Connect with Us

Punësohen 114 infermierë/ Manastirliu: Për herë të parë testim i informatizuar për të shmangur çdo gabim njerëzor

Sociale

Punësohen 114 infermierë/ Manastirliu: Për herë të parë testim i informatizuar për të shmangur çdo gabim njerëzor

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti 114 infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore teknike të punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

“Do të doja që t’ju uroja punë të mbarë të gjithëve ju, 114 infermierëve dhe profesionistë të shkencave teknike mjekësore të cilët sot bëheni pjesë e sistemit tonë shëndetësor në të gjithë vendin. Unë jam shumë e kënaqur që thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin në 350 vendet e lira që në shpallëm përgjatë muajit Gusht iu përgjigjën plot 1750 infermierë dhe profesionistë të tjerë të shkencave teknike mjekësore” – tha Manastirliu.

Duke theksuar se platforma “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e infermierëve në sistemin shëndetësor është një hap përpara drejt garantimit të transparencës dhe meritokracisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se për herë të parë në këtë thirrje u mundësua testimi i informatizuar.

“Jam e kënaqur që arritëm të ndryshojmë edhe mënyrën e testimit.  Nëpërmjet vendosjes së testimit të informatizuar, tashmë ne e kemi përmirësuar akoma më shumë mënyrën e testimit, duke krijuar një sistem i cili nuk të lë vend për gabime njerëzore dhe sigurisht rrit transparencën dhe besueshmërinë”, u shpreh në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Shqipëria mbetet jashtë hartës së koronavirusit/ 42 raste të testuara rezultuan negative

Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e sapo punësuar, se punësimi I infermierëve do të vijojë, sipas renditjes së fituesve. Aktualisht në listën e fituesve të portalit “Infermierë për Shqipërinë” janë 2100 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike, të cilët presin dhe do të punësohen ditë pas dite në sistemin shëndetësor publik. Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e rinj se për ta do të vijojë rritja profesionale nëpërmjet patronazhimit në qendrat shëndetësore apo spitalet ku ato punësohen dhe më pas me edukimin në vazhdim, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lufta kundër Covid/ Gjermania ndihmon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën e Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ( Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (Ambasada Gjermane Tiranë ), dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Udhëtimet drejt SHBA/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhetojnë ndrejt SHBA.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu  ttps://bit.ly/3srOFLA”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjelliemsh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore. Ne juglindje reshjet e borë parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthejllët e vranësira kalimtare. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.

LEXO EDHE:  Shiu përmbyti Shqipërinë/ Manastirliu nxjerr fotot: Ekipet e epidemiologëve dalin në terren

LEXO EDHE:  “Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE