Connect with Us

Oligarkët ndezin sherrin midis Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit

Politikë

Oligarkët ndezin sherrin midis Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit

Publikuar

-

Analisti kosova, Baton Haxhiu, nëpërmjet një lidhjeje me Skype me emisionin “Open” të mbrëmjes së sotme, ka ndezur sherr dhe me analistin Andi Bushati.

Kjo ka ndodhur pasi Haxhiu ka qesëndisur sulmet që Albin Kurti bëri për oligarkët, gjë që ka sjellë kundërpërgjigjen e Bushatit.

” Albin Kurti përdor një komunikim politik siç çdo i majtë radikal në çështjen me oligarkët dhe për mu kjo nuk është një qëndrim mirë Ne mund të krijojmë narracion se shteti është i kapur, drejtësia është e kapur dhe  oligarkët janë të pandëshkueshëm. Nuk jeni ju me fol se kush është oligark dhe me shqyrty pasurinë e tjetrit. Nuk mundet me akuzu për ata a thua se mëkatet tona në gazetari janë të pakta”, artikuloi Baton Haxhiu.

LEXO EDHE:  Rama e ka vënë Metën me shpatulla për muri/ Nga Andi BUSHATI

“Po mor Baton se të dalë një individ t’i japë miliona një individi duke shkatërruar shtëpitë e tjetrit nuk kërkon as gjyqësi dhe as perëndi, kanë qenë frazat që Bushati i ka adresuar kolegut kosovar, pasi ka përmendur më parë  skandalin e dhënies së segmentit rrugor të Unazës së Re, kundrejt shumës maramendëse./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Rama nuk ka arkëtuar 1.15 bilion, ka hapur orekse sa për 1.15 bilion

Publikuar

-

Nga

Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme e Donatoreve. Një shifër që përveç Ramës që i ndodhur në qendër të vëmendjes e përjetoi dje lavdinë e radhës, sot çdo orë që kalon po zgjeron orekset e grupit parlamentar, të biznesmenëve afër qeverisë dhe të të tjerëve që nuk i pengon asgjë që për momentin të bëhen ndërtues. Fundja për të hapur një kompani ndërtimi nuk eshtë se duhet ndonjë diplomë. Mjafton dashuria për atdheun në këto momente të vështira.

Shkollimi i Ramës si piktor, e ndihmon që mos kuptojë fare se çdo të thonë termat “grant”, “hua” dhe “kredi”, ndaj si mjeshtër ngjyrash i njëson të gjitha me ngjyrat e topave me kartmonedha. Dhe është normale që 1.15 bilion euro ti duken shumë të bukura.

Personazhi tjetër që po kalon në ekstazë (dhe nuk është çudi të ketë filluar edhe ti harxhojë ndërkohë 1.15 bilionët) është Arbeni. Sot mund ta dëgjoni që të dalë në TV e të premtojë apartamente kristali për të prekurit nga termeti. Fundja ai ka sot detyrë të shpenzojë 1.15 bilion euro dhe kjo është detyrë me përgjegjësi të madhe. Vetëm një financier si Arbeni mund ta përballojë.

Ndërkohë opozita me ndonjë përjashtim si rasti i zonjës Tabaku që sheh pamundësinë e arkëtimit të atyre shifrave, çuditërisht po bën thirrje për administrimin e kujdesshëm të 1.15 bilionshit. Lul Basha si rilindja po i bën llogaritë me 1.15 bilion të arkëtuara. Dhe ai si Arbeni e ka hallin vetëm tek shpenzimi.

Por cila mund të jetë shifra që realisht mund të parashikohet që të arkëtohet nga totali tronditës prej 1.15 bilion?

Shifra prej 885 milionë janë premtime për hua dhe kredi. Edhe nëse ato kalkulohen sot si të mundura, deri kur të bëhen të arkëtueshme, do duhet një proces i gjatë, negocimi për kushtet dhe afatet e shlyerjes. Nëse analizojmë pastaj efektet e shifrës apo pjesëve të saj, në nivelin e borxhit të jashtëm, në afektimin që i bëhet dispozitave kushtetuese e ligjore për nivelin e borxhit dhe monitorimit që i bëhet këtij niveli nga BB, FMN dhe jo vetëm, në fund do kuptojmë që mbase vetëm një pjesë e vockël e 885 bilionve mund të arkëtohet realisht.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kur Ramën e njollos kazani i Mero Bazes

LEXO EDHE:  Andi Bushati/ Boomerangu i Rilindjes, me manipulimin televiziv të Xhisielës

Më tej nga totali prej 1.15 bilion, vetëm 300 milion janë premtime për donacione, pra para që nëse akordohen nuk mbartin asnjë detyrim financiar nga buxheti i shtetit.

Historia e donacioneve të konferencave ka treguar që të gjithë donatorët rrugës së nënshkrimit të marrveshjeve, rrudhin ofertat e tyre deri në përgjysmim të shumave.

Duke ndjekur këtë arsyetim, sot si fonde të sigurta mund të kalkulohen vetëm 150 milion euro.

Ndaj këshilla që duhet ti japin Ramës ata pak njerëz me mend në kokë që ka vërdallë, është që ta marri me qetësi këtë kapadajllëkun e fundit.

E vetmja gjë e sigurtë sot është që orekset rrotull Ramës kapin shifrën 1.15 bilion Euro.

Dhe këtë shifër Rama dhe Ahmetaj arritën t’ua sqarojnë të gjithëve.

Është rrugë e gjatë tani për t’ja sqaruar vetës si fillim dhe gjithë të tjerëve më pas, se ka pasur një gabim të vockël në parashikime.

Këtë do fillojnë ta bëjnë kur të shohin që shifra në fund nuk do jetë 1.15 bilion por vetëm 150 milion.

Dhe nga ai moment Rama do i ketë kundra të gjithë.

Të vetët se do ju ketë prishur ëndrrat dhe Lulin që do e akuzojë Ramën se zhduku 950 milion euro! Atë ditë Ramës do i mbetet vetëm të bëjë shembull Arbenin!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Njohja e patentave shqiptare/ Ambasada gjermane del me njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Një delegacion gjerman ndodhet në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procedurat mbi dhënien e patentave nga shteti ynë.

Pala gjermane ka konstatuar se janë bërë përparime në rrugën e njohjes së patentave shqiptare, por shton se  për këtë do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, është e rëndësishme marrja e të tjerave masa për të përmirësuar sigurinë rrugore në vendin tonë.

“Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë.

Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm.

Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e plotë të ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hiqet si hero se mori kredi të buta!”/ Teliti tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

Drejtorit i kabinetit në PD, Dorian Teliti, ka komentuar situatën pas Konferencës së Donatorëve, zhvilluar dje në Bruksel.

I ftuar në Syri tv, Teliti u shpreh se rreth 70% e 1,15 miliardë eurove janë borxh dhe jo dhuratë.

“Vlera prej 1,15 miliardë nuk është dhuratë. Mbi 70% e saj është borxh.  Çdo dhuratë është e mirëpritur. Kur mund të disbursohen këto grante, që nuk bëhet as për një javë e as për një muaj. Duhen projekte konkrete. Ka procedura tejet të komplikuara dhe zgjasin me muaj dhe vite. Në rastin më të mirë zgjasin 1 deri 2 vite. Paratë nuk kanë ardhur ende dhe nga kalimi nga fjalët te puna është në mes një lum i madh.

Këto janë kredi të buta dhe Rama e shpalli si fitore. Kredinë e butë nuk e ka shpikur as Rama, as Berisha dhe as Basha. Ka 30 vite që Shqipëria ka mundësi të marrë kredi të buta. Të prezantohesh para publikut shqiptar si hero mundësinë që të japin ndërkombëtarët për të marrë kredi me interes të ulët, është nonsens dhe e pakuptueshme. Paratë nuk vijnë për kryeministrat, por për ata që janë të prekur nga tërmeti. Kjo ka ndodhur edhe me Italinë, edhe me Francën, edhe me Turqinë, që janë shtete më të fuqishme se ne. Nuk është risi kjo që ka ndodhur. Ajo që duhet bërë tani është puna për njerëzit. Qytetarët shqiptarë nuk do ti shohin as për një javë, as për një muaj këto para. Në rastin më të mirë në vitin 2021, ose edhe në vitin 2022. Pjesën dërrmuese të dëmeve të tërmetit do ti paguajmë ne”, theksoi Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE