Connect with Us

Kërkesa për heqjen e mandatit/ Agim Kajmaku letër Kryeprokurores Arta Marku

Politikë

Kërkesa për heqjen e mandatit/ Agim Kajmaku letër Kryeprokurores Arta Marku

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar pas kerkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit pasi hetimet treguan se Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Në letrën drejtuar Markut, Kajmaku sqaron se është vënë në dijeni të dënimit nga autoritetet greke pasi është zgjedhur kryebashkiak i Vorës.

“Si subjekt i interesuar menjëherë jam paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe kam kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësipërme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkimin tim ekzistonte një çështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artës, Greqi, lidhur me një ngjarje të datës 13 janar 2003, për të cilën unë nuk kam pasur dijeni më parë”, thekson Kajmaku.

Më tej, Kajmaku thekson se ka kërkuar heqjen e pezullimit nga drejtësia greke, e cila siç thekson kryebashkiaku, “në përfundim të këtij gjykimi ka vendosur më datë 12.09.2019 shpalljen të pafajshëm të të akuzuarit për aktin e vënies në qarkullim të monedhave të falsifikuara, që pretendohet se është kryer në Arta, Greqi, më datë 13 janar 2003”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të ardhshëm në Kosovë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e LVV në Tiranë e cila do të shprehej se 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste, duke njoftuar për një marshim si thirrje për bashkim kombëtar.

I ftuar në emisionin ”Open” mbrëmjen e sotme, teksa shprehet se qendra e LVV në Tiranë është OJF, as në pozitë apo opozitë, Kurti ka këkuar zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Shifra marramendëse/ Prokuroria sekuestron pronat e ish-deputetit socialist

I pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës, i cili do ta cilësonte këtë thirrje të Vetëvendosjes si lajthitje e opozitës në tranzicion për tu bërë qeveri, kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka deklaruar se: ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet e Metës me Ambasadën Amerikane/ Lorenc Vangjeli hedh dyshime të forta

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadorëve të huaj ditën e sotme duke i quajtur hipokritë.

Ku reagim i Presidentit erdhi në një kohë ku Ambasada Amerikane deklaroi se mbështet idenë që palët t’i drejtohen Komisionin e Venecias, lidhur mbi ngërcin për Gjykatën Kushtetuese.

Por për analistin Lorenc Vangjeli, përplasja Meta-SHBA, duket se vjen për shkaqe të tjera, por që ende nuk dihen.

“Presidenti deri tani na ka treguar formën por jo përmbajtjen e kundërvënies së tij ndaj SHBA. Thelbi i përplasjes nuk është kjo, është diçka tjetër të cilën ne nuk e dimë për momentin. Shkaqet duhet të jenë të tjera. Nuk e di, refuzoj të spekuloj mbi këtë gjë. Reagimi i parë në këtë mënyrë është proporcional. Në këto ditë do fillojmë të shikojmë shkaqet e vërteta të kësaj përplasje”, u shpreh Vangjeli në “Opinion”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimi i zëdhënësit Blushi/ Artan Hoxha dhe Klodiana Lala “përmbysin” Presidentin

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, kanë komentuar deklaratat e presidentit Meta, i cili më herët deklaroi se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

Sipas Klodiana Lalës nëse do të ishte kërcënuar do të kishte një denoncim zyrtar.

“Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi.”

I këtij duket se është dhe Artan Hoxha, i cili e quajti jo etike përmendjen e emrit të një punonjësi, ndërsa risolli në kujtesë dhe “videon përvëluese” të premtuar nga Meta, megjithëse gjer tani ka mbetur vetëm në kuadër paralajmërimi.

LEXO EDHE:  ‘Letër për babain në parajsë’, 7-vjeçari do t’ju rrënqethë zemrat

“Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi.”/ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE