LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci për 9- mujorin/ Rritet transporti i mallrave dhe pasagjerëve me jashtë

28 Tetor 2019, 14:16, Ekonomi CNA
Bilanci për 9- mujorin/ Rritet transporti i mallrave dhe pasagjerëve

Volumet e transportit të mallrave dhe pasagjerëve janë rritur gjatë 9-mujorit në tre linjat e komunikimit me jashtë vendit, toka deti dhe ajri në raport me një vit më parë.

Sipas INSTAT, në nëntëmujorin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 3,4 milionë tonë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 15,4 milionë tonë-kilometër, duke u rritur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në nëntëmujorin e 2019, me ajër janë transportuar 1.708 tonë mallra duke u rritur 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018. Numri i fluturimeve të kryera, në Shtator 2019 është 2.786 duke shënuar një rritje me 14,7 %, ndaj Shtator 2018.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Shtator 2019 është 178.774 pasagjerë.

Krahasuar me Shtator 2018, ky tregues është ulur 3,2 %. Në nëntëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 1.340.840 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 %, krahasuar me një vit më parë. Në muajin Shtator 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 65,1 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntëmujorin 2019 është 2.562.311 pasagjerë duke u rritur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shtator 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 76,8 mld lekë dhe 52,2 % e tyre u transportua me det. Në nëntëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 706,1 mld lekë dhe 52,0 % e tyre u transportua me det.

Në nëntëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 39,0 % dhe me ajër 0,5 %. Në nëntëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 5,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018

Në Shtator 2019, mallrat e importuara me det zënë 47,7 %, me rrugë 45,3 % dhe me ajër 3,2 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2019 janë rritur me 5,7 %, krahasuar me të njëtën periudhë të 2018. Në nëntëmujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 48,7 %, me rrugë 43,4 % dhe me ajër 3,1 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës./Monitor

Lajmet e fundit nga