Connect with Us

“Morën peng rojen dhe e dhunuan”/ Artan Hoxha nxjerr detajet e forta

Kronika

“Morën peng rojen dhe e dhunuan”/ Artan Hoxha nxjerr detajet e forta

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja nga operacioni i të premtes së kaluar në Portin e Durrësit, ku 380 forca policie nga agjentët e antidrogës zbarkuan në terren pas informacioneve se në port do të kishte lëndë narkotike dhe armë kontrabandë.

Hoxha zbuloi në emisionin “Opinion” së një grup personash me maska kanë marrë peng rojën dhe e kanë dhunuar.

Më bëri shumë përshtypje që një numër i madh i forcave policore mësynë në portin e Durrësit. Po i pe të dhënat aty dukej se po kontrolloj për diçka që po dilte jashtë, në fakt janë kontrolluar 106 kontienier që kanë ardhur në Shqipëri dhe 65 magazina.

Katër ditë para operacionit, një biznesmen që ka në pronësi një kompani të importit të bananeve. Ka sjellë nga Ekuadori, nga Guaikili, e ka marrë ngarkimin sipas procedurave dhe e ka çuar në magazinën e tij në Patoz.

LEXO EDHE:  “Po ti a je hajdut xhepash?”, sherri Salianji-Vangjeli

Gjatë natës një grup personash me maska kanë marrë peng rojën dhe e kanë dhunuar. Ata kanë marrë në pjesën e jashtë të kontenierit disa pako po roja nuk e thotë dot me saktësi se çfarë ishte. Kam dijeni se kjo kompani nuk ka patur vetëm atë kontenier, kompania ka patur vetëm bananet brenda, prandaj është grabitur.

Fakti që është hyrë natën, është hapur pjesa e jashtme do të thotë që kemi të bëjmë… Unë nuk e di si ka shkuar ky procedim më mbrapa. Fakti që është hyrë në magazinë dhe është grabitur nga pjesa e jashtme e kontenierit”, ka deklaruar gazetari. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen tre vjedhje banesash/ Arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37 vjeçar pasi kryente vjedhje banesash.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
– B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

LEXO EDHE:  U largua nga banesa para dy ditësh/ Gjendet 37 vjeçari

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Durrës/ Humbin jetën dy persona

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Banda e Krishtlindjes”/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë që grabisnin shtëpi në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në Reggio Emilia.

Ata janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit.
Të arrestuarit janë M. Kishta, 21 vjeç dhe I. Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Atyre iu sekuestruar një sërë të mirash materiale, qysh nga varëset deri te paratë e thata.
Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë para, bizhu dhe kompjutera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plas arma në Vorë/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit, në pranga 3 persona

Publikuar

-

Nga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konfikti mes disa personave në Vorë.

Disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin në rrugën “Rinia”dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

Blutë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit me iniciale L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

I riu në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

LEXO EDHE:  Përplasje në PD-në e Durrësit/ Drejtuesit e grupseksioneve braktisin Oerd Bylykbashin

LEXO EDHE:  Operacioni në Has/ Artan Hoxha tregon detaje tronditëse

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i të rinjve A.E., 29 vjeç dhe G.SH., 32 vjeç, të dy banues në Vorë, të akuzuar për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE