Connect with Us

Banorët e Astirit protestojnë me zinxhir në duar dhe gojë mbyllur/ Balliu: E nxorrën qeverinë lakuriq

Politikë

Banorët e Astirit protestojnë me zinxhir në duar dhe gojë mbyllur/ Balliu: E nxorrën qeverinë lakuriq

Publikuar

-

Tre protestues të Unazë së Re dalin sot para gjykatës së Apelit, ndërkohë që një numër tjetër qytetarësh protestojnë jashtë gjykatës.

Me duar të lidhura me zinxhir dhe me gojë të mbyllur, banorët e Unazës protestojnë për lirimin e protestuesve të cilët janë lënë në arrest shtëpie.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu shprehet se arrestimi i tyre është në shkelje flagrante.

“Në çdo tubim çdo qytetar ka të drejtë të protestojë.Në çdo tubim bllokohet rruga në Shqipëri, në Ballkan, në gjithë Europën. Arrestimi dhe mbajtja e tyre tejkalon çdo lloj llogjike të mundshme. Arrestime të tilla janë një nga arsyet pse nuk hapen negociatat, si mund t’i hapesh negociatat një vendi ku nuk lejohen protesta.
Këta banorë e nxorrën qeverinë lakuriq dhe nuk arrestohet asnjë person pjesëmarrës në atë projekt korruptiv”, u shpreh Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që, deri më tani, kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Denoncimin Gazment Bardhi e bëri nga studioja e TV “ABC NEWS” ku deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për Bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se kryetari i një Bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

LEXO EDHE:  Çfarë mund t’i shohin shqiptarët sonte opozitës, në media

LEXO EDHE:  Protesta në Dibër/ Deputeti: Policia e kanabizuar po burgos shoferat

“Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Opozita: Pushteti ka uzurpuar gjithçka

LEXO EDHE:  Çfarë mund t’i shohin shqiptarët sonte opozitës, në media

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane “Dojçe Welle”, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

“Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë”, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:“Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?”, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Kryemadhi thirrje Ramës/ “Mos vazhdo më, por tërhiqu”

LEXO EDHE:  Një protestë kundër Lulit në Korçë

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE