Connect with Us

Dorëzohet BE/ Bie dakort për shtyrjen e Brexit

Bota

Dorëzohet BE/ Bie dakort për shtyrjen e Brexit

Publikuar

-

Presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se Bashkimi Europian ka rënë dakort që të shtyjë “Brexit” deri në 31 janar 2012.

Kujtojmë këtu se Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016. Që atëherë vazhdojnë edhe negociatat për një marrëveshje mbi kushtet e “divorcit”.

Palët kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik. Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit’it Britania është paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje.

LEXO EDHE:  "Britania shteti më i mirë në botë"/ Boris Johnson i jep mesazhin patriotik Europës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për suspendimin e saj nga puna.

Ndërkohë tashmë Prokuroria ka filluar të hetojë  rastin mbi dyshimet rreth gjendjes psikike të polices e cila sot dyshohet se ka vrarë 4 anëtarët e familjes dhe veten.

Në Gjilan tashmë ka filluar edhe nxjerrja e trupave të pajetë të familjes Bllaca. Deri tani sipas versionit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Shqipëria pret propozimin për çeljen e negociatave/ Zyrtarët e lartë të BE “zbarkojnë” në Tiranë

LEXO EDHE:  Skandali-Sorosi financoi 22 milionë euro për drogën në Shqipëri/Të implikuar zyrtarët e BE

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Rikthehen tërmetet në Turqi/ Lëkundje të forta shkundin vendin

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.0 të shkallës rihter është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Turqi.

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, ndërsa deri më tani nuk ka njoftim për të lënduar apo nëse ka pasur dëme materiale.

Turqia u trondit para pak javësh nga një tërmet 6.8 i shkallës rihter dhe ka pasur paralajmërime nga qeveria që mund të preket nga një tërmet akoma më i fortë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Policja vrau katër familjarët dhe veten/ Kryetari i Gjilanit nuk përmban lotët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa do të jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca.

Haziri thotë se familja Bllaca ishte një familje e respektuar dhe është tronditur nga lajmi tragjik.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. Ka qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri me lot në sy./CNA.al

LEXO TE PLOTE