LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Degë të mbyllura dhe auditore bosh/ Studentët braktisin universitetet

28 Tetor 2019, 10:27, Sociale CNA
Degë të mbyllura dhe auditore bosh/ Studentët braktisin

Kanë kaluar dy javë nga fillimi i vitit të ri akademik në universitete, por vendet bosh nëpër auditore kapin shifra të larta.

Nëse i hedhim një sy universiteteve publike të Shqipërisë, në shumicën e degëve vërehet një numër i madh kuotash të lira.

Nga 36 mijë kuota në total në universitetet publike e private, në raundin e parë fituan dhe u regjistruan më pak se gjysma e tyre, 16.400 kandidatë.
Mjekësia dhe Universiteti i Tiranës kanë nivelin më të lartë të regjistrimeve, në raport me universitetet e tjera në kryeqytet, por edhe ato në rrethe.
Në Universitetin e Tiranës kanë mbetur 716 kuota të lira ndërsa është mbyllur gjuha ruse. Në Univrsitetin Politeknik janë ende 179 kuota të lira ndërsa në universitetin Bujqësor janë 455.

Ndërkohë në Universitetin e Korçës kanë mbetur 523 vende bosh ku dy degë rezultojnë pa asnjë student të regjistruar.
Degët e mbyllura në universitetin ?Fan Noli? në Korçë:
1-Mjekësi e Bimëve dhe Horitkulturë
2-Mësuesi për Arsim parashkollor

Në universitetin e Vlorës 863 vende bosh dhe tre degë të mbyllura.
Degët e mbyllura në universitetin e Vlorës:
1-Bachelor Kimi
2-Bachelor Fizike
3-Bachelor Gjuhe italiane
Në universitetin e Shkodrës 646, në universitetin e Elbasanit 1449 vende të lira, ndërsa dega e Fizikës rezulton e mbyllur pa asnjë student.

Në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan rezultojnë 6 degë të mbyllura pasi nuk kanë asnjë student.
Degët e mbyllura në Elbasan:
1-Fizikë Kompjuterike
2-Gjuhë fringe
3-Matematikë informatikë
4-Gjeografi dhe gjuhë italiane
5-Gjuhë italiane
6-Gjuhe shqipe dhe rome

Ky vit i ri akademik ka sjellë rënie drastike të numrit të studentëve në të gjithë univeritetet e vendit.
Një numë ri madh degësh janë mbyllur dhe shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen.
Ky është një skandal për Arsimin në Shqipër, pasi studentët kanë braktisur universitet.
Një nga arsyet e numrit të lartë të kuotave boshe është rritja e mesatareve për maturantët të cilët i ka penalizuar.

Kujtojmë se në ditën e parë të vitit të ri akademik, Lëvizja për universitetin deklaroi se nisja e vitit të ri akademik do të përkojë me nisjen e protestave studentore. Kërkesa e tyre kryesore është anulimi i ligjit të Arsimit të Larte, dyfishim i buxhetit të arsimit dhe heqja e tarifës per masterin, si dhe karte studenti qe ofron shërbime reale./CNA.al

Lajmet e fundit nga