Connect with Us

Plagosi rëndë kushëririn/ Arrestohet 44 vjeçari në Tiranë

Kronika

Plagosi rëndë kushëririn/ Arrestohet 44 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi plagosi me mjet prerës me mjet prerës kushëririn.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 71-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë.

Mësohet se në aksident janë përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës 71-vjeçari Rauf Coku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen tre vjedhje banesash/ Arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37 vjeçar pasi kryente vjedhje banesash.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
– B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

LEXO EDHE:  Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!

LEXO EDHE:  Tiranë- Gjendet i vdekur në banesë diplomati gjerman/Ja çfarë i mori jetën

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Banda e Krishtlindjes”/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë që grabisnin shtëpi në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në Reggio Emilia.

Ata janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit.
Të arrestuarit janë M. Kishta, 21 vjeç dhe I. Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Atyre iu sekuestruar një sërë të mirash materiale, qysh nga varëset deri te paratë e thata.
Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë para, bizhu dhe kompjutera./CNA.al

LEXO TE PLOTE