LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mona vjedh edhe tezat/ Gati të lërë Bashën me “gisht në gojë”?

28 Tetor 2019, 10:36, Politikë CNA
Mona vjedh edhe tezat/ Gati të lërë Bashën me “gisht

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e djeshme për të disatën herë ka folur, për shpopullimin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj në Samitin për Paqen në Europën Juglindore, Monika Kryemadhi tha se ?Ne të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithçka që të ndalim hemorragjinë kombëtare të shpopullimit, të ndezim dritën e shpresës për rininë, të zhvillojmë ekonominë dhe të hapim tregun për të gjithë?.

Por, në fakt kjo është një tezë e avokatit Altin Goxhaj, i cili është një nga njerëzit që prej shumë vitesh bën një betejë me Fondacionin Soros dhe njerëzit e këtij institucioni në Tiranë, të cilët i quan pjesë të një sekti bashkëpunues, ku përfshihen Rama, Basha, Veliaj, etj.

Por, në fakt Altin Goxhaj ka qënë i kujdesshëm, po ta shohesh në artikulimet e tij në lidhje me qëndrimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Nuk duket të ketë qënë agresiv apo t?i sulmojë. Ai sulmon gjithë kastën politikë, por përjashton Kryemadhin dhe Metën.

Dhe mesa duket tashmë Kryemadhi ka filluar t?i vjedhë dhe tezat për shpopullimin dhe teoritë e Goxhajt, që shpopullimi i Shqipërisë, për të cilen Goxhaj thotë se është ideuar nga Soros.

Këtë e artikulon publikisht edhe Kryemadhi, duke ia vjedhur Goxhajt idetë, të cilat ai i ka zhvilluar në fakt prej shumë kohësh.

Tani nuk ka ngelur gjë tjetër vetëm që Mona ta thërrasë Altinin në koalicion, pasi të braktisë Lulin, sepse Goxhaj është duke themeluar partinë e tij./ CNA.al

Një këshillë miqësore për Kryemadhin/ Ja si mund ta ndalë shpopullimin e Shqipërisë

Lajmet e fundit nga