Connect with Us

Një këshillë miqësore për Kryemadhin/ Ja si mund ta ndalë shpopullimin e Shqipërisë

Politikë

Një këshillë miqësore për Kryemadhin/ Ja si mund ta ndalë shpopullimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur dje në Samitin për Paqen në Europën Juglindore, ku ndër të tjera ka bërë thirrje për ndaljen e shpopullimit të Shqipërisë.

“Ne të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithçka që të ndalim hemorragjinë kombëtare të shpopullimit, të ndezim dritën e shpresës për rininë, të zhvillojmë ekonominë dhe të hapim tregun për të gjithë”, u shpreh një ditë më parë Kryemadhi.

Në fakt “shpopullimi i Shqipërisë”, është një temë për të cilën ka folur shpesh kohët e fundit Monika Kryemadhi.

Por, në qoftë se ka një forcë politike për shpopullimin e vendit, ajo është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe banda e saj e hajdutëve, më në krye Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, që sot është edhe president.

Kjo për shumë arsye. Jo vetëm se tradhëtoi socialistët dhe mbajti në pushtet Berishën në vitin 2009, por sepse u kap duke vjedhur dhe nuk është ndëshkuar kurrë. Sepse gjithë çeta e saj është kthyer në një korporatë korruptive personale e Ilir Metës, e cila pasi mbushi xhepat me paratë që iu vodhi shqiptarëve gjatë qeverisë së Sali Berishës u vërsul për të rithirrë Edi Ramën dhe Rilindjen në pushtet dhe ja ku jemi sot.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama, mburojë e deputetëve të tij kriminelë

Në dhjetë vitet e fundit, LSI-ja ka qënë tetë vite në pushtet. Prandaj nëse ka një forcë politike përgjegjëse për atë që thotë Kryemadhi, është pikërishr partia e saj. Sepse dy partitë e mëdha kanë qënë respektivisht në pushtet katër dhe pesë vite. LSI-ja ka qënë plot tetë vite.

Dhe e vërteta është se njërëzit nuk shohin më shpresë jo vetëm tek Edi Rama si kryeministër, dhe tek Rilindja, por nuk shikojnë më shpresë as tek Lulzim Basha dhe republika e re, e jo më të shpresojnë tek Mona, e cila do të bëjë politikë që të ndalojë shpopullimin e vendit, sepse do sjellë rritje ekonomike dhe zhvillim.

Të shpresosh të vijë Mona që të mos shpopullohet vendi, i bie që nesër që pretendon të vijë në pushtet ajo me Liken, të gjithë duhet të marrin malet.

Dhe nëse Mona kërkon vërtetë të ndalojë shpopullimin e Shqipërisë, ne kemi për të një këshillë shumë miqësore.

Të ikë ajo së bashku me Liken, Ramën dhe Bashën, dhe do e shohë Mona si do ndalojë shpopullimi i Shqipërisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Meta ndjeu “erën” e burgut?/ Si tentoi të minonte reformën në drejtësi

Publikuar

-

Nga

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Në kohën që flitej për reformën në drejtësi në vitin 2016, Ilir Meta në nga pozicioni i kreut të Kuvendit, tallej me burgun.

Ndërsa deklaronte se Qeveria kishte nevojë për përmirësime, në emisionin e Çim Pekës, Meta fliste për mangësi të reformës në drejtësi se ishte dominuar nga fjala “burg”, por se nuk kishin lindur ata njerëz që mund ta çonin në burg.

Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret

që është thënë që është bërë edhe kundër Metës”, shprehej Meta në vitin 2016.

Por pas miratimit të reformës në drejtësi, duket se e nuhati erën e burgut nga larg dhe filloi ta merrte seriozisht, ndaj dyshohej se bëri përçapje për të minuar reformën në drejtësi.

Kujtojmë se në vitin 2020, Meta tashmë nga pozicioni i Presidentit kërkoi ngritjen e një Këshilli Politik për të ndërhyrë në Reformën në Drejtësi.

Ka disa institucione që duhet të ishin ndërtuar. Opozita është ajo që e votoi reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese. Duhet parë nëse ka nevojë për amendime, sipas Presidentit duhet një këshill politik me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të arritur në një mirëkuptim sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje të Edi Ramës, por të gjithë popullit, që ka edhe një opozitë që duhet të ketë zërin e vet. Ka shumë gjëra që nuk po ecin, duhet parë nëse duam gjyqësor për Edi Ramën apo për të gjithë qytetarët“, raportohet të ketë thënë Meta në një takim me Opozitën.

Më tej në media u raportua se Meta i kishte thënë kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij se  propozimin prej 11 pikash, ku përfshihej Reforma në Drejtësi do ua shtronte edhe ndërkombëtarëve.

Por, ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, që ia ndaloi hovin Presidentit.

Fillimisht ishte vetë Kim që shkoi në Presidencë me urgjencë, takim të cilin Meta e shmangu dhe la këshilltarët e tij që të takoheshin me diplomaten amerikane.

LEXO EDHE:  Basha flet për raportin e OSBE/ Rrëzoi farsën e 30 qershorit

LEXO EDHE:  PS sulm ministrave të LSI/Braçe akuza dy Edmondëve të Qeverisë

Kjo e fundit, kujtojmë se disa orë më pas, bëri një postim të ashpër duke i dërguar një mesazh të q

artë dhe direkt Presidentit Ilir Meta dhe të gjithë atyre që janë pjesë e planit të tij.

Ambasadorja e SHBA-së e cilësoi këtë lëvizje si një sabotim të Reformës në Drejtësi .

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë“, shprehej Kim.

Meta në panik nga burgu?

Sot Ilir Meta, pasi nuk ia doli të ndërhynte në reformën në drejtësi, është në pritje të vendimin të Gjykatës Kushtetuesë, e cila do të vendosë për fatin presidencial të tij.

Që pas vo timit të Kuvendit për shkarkimin e tij Meta është tërhequr nga deklaratat e forta politike dhe nga sulmi ndaj ndërkombëtarëve.

Kujtojmë se Ilir Meta është i vetmi ish- Kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emision Fiks Fare, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti.

Akuza kundër tij u hodh poshtë në Janar të viti 2012 nga Gjykata e Lartë.

Gjithashtu emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e ÇEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të ÇEZ, Jozef Hejsek.

Dyshime ndaj Metës ka edhe për pasurinë, për të cilën thuhet se e ka siguruar në offshore, por ende nuk ka pasur ndonjë hetim për këtë çështje.

Pra,  janë këto disa çështje por edhe të tjera, ai ajo e zhdukjes së floririt të Krrabës, për të cilin Meta është akuzuar nga ish Kryeministri Sali Berisha, për të cilat shqiptarët kërkojnë transparencë dhe drejtësi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kujdes, babëzia është vrastare”/ Paralajmërimi i fortë i ish-ministrit socialist: Pasojat janë të rënda

Publikuar

-

Nga

Sipërmarrësi i programeve anti-virus, John McAfee është gjetur i vdekur në një qeli në një burg të Barcelonës. John McAfee akuzohej zyrtarisht nga SHBA edhe për mashtrimin e investitorëve të investonin në kriptomonedha.

Në lidhje me këtë lajm, ka ardhur një reagim edhe nga ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, i cili njëkohësisht bën edhe një paralajmërim të fortë për shqiptarët, ndërsa shkruan se “kush gënjen investitorët të investojnë në kriptomonedha/Bitcoin duke mashtruar për fitime marramendëse – mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm ligjore.”

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj i drejton një mesazh edhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, për të cilin thotë se duhet të identifikojë dhe parandalojë risqet që trondisin tregjet financiare nga spekulatorët.

Sipas Malajt AMF mund të kërkojë asistencë nga SEC, për bazën ligjore mbi të cilën ata e kanë akuzuar McAfee për mashtrim të investitorëve nëpërmjet këshillave të tij të shtrenjta për investim në Bitcoin.

Kujdes kush gënjen investitorët të investojnë në kriptomonedha/Bitcoin duke mashtruar për fitime marramendëse – mund të ketë pasoja të rënda jo vetëm ligjore. John McAfee akuzohej zyrtarisht nga SHBA edhe për mashtrimin e investitorëve të investonin në kriptomonedha. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në vendin tonë ka detyrë ligjore të mbikqyrë fondet e investimeve financiare me larmi formash të sofistikuara por AMF duhet të identifikojë dhe parandalojë risqet që trondisin tregjet financiare nga spekulatorët.

AMF mund të kërkojë asistencë nga SEC, për bazën ligjore mbi të cilën ata e kanë akuzuar McAfee për mashtrim të investitorëve nëpërmjet këshillave të tij të shtrenjta për investim në Bitcoin.

Mashtruesit në tregjet financiare kanë asistencë dhe aftësi të jashtëzakonshme të gjejnë apo krijojnë “hapësira” ligjore për të “përligjur” mashtrimet e tyre.

Vdekja e papritur e J. McAfee është një fund tragjik i një prej ikonave të programeve antivirus.

Ajo sjell trishtim të thellë për familjen, miqtë, kolegët dhe adhuruesit e tij të shumtë.

Por kjo vdekje është edhe një rast konkret se sa e rëndësishme edhe për çdo individ, biznes por edhe politikanë është edukimi dhe respektimi i etikës në biznes.

Kujdes: “Greed – babëzia është vrastare“.-shkruan Arben Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Njëqindvjetori i turpit

Publikuar

-

Nga

Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”

Partia Komuniste Kineze mbush 100 vjeç më datën 1 korrik. Burokratët e partisë-shtet, do ta festojnë atë me pompozitetin e tyre të zakonshëm. Të gjithë ata që kanë fatin të jetojnë në liri, duhet ta përkujtojnë këtë përvjetor me marrjen e disa hapave, për t’u siguruar që të mos ketë shumë përvjetorë të tillë në të ardhmen.

Si fillim, duhet t’i jini mirënjohës fatit që keni. Asnjë nga problemet e vendeve që jetojnë në hijen e Rusisë, nuk i afrohet vuajtjes së tibetianëve, ujgurëve, kazakëve, mongolëve dhe pakicave të tjera etnike nën sundimin shovinist të partisë-shtet në Kinë.

Edhe shumë kinezë vuajnë, sidomos besimtarët praktikantë, intelektualët që besojnë tek liria e mendimit, dhe kushdo që mbështetet të drejtat e tyre. Fatmirësisht arrestimi arbitrar, censura, de-kulturalizimi, dëbimet dhe mundimet e tjera të përjetuara nga sovjetikët, po zbehen nga kujtesa e gjallë në ish-perandorinë e Kremlinit.

Por tani ato po ndodhin në Kinë. Njerëzit me para mund të bëjnë donacione. Ata që kanë kohë mund ta kursejnë atë për t’u angazhuar sadopak në këtë kauzë. Edhe përfaqësuesit e zgjedhur duhet të bëjnë më shumë (qoftë edhe diçka sadopak domethënëse) kundër regjimit të Pekinit, apo në emër të viktimave të tij.

Të burgosurit politikë variojnë nga Pançen Lama, i rrëmbyer që fëmijë, tek “Dy Majkëllat”, qytetarë kanadezët që mbahen peng në kushte të vështira. Drejtuesit e bashkive mund të riemërtojnë rrugët dhe vendet të tjera me rëndësi.

Bashkia e Budapestit në Hungari sapo e ka bërë këtë, me rrugë të emërtuara për nder të protestuesve të Hong Kongut, dëshmorëve ujgurë dhe peshkopit katolik të përndjekur Xie Shiguang. Por ndoshta kauza më e madhe përfshin Tajvanin.

Kina kontinentale është duke bërë gjithçka për  të dëmtuar demokracinë në ishull. Ndërhyrjet në ajër dhe det nga ushtria kineze, janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të guximshme. Nëse Tajvani hakmerret, rrezikon një përshkallëzim të situatës në të cilin do të dalë humbës.

Nëse nuk hakmerret, atëherë do të duket si një vend shumë i dobët. Garancia e paqartë dypalëshe e sigurisë nga ana e SHBA-së, po vihet nën një presion në rritje. Evropa mund të ndihmojë jo pak. Për shembull, dërgimi i anijeve detare në Ngushticat e Tajvanit, do t’i tregonte regjimit të Pekinit, se Tajvani nuk është vetëm një çështje SHBA-Kinë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama, mburojë e deputetëve të tij kriminelë
LEXO EDHE:  Kryemadhi: Rama, mburojë e deputetëve të tij kriminelë

Këtë mund ta bëjnë Franca, Gjermania dhe Britania. Por edhe vendet pa flota detare të mëdha, mund të ndihmojnë në fronte të tjera. Unë sugjeroj që shumë vende të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin hapa, madje edhe të vegjël, për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me autoritetet në Taipei.

Ndër hapat kryesore në këtë drejtim mund të jenë:

Dërgimi i politikanëve dhe zyrtarëve në Tajvan për takime “joformale” apo “humanitare”;

politikanëve të opozitës, kryetarëve të bashkive dhe figurave të pavarura publike (delegacioni çek i verës së kaluar, ishte një shembull i shkëlqyer);

Përmirësimi i statusit të misioneve gati-diplomatike në Taipei (p.sh shtimi i një atasheu ushtarak); ftesa ndaj zyrtarëve tajvanezë për takime joformale apo edhe zyrtare; zmbrapsja e përpjekjeve të Kinës për të zhdukur Tajvanin nga jeta publike.

Sigurimi që ajo të shfaqet si “Tajvan, Republika e Kinës”, jo si “Taipei Kinez” apo gabime të ngjashme; inkurajimi i aleatëve të Tajvanit, veçanërisht ata me peshë si Selia e Shenjtë, Paraguai dhe Guatemala, që t’i rezistojnë presionit për të kaluar në anën e Pekinit.

Së fundmi parandalimi i kompanive perëndimore që të jenë bashkëpunëtore në ngacmimin e Tajvanit, për shembull në përkuljen ndaj presionit të Kinës, dhe refuzimin e furnizimit me vaksina të vendit ishullor.

Individualisht, asnjë nga këto masa nuk mund të ndryshojë ndonjë gjë. Por së bashku, ato ndihmojnë në rrëzimin e tabusë, dhe e bëjnë më të lehtë që vendet e tjera të ndërmarrin hapa të ngjashëm. Nëse mjaftueshëm vende e ndjekin këtë shembull, kjo mund të ndryshojnë llogaritjet e rrezikut në Pekin.

Po ashtu ne mund ta ndihmojmë Tajvanin me trajnimin e tij për luftën politike. Prej vitesh, kultura politike atje ka qenë e kujdesshme, burokratike dhe respektuese. Tani duhet të jetë e shkathët, e guximshme dhe dinamike.

Në këtë aspekt, vendet me përvojë të gjatë në marrëdhëniet me Rusinë, kanë shumë për t’i ofruar Tajvanit. Prandaj pritini në takime zyrtarë, gazetarë dhe aktivistët tajvanezë në qendrat tuaja kërkimore si dhe agjencitë qeveritare./CNA.al

LEXO TE PLOTE