LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë të dielë

27 Tetor 2019, 07:17, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Këtë të dielë, parashikohet mot i kthjellët, me diell dhe kalime të pakëta vranësirash.

Po kështu, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit.

Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 5m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/23°C

Zonat e ulëta 4/29°C

Zonat bregdetare 10/28°C/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga