të shkojnë dëm.”

Po ashtu Ristani ndërsa apeloi për vlerësimin e eksperiencës dhe kontributeve, theksoi se “Duhet të gërshëtohen e reja me të vjetrën dhe të unifikohet një grup që mund ta bëjë fituese PD-në.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me këtë PD në 2021?

LEXO EDHE:  Rama në mes të luksit/ PD sulmon kryeministrin

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane “Dojçe Welle”, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

“Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë”, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:“Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?”, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Nga Endira Bushati/ KUSH E DO PARTINË DEMOKRATIKE NË KËTË GJENDJE?

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me këtë PD në 2021?

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi mesazh shqiptarëve/ “Rama do dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së ka zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga ky qytet, Kryemadhi foli për paratë e dhuruara dje nga ndërkombëtarët në Konferencën e Donatorëve për ridërtimin.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se këto para nuk janë dhënë për kryeministrin Edi Rama, por për shqiptarët, të cilët i paralajmëroi se kreu i qeverisë do t’i dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave.

“Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve. Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

LEXO EDHE:  Në Vlorë zgjidhet ortaku i Lulit/ Humbet kandidati i Shehajt

LEXO EDHE:  Basha kerkon qeveri tranzitore/ Ska zgjedhje me Ramen kryeminister

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u xhudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u xhudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta”, u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE