Connect with Us

Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që ekziston!

Bota

Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që ekziston!

Publikuar

-

Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islamik, Al Bagdadi janë një njësi shumë sekrete, të cilën as Pentagoni nuk e pranon që ekziston.

Delta Force është një ekip i formuar me komandantë amerikan të cilët janë rekrutët më të mirë dhe luftojnë sipas mënyrës së tyre. Në qarqet ushtarake ata njihen thjesht si “Njësia” dhe merren me misionet më të vështira dhe më të specializuara në botë. Delta Force është përdorur rregullisht në misioni luftimi përreth botës si në Afganistan, Siri, Somali dhe Libi.

Së bashku me Ekipin e 6 të Navy Seal, “Njësia” ka punuar për lokalizimin dhe eliminimin e krerëve më të lartë në hierarkinë e ISIS. Deri tani Delta Force ka mbajtur një profil më të ulët se Ekipi 6 të cilët rrëmbyen faqet e para të lajmeve botërore kur vranë Osama Bin Laden në vitin 2011.

LEXO EDHE:  Bin Ladeni është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Bahamas

Në fakt, Pentagoni normalisht nuk e pranon ekzistencën e Delta Force, diçka që iu përshtatet qartë të dy palëve. Delta merret me shpëtimin e pengjeve, antiterrorizmin, si dhe operacione të drejtpërdrejta e misione speciale zbulimi në lidhje me “personat më të kërkuar”. Është e njohur si një nga njësitë më të përparuara në botë kur bëhet fjalë për trajnime dhe pajisje me teknologji të lartë veprimi./A2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Deklaratat e Vuçiç për Masakrën e Reçakut/ Ambasada e SHBA në Prishtinë: Provokative

Publikuar

-

Nga

Për deklaratën e presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiç se masakra e Reçakut në Kosovë është trillim, ka reaguar ditën e sotme edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada thotë se Vuçiç duhet të vetëpërmbahet, pasi i cilëson deklaratat e tij si të dëmshme dhe provokative, ndërsa thekson se kjo dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999. Përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog. Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

I akuzuar për shantazh/ Gjykata jep vendimin për liderin socialist

Publikuar

-

Nga

Lideri i partisë Socialiste në Francë, Jean-Luc Melenchon, është dënuar me tre muaj burg dhe 8 mijë euro gjobë.

Melenchon akuzohet për shantazh ndaj autoriteteve të cilët po hetonjnë rreth pasurisë së tij.

Ai është filmuar gjithashtu duke i bërtitur dhe duke shtyrë një officer policie.

Më pas ai sëbashku me anëtarë të tjerë të partisë u munduan të futen me forcë në zyrat e tyre në momentin që po bëhej hetimi.

LEXO EDHE:  Lidhje të forta me ISIS/ Shteti fqinj dëbon shqiptarin

LEXO EDHE:  Vritet djaloshi palestinez, ISIS: “Spiun” i Mosadit

Melenchon garoi në 2017-ën në zgjedhjet presidenciale kundër Macron ku mori vetëm 19.5% të votive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Arabia Saudite bën progres në barazinë gjinore/ Gratë nuk do të kenë më hyrje në vete nëpër restorante

Publikuar

-

Nga

Restorantet në Arabinë Saudite nuk janë më të detyruara për të pasur dy hyrje, një për burrat dhe një për gratë.

Qeveria e Mbretërisë Sauditë njoftoi se rregulli i cili detyronte që restorantet të kishin hyrje të ndara për dy gjinitë, bie poshtë.

Kjo masë është e pjesë e një serë përpjekjesh për të lehtësuar rregullat strikte dhe tepër të rrepta të kësaj mbretërie konservatore, rregulla të cilat në më të shumtën e rasteve përfshijnë gjininë femërore. Përpara marrjes së këtij vendimi nga Ministria, Bashkitë dhe Komunat, restorantet dispononin një hyrje të veçantë për gratë dhe fëmijët dhe një hyrje “standarte” për burrat.

Kjo praktikë e re do të sjellë si rezultat një zbutje të pabarazisë gjinore që zë vend në Arabinë Saudite, vendin e pasur me naftë. Një tjetër përpjekje progresive ishte ajo e gushtit të këtij viti ku qeveria lejoi tashmë që gratë saudite të cilat disponojnë pasaporta të mund të udhëtojnë jashtë vendit edhe pa pëlqimin e një kujdestari mashkull.

LEXO EDHE:  Kosova, vatra e re e ISIS. Ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

LEXO EDHE:  Vritet shqiptari 60-vjeçar që luftonte kundër ISIS

Gjithashtu, e njohur tashmë si një reformë historike është ajo e vitit 2018 ku grave në Arabinë Saudite ju dha e drejta për t’u pajisur me patente, pra për t’u bërë edhe ato drejtuese automjetesh. Në vitin 2018, shumë aktiviste femra, përfshirë ato që bënin fushatë për lejen e drejtimit të makinës, u burgosën./CNA.al

LEXO TE PLOTE