Connect with Us

Gratë dhe fëmijët e ISIS janë harruar nëpër kampe/ Bota të reagojë sa nuk është vonë

Blog

Gratë dhe fëmijët e ISIS janë harruar nëpër kampe/ Bota të reagojë sa nuk është vonë

Publikuar

-

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria Veriore. Në këtë mënyrë, ai i dha dritën e gjelbër një inkursioni ushtarak turk. Në kaosin që pasoi, Forcat Demokratike Siriane, që deri në atë moment kishin qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në dobësimin dhe mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri, paralajmëruan se nuk kanë më mundësi të mbrojnë si duhet burgjet dhe kampet në të cilat ndodhen dhjetëra mijëra individë të armatosur, shumë prej tyre luftëtarë, familjarë dhe mbështetës të ISIS.

Arratisjet e njëpasnjëshme nga një qendër paraburgimi afër Kamishlit, largimi i gati 800 grave dhe të miturve nga një kamp pranë Ain Isa, dhe arratisja më e fundit e më shumë se 100 të burgosurve të Shtetit Islamik gjatë inkursionit turk, tregojnë se deklarata e kurdëve, nuk ishte vetëm retorikë.

Aktualisht, nuk ka asnjë plan se çfarë duhet bërë me robërit e ISIS. Tërheqja e SHBA-së, ishte e papritur dhe kaotike. Ndërsa reagimi i vendeve evropiane, të paktën publikisht, është kufizuar tek denoncimi simbolik i veprimeve amerikane dhe turke. Në të kaluarën, qeveria amerikane e mbështeti rikthimin e qytetarëve në vendet e tyre të lindjes.

Ajo riatdhesoi të paktën 17 qytetarë amerikanë (12 burra dhe 5 gra), në bazë të Programit Kundër Ekstremizmit të Universitetit Xhorxh Uashington, teksa lehtësoi kthimin e shumë të tjerëve (përfshirë të miturit) në vendet e tjera që kërkuan ndihmë për qytetarët e tyre.

Ndërkohë Evropa dhe partnerët e tjerë perëndimorë, kanë shmangur përgjegjësitë e tyre për riatdhesim, duke u shfajësuar me potencialin që ish-luftërarët kanë për të kryer sulme në vendet e tyre. Disa vende, përfshirë Britaninë, kanë shkuar deri aty sa t’u heqin në mënyrë selektive shtetësinë.

Mes kësaj mungese “oreksi” për të ndërmarrë veprime konkrete, mijëra gra dhe një gjeneratë e tërë fëmijësh, duket se po cilësohen nga qeveritë e tyre si një kauzë e humbur. Në kampe të tilla si Al-Hol, që ka afërsisht 68.000 njerëzs, 94 përqind e të arrestuarve janë gra dhe të mitur, dhe 11.000 prej tyre (7.000 të mitur dhe 4.000 gra) janë të huaj.

Qeveritë perëndimore, janë sot në një udhëkryq:t’i riatdhesojnë ata apo jo? Deri më tani, përgjigja hezituese ka qenë jo. Qeveritë e shpjegojnë zakonisht këtë pozicion, me vështirësitë që ata do të kenë gjatë ndjekjes penale të këtyre individëve. Ndërsa pjesëmarrja e burrave në Shtetin Islamik, ka prirjen të jetë më bardh e zi, pasi shumica e tyre u angazhuan si luftëtarë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesëmarrjen e grave.

Kjo do të thotë që në gjykata, gratë kanë pasur shpesh më pak akuza dhe dënime. Rolet e grave, ndryshonin shumë. Disa ishin gra, nëna dhe edukatore të brezit të ardhshëm të Shtetit Islamik, të tjerat iu bashkuan Brigadës Khansa, njësisë së saj të policisë fetare, ose u angazhuan si rekrutuese dhe propaganduese.

Kur ndodhi beteja e Baguzit, disa prej tyre u angazhuan edhe si luftëtare. Sot, disa prej tyre janë ende mbështetëse të flakta të grupit terrorist, duke qenë të vendosura në përkushtimin e tyre ideologjik ndaj mësimeve të ISIS. Ato mund t’i ribashkohen potencialisht ISIS-it, dhe të ndihmojnë që ideologjia e tij t’u kalohet brezave të ardhshëm, ose të kontribuojnë në aktivitetet e tij të vazhdueshme, përfshirë ndërmarrjen vetë të formave të ndryshme të dhunës.

Prandaj, rreziku i mundshëm që ato paraqisnin për riatdhesimin, duhet të vlerësohet rast pas rasti. Disa të huaj, duket se kanë qenë veçanërisht naivë në vendimin e tyre për të udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, ose janë detyruar ta bëjnë diçka të tillë. Kjo ka qenë e vërtetë, në rastet kur partneri i tyre kishte vendosur të largohej drejt ISIS, dhe kur ekzistonte rreziku për ndarjen nga fëmijët e tyre.

LEXO EDHE:  1 Qershori/ Manastirliu feston me të vegjlit e Shtëpive të Fëmijëve dhe në Pediatri

Shumë prej tyre luten që të ndiqen edhe penalisht, mjafton që ato dhe fëmijët e tyre të mund të rikthehen në vendet e tyre të lindjes. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin që ato priren të mënjanohen si mbështetës të linjës së ashpër të Shtetit Islamik, perspektivat e rikthimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre janë dukur deri tani minimale.

Sot Evropa, po i lë qytetarët e saj të vdesin në Irak. Një luftëtar belg i kapur në Siri, u transportua në Irak për t’u përballur me gjyqin. Ai pret tani të ekzekutohet me vdekje. Edhe nëse do të kishte më shumë dëshirë për riatdhesimin e tyre në kryeqytetet perëndimore, nuk ka më shumë kohë. Gjatë muajit të fundit, janë shtuar shenjat e estabilitetit brenda kampit Al-Hol. Në disa pjesë të kampit ka pasur sulme, madje edhe vrasje të luftëtarëve të mbetur kurdë, që mbrojnë dhe administrojnë kampin. Një numër grash, kanë paguar kontrabandistë për të lehtësuar arratinë e tyre. Midis tyre janë edhe gratë që janë marrë me fushatat online, për mbledhjen e fondeve për ISIS-in.

Ndërkohë, Shteti Islamik, ka hedhur tashmë bazat për shpërbërjen e këtyre kampeve, duke shpërndarë letra kërcënuese për komunitetet lokale. Në këto kushte, është kritike që vendet perëndimore të rishqyrtojnë pozicionin e tyre. Ndërsa disa prej këtyre grave mbeten thellësisht të përkushtuara ndaj kauzës së Shtetit Islamik, shumë të tjera janë penduar pse kanë shkuar në Siri.

Apo synojnë të hedhin pas krahëve këtë kapitull të jetës së tyre. Shtetet perëndimore duhet të lehtësojnë largimin, ndjekjen penale dhe de-radikalizimin e tyre, pasi përveç argumenteve të shumta morale dhe humanitare për një politikë të tillë, këto gra janë dëshmitare okulare, dhe mund të demaskojnë gënjeshtrat, hipokrizitë dhe dhunën që ka ushtruar ndaj tyre Shteti Islamik, duke ndihmuar kësisoj në rënien e mbështetjes ndaj grupit në të ardhmen.

Statusi i të miturve të lidhur me Shtetin Islamik, është edhe më i ndërlikuar dhe më problematik. Për shembull, në Al-Hol, rreth 55 përqind e banorëve të kampit janë fëmijë nën moshën 12-vjeçare, përfshirë shumë të mitur të pashoqëruar, të mbetur jetimë si pasojë e luftës.

Pavarësisht nga ato që dihet se kanë bërë kur jetonin nën sundimin e ISIS, fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprimet dhe vendimet e prindërve të tyre. Shumica e tyre janë çuar me dhunë në territoret e Shtetit Islamik, ose kanë lindur në to, në pamundësi për t’u larguar. Më pas u detyruan të jetojnë sipas mënyrë së diktuar nga grupimi terrorist.

Rreziqet me të cilët përballen ata në kampe janë të mëdha. Nëse arratisen, shumë prej tyre do të gjenden në një territor armiqësor, pa asnjë lloj mbrojtjeje. Për më tepër, duke pasur parasysh faktin që Shteti Islamik i përdorte fëmijët dhe adoleshentët si ushtarë, ata ka të ngjarë të bien pre e sulmeve hakmarrëse.

Një numër i madh i këtyre fëmijëve, vuajnë nga sindroma e stresit post-traumaik (PTSD) dhe dëmtime të tjera mendore, fizike dhe sociale të jetesës për shkak të shumë viteve të jetuara në një zonë lufte. Braktisja e tyre në Siri tani, është e barabartë me dorëzimin e tyre tek Shteti Islamik apo regjimi i Asadit, diçka që është e sigurtë se do të sjellë pasoja negative afatgjata./Foreignpolicy-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A do të rrëzohet qeveria në Iran?

Publikuar

-

Nga

Nga James Jay Carafano, ”Fox News”

* Është diçka shumë pozitive që bastexhinjtë bëjnë parashikime, por nuk ka asnjë siguri absolute për atë që na rezervon e ardhmja. Dhe kjo është e vërtetë edhe për sa i përket çështjeve të sigurisë kombëtare. Dhe këtu rreziqet janë vërtet të larta.

Merrni Iranin. Nuk ka punë më të rrezikshme sesa të parashikosh se kur do të shembet nën peshën e vet një regjim autoritar. Natan Sharanski, jep një shpjegim të shkëlqyer të kësaj dukurie në librin e tij “Kauza e demokracinë” të vitit 2004. Ai vëren se këto regjime janë në natyrën e tyre të errëta. Liderët e tyre u fshehin të vërtetat e botës së jashtme qytetarëve të tyre madje edhe njëri-tjetrit.

Njëkohësisht, ata kontrollojnë çdo element të qeverisjes, shoqërisë civile, ekonomisë, ushtrisë dhe medias. Kjo e bën vërtet të vështirë të shohësh të çarat, që përfundimisht çojnë në falimentim dhe kolaps. Për më tepër, nuk ka asnjë mekanizëm lehtësus që të lejojë mendimin ndryshme dhe ndryshimin.

Kur gjenden nën sulm nga brenda dhe jashtë, këto regjime mund të reagojnë me ashpërsi derisa të shpërthejë “tenxherja me presion”, një dështim katastrofik që kap shumë njerëz në befasi.

Sesa pranë rënies është regjimi i Teheranit, kjo është hamendja e shumëkujt sot.

Teherani përballet sot me makthin më të keq të autoritarizmit: presion i madh nga jashtë dhe nga brenda. Regjimet diktratoriale shkëlqejnë në trajtimin e njërës apo tjetrës palë. Kur ngacmohen nga jashtë, ata i tubojnë njerëzit rreth tyre, madje e përdorin kërcënimin e jashtëm si një pretekst për të shtypur edhe më shumë çdo lloj kundërshtimi në vend.

Kur kërcënohen nga brenda, rregjimet shtypin pamëshirë zërat opozitarë. Por kur këto regjime goditen njëkohësisht në të dyja drejtimet, ato vuajnë. Sot, Teherani po merr shumë goditje, dhe jo vetëm nga administrata Trump. Ministriat e Jashtëm të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës, e kanë kritikuar deklaratën e regjimit për mosrespektimin e marrëveshjes bërthamore, duke i denoncuar si të papranueshme veprimet e regjimit.

Irani po shkon drejt nënshtrimit ndaj më shumë sanksioneve ndëshkuese. Ndërkohë, brenda Iranit, iranianët janë më shumë se sa të shqetësuar. Elementi ndoshta më mbresëlënës, se si kanë ndryshuar kohët që nga revolucioni i vitit 1979, është video mahnitëse e studentëve iranianë që protestuan në rrugë, duke refuzuar qëllimisht të shkelnin mbi flamujt amerikanë dhe izraelitë të hedhur në trotuar.

E kush do të mendonte se do të shihnim diçka të tillë? Por protestuesit nuk janë sfida e vetme, me të cilat përballet regjimi. Ekonomia e Iranit po rrënohet. Forcat e saj ushtarake, që kanë shkaktuar të vdekur dhe destabilitet nga Siria në Jemen dhe Irak, ndodhen tashmë vetë nën sulm në mbarë Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:  ISIS po perdor arme kimike ne Irak

LEXO EDHE:  Në vigjilje të 8 Marsit/ Ofendimet më të zakonshme që marrin gratë

Dhe Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, nuk është një djalë i ri. Askush nuk pret që Ajatollahu do të vazhdojë të sundojë dhe për shumë kohë. Shumë burime, flasin për një betejë për pasardhësin e tij, që pritet të nisë së shpejti. Por kjo s’do të thotë se liria në Iran është shumë pranë.

Vendi qeveriset nga një bandë mullahësh radikalë. Ata e kanë ruajtur revolucionin për gati gjysmë shekulli, dhe nuk po tregojnë shenja të tolerimit apo humbjes së kontrollit. Ata janë aq të vendosur në shtypjen e çdo lloj kundërshtimi të brendshëm, po aq sa janë të vendosur në rezistencën e tyre kundër Trump.

Gjasat janë që qeveria nuk do të bjerë, dhe që Irani nuk do të shndërrohet brenda natës në një vend “normal” si Norvegjia, siç prendon Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo. Skenari më i mundshëm, është që regjimi të jetë më pak i rrezikshëm, duke kufizuar aventurizmin e tij në vendet e tjera, në mënyrë që të mund të përqendrohen në stabilizimin e sigurisë së tij të brendshme.

Kjo është ajo që ka bërë regjimi në të kaluarën, kur revolucioni nisi të kishte kontestimet e para serioze. Nuk ka ende asnjë shenjë se çfarë hapash apo gabimesh mund të ndërmarrë Irani. Dhe SHBA-ja nuk duhet që të përpiqet ta marrë me mend. Pasojat e një hamendësimi të gabuar, mund të jenë realisht të këqija.

Kursi më i mirë tanimë, është që Trump t’i përmbahet strategjisë së tij aktuale, për arsyen e thjeshtë se ajo mbron më së miri interesat e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të ushtrojnë presion për ndryshimin e regjimit. Së pari, nuk është e qartë nëse ky është një qëllim i arritshëm. Dhe së dyti, nuk është e qartë se çfarë do të vinte më pas. Ka të ngjarë të kishte një seri sfidash të reja.

Nëse populli iranian vendos vetë për ndryshimin e regjimit (e kush mund t’i fajësojë ata?), kjo është punë e tij. Populli i Iranit ka plotësisht të drejtë të kërkojë të jetë i lirë. Nëse iranianët rrëzojnë nga pushteti mullahët, ne dhe pjesa tjetër e botës do të duhet të përballemi me pasojat. Nëse regjimi mbetet më këmbë, mullahët do të detyrohen të mësojnë të jetojnë në një shtet që shihet nga të tjerët si një “dele e zezë”. Ose duhet të bëjnë zgjedhjen e guximshme, duke dëgjuar këshillat e Majk Pompeos, duke iu bashkuar familjes së kombeve të përgjegjshme të botës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë ishin “vrapuesit” e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore/ Më i famshmi mes tyre Adof Hitleri

Publikuar

-

Nga

Filmi “1917”, i regjizorit të njohur Sem Mendez premton një eksperiencë unike kinematografike. Ai përshkruan historinë e 2 lajmëtarëve të ushtrisë britanike, që kalojnë linjat e armikut, për të shpërndarë një mesazh jetik nga shtabi, që mund t’iu shpëtojë jetën 1600 shokëve të tyre. Aksioni është vendosur në të ashtuquajturën Linja Hindenburg në fillim të vitit 1917. Ajo kohë kaosi dhe paparashikueshmërie, i jep skenaristit shumë hapësirë ​​për të shtrirë imagjinatën e tij. Por si ishte vërtet jeta për lajmëtarët në Luftën e Parë Botërore?

Së pari, ata nuk ecnin domosdoshmërisht vetëm më këmbë. Ata janë fotografuar zakonisht mbi kalë apo motorrë. Duke vepruar në pjesën e pasme të vijës së frontit, jeta e tyre ishte sërish e rrezikuar. Terreni ishte i vështirë, ashtu si edhe mirëmbajtja e automjeteve.

                 George Fletcher

Lajmëtari 27-vjeçar Xhorxh Fleçer, u neverit shpejt nga motoçikleta e tij. Ai nuk kishte asnjë përvojë me të para luftës. Dhe nga fundi i 1914-ës, kaloi më shumë kohë duke e shtyrë me duar sesa duke e ngarë, duke e goditur me grushte dhe shkelma gati në çdo rast, dhe duke dëshiruar që në vend të saj të kishte një kalë.

Në atë kaos, ishte e lehtë të përfundoje tek ushtria e gabuar. Një natë gjatë tërheqjes së vitit 1914, Fleçer u gjend përballë një patrulle ushtarësh gjermanë. Për fatin e tij të mirë, ai kishte mësuar frëngjisht dhe gjermanisht në Kolegjin britanik Eton, dhe u shtirr sikur ishte një nga oficerët e tyre, ai hipi me shpjetësi në motoçikletë dhe u arratis, para se gjermanët të kuptonin se çfarë po ndodhte.

Motoçiklistët ishin një shembull i mirë i përçimit të informacionit, por nderkohë teknologjitë dhe inovacionet e reja, po ndryshonin komunikimet në prapavijë. Por, megjithë inovacionet e mëdha gjatë Luftës së Madhe, sidomos për sa i përket artilerisë, kjo nuk e forcoi sigurinë e lajmërtarit, që kishte operuar në fushën e betejës për mijëra vjet me kokën në torbë.

Komunikimet në radio ishin ende primitive. Njësitë ushtarake mbështeteshin në kontaktin e siguruar nga linjat me tela bakri, të cilat shkatërroheshin shpesh nga bombardimet armike. Në atë moment, oficerët do të thërrsnin në shërbim “vrapuesit” e tyre, pasi mënyra më e mirë për të siguruar që urdhërat të mbërrinin me siguri në vendin e duhur, ishte akoma dërgimi i një njeriu më këmbë.

Nëse një njeri kishte përvojë të mëhershme si vrapues, ai do të rekrutohej vazhdimisht nga oficerët e rinj gjatë gjithë luftës. Kur komandantët vriteshin, vrapuesit ndryshonin njësi. Të tjerët qëndronin me pjesën tjetër të ushtarëve, derisa thirreshin sërish në shtab, për t’iu dhënë një zarf të mbyllur apo një letër me një mesazh tepër sekret.

Lajmëtari do ta fuste me siguri në xhep, dhe do të nisej për udhë, e cila mund të zgjaste për ditë të tëra, pasi artileria gjermane sulmonte vazhdimisht linjat telefonike. Mesazhet shkonin nga një kompani në një kompani nëpër llogore, ktheheshin me përgjigje në shtabin e batalionit, apo madje edhe më tej, në brigadë ose shtabin e divizionit.

Nëse vrapuesit ishin të rinj për një njësi ose zonë, ata nuk do ta dinin domosdoshmërisht se ku po shkonin. Ata pritej të ishin të zotët të vetes, dhe shpesh liheshin të gjenin vetë një shteg pa asnjë udhëzim nga larg. Një burrë e pranoi se gati po mbërrinte në linjat gjermane duke kërkuar një oficer, para se marrësi ta ndalonte, ta merrte letyrë dhe ta udhëzonte si të rikthehej në mënyrë të sigurtë.

LEXO EDHE:  Vritet djaloshi palestinez, ISIS: “Spiun” i Mosadit

LEXO EDHE:  “Mao më frymëzoi më 1949-ën, por ëndrrat e mia u shkatërruan shumë shpejt”

Një tjetër kujtoi vërdallosjet përrreth qytetit belg të Monsit në kulmin e një beteje, pa asnjë të dhënë ku ndodhej shtabi. Edhe pse nuk përplaseshin direkt me armikun, kjo punë nuk ishte aspak e sigurt. Në fillim të luftës, një lajmëtar kujtonte se për të shpërndarë një mesazh, ai duhet të priste të binte nata, të zvarritej nga llogorja në llogore, duke shpresuar të shmangte çdo lloj snajperi gjerman.

Po kush ishte vrapuesi më i famshëm i Luftës së Madhe? Adolf Hitleri. Ka ende debate se sa në rrezik ishte gjatë kryerjes së kësaj pune, dhe është e vështirë ndarja e fakteve historik nga propaganda e mëvonshme. Si një lajmërtar i regjimentit, diktatori i ardhshëm nuk pati ndonjë rol shumë të rrezikshme.

Të punoje për një batalion ose një kompani, do të kishte qenë shumë më e rrezikshme. Hitlerit iu dha dy herë Kryqi i Hekurt për trimëri. Ushtria britanike provoi çdo lloj mënyrë për të ruajtur kontaktet me trupat që shkonin në betejë. Ata përdorën çarçafët e bardhë, që i shtrinin përtokë duke shënuar numra të ndryshëm.

Avionët ende primitivë rekomandoheshin të hidhnin poshtë disqet reflektuese, dhe copa rrobash shumëngjyrëshe në shpinën e ushtarëve për të parë përparimin e tyre, duke i orientuar ku duhej të bombardonin. Ndërkohë përdornin flakë dhe llamba Mors.

U përdorën edhe pëllumbat, për të përditësuar informacionet se ku ndodheshin trupat në hartë, dhe si po përparonin ato. Edhe tanket nisën të luanin një rol me rëndësi ne ruatjen e linjave të komunikimit. Por sërish vrapuesit, ishin një pjesë thelbësore e kontakteve mes shtabit të njësive në terren.

Bartja e mesazheve më këmbë në mesin e një beteje, mund të ishte një përvojë e tmerrshme. Ndërsa të tjerët u fshiheshin sulmeve të tmerrshme të artilerisë armike, pritej që lajmëtarët të vazhdonin të ecnin përpara, pavarësisht nga rreziku./ Historyextra-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Projekti neo-otoman i Erdoganit, mund të nisë dështimin e tij që nga Libia

Publikuar

-

Nga

Nga Simon Schofield “Euobserver”

* Turqia ka nisur zbatimin e një strategjie neo-otomane, duke synuar të rivendosë veten si një fuqi e madhe rajonale. Kjo strategji, përfshin njëkohësisht edhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO, teksa ndjek një politikë të jashtme ekspansioniste, që përfshin edhe një partneritet të debatueshëm me Rusinë në Siri.

Sidoqoftë, me holandezët që kanë pezulluar privilegjet që i garantonte Turqisë Neni 5, dhe me konfliktin e përshkallëzuar në Libi, që po e vendos Ankaranë në një kurs përplasjeje me Moskën, presidenti Rexhep Taip Erdogan, mund ta gjejë veten shumë shpejt mes 2 zjarresh.

“Turqia është një nga anëtaret më të forta të NATO-s. Unë nuk mendoj se NATO mund të bëjë pa Turqinë, si në rrafshin gjeopolitik ashtu edhe në atë strategjik”- deklaroi kohët e fundit kryeministri i Holandës Mark Rute.

Gjithsesi, kjo nuk e ndaloi Unionin Kristian dhe Partinë Socialiste, partnerët e tij në koalicionin qeverisës, të votonin kundër partisë së tij VVD dhe në favor të 2 mocioneve: i pari që kërkon mbështetje shtesë për Forcat Demokratike Siriane (SDF) në perëndim dhe veri të Sirisë, dhe tjetri që bën thirrje për një refuzim automatik të çdo evokimi të Nenit 5 të aleancës nga ana e Turqisë, për sa kohë që Ankaraja vazhdon operacionet kundër kurdëve të SDF.

Në përgjigje të sulmit turk në Rojava, dy anëtare të NATO-s, Norvegjia dhe Holanda, pezulluan eksportet e armëve drejt Ankarasë. Këto janë vetëm 2 shembuj të rritjes së distancës midis Turqisë, dhe pjesës tjetër të aleancës. Në vend se të veprojë në koordinim të ngushtë me NATO-n, Turqia po zgjedh të maksimizojë lirinë e saj të manovrimit, duke u inkuadruar në një numër partneritetesh të leverdishme për momentin:me Rusinë, Katarin, Iranin dhe Venezuelën.

Njëherazi, ajo po e zgjeron sferën e saj të ndikimit duke shfrytëzuar Vëllazërinë Myslimane dhe milicitë xhihadiste nga Siria në Libi, si mbështetës politikë dhe ushtarakë. Këto grupe nuk kanë asnjë interes tek rrikthimi i stabilitetit dhe prosperitetit në këto shtete të shkatërruara nga lufta, për shkak se ato po lulëzojnë mbi kaosin dhe shkatërrimin që kanë shkaktuar vetë.

Shërbimi ndaj aleatëve dhe marrëdhënia me kombet e tjera mbi baza tregtare dhe transaksionale, mund të duket tërheqëse. Por kjo qasje mund të përfundojë në një mënyrë katastrofike për Turqinë në Libi. Me Vëllazërinë Myslimane që përfaqëson një fraksion jetik brenda qeverisë libiane të Akordit Kombëtar (GNA), Turqia ka një nxitje ideologjike të fortë për ta mbështetur atë.

LEXO EDHE:  Foto-Magjia African Beach në Ksamil/ Vendi ideal për të kaluar pushimet

LEXO EDHE:  ISIS po perdor arme kimike ne Irak

Por Ankaraja po sheh gjithashtu mundësinë për përfitime ekonomike në Libi. Për këtë arsye, ajo nënshkroi një marrëveshje me GNA, që zgjeroi Zonën Ekskluzive Ekonomike Detare të Turqisë (EEZ) në Libi, një akt ky i diskutueshëm, sidomos për Greqinë anëtare të NATO-s, duke pasur parasysh që ishulli grek i Kretës, gjendet midis EEZ turke dhe asaj libiane.

Për të mbështetur qeverinë e GNA kundër Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) të gjeneralit Khalifa Haftar, Turqia shpalli në fillim të këtij muaji planet për të vendosur trupa në Tripoli, duke përfshirë edhe militantët sirianë dhe ushtarët turq. LNA, që mbështetet nga mercenarët rusë, pushtoi javës që shkoi Sirten, një qytet me rëndësi të madhe strategjike, dhe kjo e ka lënë qytetin e Misratës shumë të ekspozuar ndaj sulmeve.

Misrata është bastioni i fundit i qeverisë së Tripolit. Ka shumë të ngjarë që ajo të jetë objektivi i radhës i LNA. Dhe kjo gjë i vendos trupat turke dhe mercenarët rusë, në anët e kundërta të një lufte të ashpër. Presidentët Erdogan dhe ai rus Putin, u takuan javën e kaluar për të diskutuar më tej mbi Libinë.

Nëse takimi përfundoi me një marrëveshje xhentëllmenësh për të ndarë plaçkën e luftës, apo nëse Turqisë  i është lënë në dorë lëvizja e fundit dhe kësisoj është e dënuar të dështojë, kjo mbetet për tu parë. Tani për tani, që të dyja palët kanë ndërmjetësuar një armëpushim të brishtë midis GNA dhe LNA.

Por vetëm koha do të tregojë se sa i frytshëm do jetë ai. Nëse partneritetiTurqi-Rusi është pragmatik dhe i momentit, dhe nëse mund të prishet ky bashkëpunim, kur të kenë ndryshuar interesat e tyre, kjo do të vërtetohet në një periudhë më afatgjatë.

Kjo do ta detyronte Ankaranë të niste një kërkim të dëshpëruar për aleatë, në kushtet kur NATO po e cilëson atë si një anëtare gjithnjë e më të pabesueshme. Marrëdhëniet me Iranin do tendosen për shkak të Sirisë; Rusia do t’i kundërvihet në Libi; Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik, do të bëjne sehir për shkak të aleancës së pamatur të Turqisë me Katarin, në një kohë që Egjipti do të vazhdojë të jetë i shqetësuar për mbështetjen e turqve ndaj Vëllazërisë Myslimane. Ankaraja mund të zbulojë se tani e tutje rruga do të jetë vetëm e përpjetë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE