Connect with Us

Me telefon në vesh dhe indiferente para Kuvendit/ Deputetja e “gafave” pyetet për hallet e qytetarëve

Politikë

Me telefon në vesh dhe indiferente para Kuvendit/ Deputetja e “gafave” pyetet për hallet e qytetarëve

Publikuar

-

Dy javë më parë, deputetja e opozitës Majlinda Halilaj, bëri bujë në media pas fjalimit të saj plot gafa në Kuvend.

Sot, Halilaj u shfaq në oborrin e Kuvendit, duke folur në telefon, ndërsa gazetarët tentuan t’i merrnin një prononcim se cfarë problemesh kishte marrë nga qytetarët, në mënyrë që t’i ngrinte në Kuvend.
Deputetja u tregua indiferente duke mos e shkëputur për asnjë moment telefonin nga veshi dhe nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.

Teksa u pyet se çfarë kishte ndodhur me fjalimin e saj që bëri bujë në media ajo tha nuk kishte ndodhur asgjë.
Kujtojmë se dy javë më parë, Halilaj teksa lexonte fjalimin e saj bëri gafa të shumta duke mos lexuar dhe duke mos u shprehur siç duhet.

LEXO EDHE:  Berisha-deputetes së PS, Blerina Gjyameti/ Më habite, je e para femër që firmose për bixhozin

Video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Publikuar

-

Nga

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se spitali i këtij qyteti është kthyer në një vatër infeksioni.

PD e Shkodrës deklaron se bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar të ndjehet i pasigurtë.

Sipas demokratëve, qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qendrore dhe mungesën e tamponëve.



“Nëse një qytetar i thjeshtë, me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

LEXO EDHE:  Video/ Sherri i Strazimirit dhe deputetëve me policët

LEXO EDHE:  Berisha-deputetes së PS, Blerina Gjyameti/ Më habite, je e para femër që firmose për bixhozin

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë, e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Publikuar

-

Nga

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda politike. Presidenti aktual , Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave, por Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatet e zgjedhjeve, duke e akuzuar presidentin për manipulimin e rezultatit.

Ndërkaq, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”.

Lidhur me keto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili duke bërë një paralelizëm me situatën në Shqipëri, dënon heshtjen e kryeministrit Rama në krye të OSBE.

Ai i bën thirrje vendeve anëtare të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Ramës, pasi sipas tij, me qëndrimin e tij, po frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapsirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkepunimit në Europë.

“Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:



1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

LEXO EDHE:  Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasin Kuvendin

LEXO EDHE:  Berisha-deputetes së PS, Blerina Gjyameti/ Më habite, je e para femër që firmose për bixhozin

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Publikuar

-

Nga

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur akuza për qeverinë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Boçi deklaron se qeveria nuk ka asnjë strategji për rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi sipas tij Ministria është me pushime.

Demokrati thotë në një postim në rrjetet sociale se dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, ndërsa pretendon se shkollat nuk ofrojnë realizim të protokolleve shëndetësore.

“Ndërsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bankat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata. Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur. Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.



Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron. Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme. Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore. Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Video/ Sherri i Strazimirit dhe deputetëve me policët

LEXO EDHE:  Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasin Kuvendin

Ish-deputeti kërkon që të ngrihet sa më shpejt grupi i punës me specialistë të pedagogjisë dhe ekspertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase.

“Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës. Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë. E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim. Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria. Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!! Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!”, shkruan më tej Boçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE