Connect with Us

Kur vërsulet Qorri i Lulit

Politikë

Kur vërsulet Qorri i Lulit

Publikuar

-

CNA.al dy ditë më parë publikoi një material në lidhje me anullimin e vizitës së Lulzim Bashës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një anullim i menjëhershëm për të cilën u ngritën shumë pikëpyetje, ndërsa në PD pati heshtje varri.

Në një koment dhe analizë të thjeshtë dhe me disa detaje konkrete, dukej qartësisht se Lulzim Basha kishte pasur një problem me vizitën në SHBA. Problemi lidhej në dy drejtime. Ose i është refuzuar viza ose nuk ka pasur një ftesë zyrtare.

Me rregullat e reja të shtetit Amerikan, për të udhëtuar drejt SHBA, nëse ke një pasaportë diplomatike, duhet një ftesë zyrtare dhe nëse shkon për vizitë familjare, duhet të shkosh me pasaportën familjare.

Lulzim Basha e anulloi vizitën, me justifikimin se kishte ndodhur refuzimi i negociatave me BE.

Në fakt gjatë gjithë javës ne e monitoruam dhe ai nuk kishte asnjë axhendë të ngjeshur politike në Shqipëri, sikurse dhe pretendon. Ç’ka do të thotë se e kishte lënë bosh sepse do të udhëtonte drejt SHBA-së. Dhe vizita e planifikuar ishte njoftuar edhe nga mediat pranë PD-së dhe zyra e shtypit.

Por, vizita nuk ndodhi. Luli nuk shkoi në SHBA.

Pra, ka shumë pikëpyetje dhe dyshime. Ose i është refuzuar viza ose Luli nuk ka pasur një ftesë zyrtare.

Gjithashtu CNA.al paralajmëroi se Luli mund të shkojë në dhjetor në SHBA, pasi është duke punuar me Dritan Mishton, trashëgimtarin e ish-Sigurimit në krye të Vatrës në SHBA për të marrë një ftesë zyrtare, dhe për të mundësuar disa takime.

Por, çuditërisht ditën që ne publikuam këtë shkrim, na u vërsul “syri Qorr” i Lulit. Ai që e quante Lulin budalla, infantil, të paaftë dhe dështak, që sot në fakt “zhgrryhet” me Ramën, Metën dhe Veliajn.

LEXO EDHE:  Rama prezanton projektin për rrugët/ Paralajmëron ndëshkime

Por pse erdhi ky sulm?

Erdhi pikërisht në ditën kur CNA.al akuzoi publikisht me dy editoriale Engjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, dhe Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një marrëveshje me një nga oligarkët e shëndetësisë.

Ky i dyti është sponsor i “Qorrit të Lulit”, ashtu siç është dhe ai i pari. Dhe ndodhi që tre materialet të publikohen në të njëjtën ditë. E në vend që të marrim një përgjigje zyrtarisht nga PD-ja, ku do të sqarohej e vërteta se pse vizita në SHBA u anullua, na u vërsul qorri i sponsorizuar nga oligarkët dhe nga Ilir Meta.

Ende nuk kemi një përgjigje pse Luli nuk shkoi në SHBA ashtu sikundër “rastësisht” na sulmuan kur në nxorëm akuza për oligarkët që firmosin kontrata me Veliajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë.

Rastësisht lind pyetja, çfarë e lidh Lulzim Bashën dhe “Qorrin” e tij me Engjëll Agaçin dhe Erion Veliajn?

Pse asnjëherë nuk sulmohet Lali Eri?

Pse shumë nga ministrat dhe stafi i Ramës nuk kanë asnjë investigim, akuza, shënime apo denoncime nga “Qorri i Lulit”, që paguhet nga Meta dhe oligarkët? Pse ndodh kjo? Çfarë i lidh të gjithë me njëri-tjetrin?

Detajet do t’i japim ditë pas dite me shënimet dhe komentet tona./ CNA.al

Heshtje varri/ Çfarë u fsheh me anullimin e vizitës së Bashës në SHBA

Engjëll Agaçi si piramidë korrupsioni/ SPAK dhe BKH kanë një superdosje si provë

Veliaj i sulltan Erdoganit, marrëveshje me biznesmenin e Gylenit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Gazment Bardhi deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se një kryetar i një bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emra.

LEXO EDHE:  Tentoi të ndalonte një ves njerëzor, por Prohibicioni ndihmoi në fuqizimin e mafias në SHBA

LEXO EDHE:  Shënim/ Si i ka gënjyer Lulzim Basha demokratët në gjashtë muaj  

“Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Meta nxit palët për bashkëpunim / Një vit kalon shpejt

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja e survejimit të Bashës

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane “Dojçe Welle”, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

“Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë”, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:“Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?”, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

LEXO EDHE:  Meta nxit palët për bashkëpunim / Një vit kalon shpejt

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE