LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi ndaj Rudina Hajdarit/ Korab Lita: Nuk e dija, nuk mbaj përgjegjësi

28 Tetor 2019, 11:56, Politikë CNA
Kërcënimi ndaj Rudina Hajdarit/ Korab Lita: Nuk e dija, nuk mbaj

Deputeti i opozitës, Korab Lita është pyetur pas deklaratës së fortë të deputetës Rudina Hajdari e cila tha se është kërcënuar në zyrën e saj.

Lita u shpreh për mediat se nuk ishte në dijeni që Hajdari është kërcënuar.
“Ajo ia adresoi shqetësimin kryetarit të Kuvendit, që është njeriu kompetent. Unë jam koleg me Hajdarin dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Unë me zonjën Hajdari takohemi për ditë në zyrë. Herën e fundit jemi takuar para dy ditësh ditën e mbledhjes dhe nuk kemi debatuar. Nuk kam informacion se zonja Hajdari është kërcënuar. Nëse ka terren për kërcënim, edhe unë jam deputet, mund të kërcënohem edhe unë“, është shprehur Lita.

Kujtojmë që gjatë fjalës së saj në Kuvend, Rudina Hajdari deklaroi se është kërcënuar në zyrën e saj nga disa persona. Hajdari i ka dërguar një shkresë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për marrjen e masave për sigurinë në Kuvend./CNA.al

Lajmet e fundit nga