Connect with Us

Gjuzit s’i del “e keqja” për kritikën e Ruçit/ Isha me kostum amerikan si kaubojs, çfarë problem ka

Politikë

Gjuzit s’i del “e keqja” për kritikën e Ruçit/ Isha me kostum amerikan si kaubojs, çfarë problem ka

Publikuar

-

Deputetit të opozitës, Kujtim Gjuzi nuk i del e keqja pas vërejtjes që i bëri kryetari i Kuvendit lidhur me veshjen e tij në seancën e shkuar parlamentare.

Teksa ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, Gjuzi ka shpjeguar se herën e parë ishte veshur me kostum amerikan kaubojsi dhe sipas tij nuk ka asnjë problem.

“Isha me kostum amerikan si kaubojs me kravatë. Çfarë problem ka këtu. Fajin e ka Berisha që s’ta veshi mirë atë fustanin e grave”, tha Gjuzi drejtuar Ruçit.

LEXO EDHE:  Topalli: Ky Parlament nuk ka vullnet te beje dekriminalizimin

Ndërkohë zëvendës kryetarja e parlamentit, Vasili Hysi i bëri thirrje Gjuzit të respektojë etikën në parlament dhe nëpër emisionet televizive./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Foto Dite/ O çuna, nuk shtyhet pa Doktorin, më dëgjoni mua!

LEXO EDHE:  Sherri në Parlament/ Kreu i PPE i del në krah opozitës

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane “Dojçe Welle”, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

“Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë”, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:“Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?”, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Si të vishesh natën e ndërrimit të viteve? 6 ide nga të famshmet shqiptare për çdo rast

LEXO EDHE:  Foto/ Veshja e le në baltë yllin e ‘TOWIE’

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi mesazh shqiptarëve/ “Rama do dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së ka zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga ky qytet, Kryemadhi foli për paratë e dhuruara dje nga ndërkombëtarët në Konferencën e Donatorëve për ridërtimin.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se këto para nuk janë dhënë për kryeministrin Edi Rama, por për shqiptarët, të cilët i paralajmëroi se kreu i qeverisë do t’i dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave.

“Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve. Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

LEXO EDHE:  Në familjen Kardashian provokojnë dhe 17 vjeçaret

LEXO EDHE:  Në familjen Kardashian provokojnë dhe 17 vjeçaret

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u xhudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u xhudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta”, u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE