Connect with Us

“Dështimi i negociatave, jo vetëm prej qeverisë”/ Ish Ministri i Drejtësisë zbulon fajtorët

Politikë

“Dështimi i negociatave, jo vetëm prej qeverisë”/ Ish Ministri i Drejtësisë zbulon fajtorët

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar edhe njëherë përsa i përket “Jo”-së së negociatave që iu dha Shqipërisë nga Bashkimi Europian.

Duke ripërsëritur se përgjegjës direkt për këtë situatë është kryeministri Rama, Manjani shprehet se mungesa e një “Po”-je nuk qëndron vetëm tek “dështimi për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme; tejmbushja e europës me drogë dhe azilantë”, por edhe tek paaftësija jonë për të larguar këtë qeveri nga pushteti.

“Po-ja e BE varet nga çfarë duan apo s’duan ata, jo nga ne”- vijon të thotë Edi Rama.

Pooooo ashtu është! Atë PO ata e vendosin, por për momentin Edi Rama është përgjegjës për arsyet që e bënë BE të mos e thotë atë PO.

Konkretisht, dështimi për të bërë shtet (sipas reformës në drejtësi të miratuar); dështimi për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme; tejmbushja e europës me drogë dhe azilantë janë përgjegjësi direkte e qeverisë së Edi Ramës.

Këto janë artikuluar qartë nga Gjermania, Franca dhe Hollanda. Dhe sigurisht që këto janë qëndrimet e tyre para votuesve të tyre, sepse janë politikanë që japin llogari në vendet e tyre.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: Në Shqipëri të gjithë përgjojnë të gjithë

Ç’llogari do japin ata popujve të tyre nëse i thonë PO në Bruksel një vendi nga i cili del drogë e krim?!

Sigurisht që këto gjera ja thonë edhe burokratëve të Brukselit të cilët paguhen nga taksat e tyre, por që për vite kanë fshehur realitetin.

Por, të mos harrojmë, arsyet e mungesës së “PO” gjenden këtu midis nesh. Gjenden tek qeveria e keqe dhe shumë e keqe, por edhe tek paaftësia jonë për ta larguar atë njëherë e mirë.

Nga kjo qeverisje e keqe, eksportohet krim e drogë, të cilat janë bërë lajme negative në shumë rrugë e lagje të Europës. Njerëzit atje i bëjnë presion qeverive të tyre dhe, këto të fundit janë të detyruara të reagojnë.

Kjo na është bërë e qartë kristal dy vitet e fundit nga politika gjermane dhe Hollandeze. Franca nuk ishte ndjerë ende asokohe.

Ndaj kjo vjersha e “çështjeve të brendshme” të BE është shumë bajate. E neveritshme madje!”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetet sociale, lidhur  me situatën nga tërmeti.

Sipas Manjanit, me këto ritme që po ecën qeveria për strehimin e banorëve, mbase vetëm dimrin tjetër mund të zgjidhet ndonjë gjë, pasi sipas tij, vetë konferenca e donatorëve që do të mbahet në janar, ka procedurat e veta deri sa parat të kalojnë  në borde e projekte.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

LEXO EDHE:  Manjani ironizon Ramën/ Policia më e mirë se feja!

LEXO EDHE:  Manjani ironizon Ramën/ Policia më e mirë se feja!

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupet e kërkim-shpëtimit s’kishin pajisje”/ Çako: Kush i fyen s’është shqiptar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako foli ditën e sotme lidhur me akuzat se forcat e ndërhyrjes nuk kishin pajisjet e duhura për emergjencën civile që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako deklaroi në “Ora News” se të gjitha strukturat kanë përdorur pajisjet që kanë pasur, ndërsa theksoi se kush fyen punën dhe kontributin e grupeve të kërkim-shpëtimit nuk është shqiptar.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, tha Çako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita inekzistente”/ Bardhi-Ramës: Shpike edhe fejesën e djalit për t’u viktimizuar

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur pak momente më parë videomesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se opozita është inekzistente në punën e saj.

Bardhi deklaron se Rama po bën show mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, teksa e akuzon se po përpiqet të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës.

“Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës mbron Bashën/ Nëse flet për drogën quhesh rus

LEXO EDHE:  Manjani “shpërthen” ndaj Ramës/ Kryeministri nuk bashkëjeton dot me fjalën e lirë

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë”, shkruan demokrati në rrjetet sociale.

Gjithashtu Bardhi përmend Kristi Reçin, viktimën e tërmetit, që Rama e cilësoi si të fejuarën e djalit të tij Gregorit gjatë një interviste në një media italiane.

“Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE