Connect with Us

“S’i kemi ne borxh Serbisë, por ajo Kosovës!”/ Kurti: S’ka marrëveshje para zgjedhjeve

Politikë

“S’i kemi ne borxh Serbisë, por ajo Kosovës!”/ Kurti: S’ka marrëveshje para zgjedhjeve

Publikuar

-

“S’ka marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi”, kështu është shprehur kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti. Në një intervistë për Fax Neës, teksa flet për dialogun me Serbinë, kreu i Vetëvendosjes ka treguar se është kundër një dialogu pa parime.

Sipas Kurtit, para se të flitet për marrëveshje të tjera mes dy vëndeve duhet shqyrtuar ajo ekzistentja.

“Kosova s’i ka borxh Serbisë, Serbia i ka borxh Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Asnjëherë nuk kam bërë deklarim se do të kemi dialog pa marrëveshje ,por nuk do të kemi marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi. Nuk jam kundër dialogut në parim, jam kundër dialogut pa parime. Duhet të shqyrtojmë marrëveshjen që kemi me Serbinë, kur marrëveshjet me Serbinë nuk janë zbatuar. Dialogu me Serbinë do të jetë një prej çështjeve më të cilat do merret qeveria e re. Por punësimini i rinisë dhe i grave do jetë parimor.

LEXO EDHE:  Kurti: Ndarja e Kosovës do të thotë përgatitje për luftë të re

Serbia ne e dimë që e bën punën e saj, por është detyra jonë të themi kush është Serbia dhe ta normalizojmë vendin tonë. Fatmirësisht, në vitet e fundit politikën e Kosovës e ka dëmtuar presidenti Thaçi që sipas tij Veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit të famshëm.

Kosova s’i ka borxh Serbisë, Serbia i ka borxh Kosovës.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po ruani menderen tuaj”/ Murrizi mesazh Gjiknurit: Kryetar i këshillit politiko-seksual

Publikuar

-

Nga

“Po ruani menderen tuaj”/ Murrizi mesazh Gjuknurit: Kryetar i këshillit politiko-seksual

Deputeti Myslim Murrizi ka një mesazh për kryetarin e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri lidhur me listat e hapura.

Murrizi thotë se deputetët e PS janë bërë pishman për votën e 30 korrikut. Mes të tjerash Murrizi thekson se kurrë nuk mund të ketë prag kombëtar me sistem zgjedhor rajonal dhe pa patur nje “ shportë” mandatesh rezervë për të kompesuar çdo parti politike që kalon pragun por nuk kap dot një mandat në qark.

“I dashur shoku Damian!

Po te drejtohem Ty si kryetar i keshillit politiko-seksual

Pallavrat me LISTAT E HAPURA ne kundershtim me KUSHTETUTEN e miratuar me date 30 korrik 2020 mund tja u besh antareve seksualisto-keshillues politik qe keni nga data 14 janar 2020 qe derdellisni sikur po shpetoni Shqiperine por ne fakt po ruani menderen tuaj dhe te kryetarit te partise

LISTAT E HAPURA nuk jane me ne doren Tende Damian e as te kujdo antari apo kryetari te keshillit seksualo-politik

Une e di mire siç e dine dhe e kane kuptuar pothuajse te gjithe Shqiptaret qe ju jeni bere PISHMAN per voten e 30 korrikur sepse jane merzitur shume sivllezerit tuaj, por kjo ka vetem NJE ZGJIDHJE Damian

Mblidhi 28 firma nga deputetet e PS dhe siguro perseri 94 vota ne KUVEND dhe ndryshoi dy nenet 64 dhe 68 te KUSHTETUTES qe u miratuan me 106 VOTA me date 30 korrik

LEXO EDHE:  Debate në distancë/ Kosova në pritje të vendimit të Kushtetueses për zgjidhjen e krizës politike

LEXO EDHE:  Qeveria Kurti - Mustafa/ Dështojnë sërish bisedimet për marrëveshje

RRUGE TJETER NUK KA



Bile po te citoj nje thenie te Kryetarit tend Rama dikur qe:

NUK KA AS BIR NENE E AS BIR KU… QE TE TALLET ME KUSHTETUTEN E MIRATUAR NE 30 KORRIK DHE QE KA HYRE NE FUQI

Po ashtu i dashur Damian i keshillit seksualo-politik po te qartesoj qe:

KURRE NUK MUND TE KETE PRAG KOMBETARE ME SISTEM ZGJEDHOR RAJONAL DHE PA PATUR NJE “ SHPORTE” MANDATESH REZERVE PER TE KOMPESUAR ÇDO PARTI POLITIKE QE KALON PRAGUN POR NUK KAP DOT NJE MANDAT NE QARK

Shife nenin 45 te KUSHTETUTES i dashur Damian se çfare thote pastaj derdellis me keshillin politiko-seksual

PO KANIDATET E PAVARUR DAMIAN SI DO TI KUSHTEZOSH ME PRAG KOMBETARE KUR ATA MARIN MANDAT NE QARK????

Po nese Ty Damian te eshte mbushur mendja qe po jua hedh Shqiptareve me pallavra te tilla, po Shqiptaret kush i ndalon qe te paraqesin ne çdo qark kanidat te pa varur sipas nenit 45 te KUSHTETUTES????

Po DEPUTETET qe jane sot ne KUVEND kush mund ti ndaloj Damian qe te kanidojne ne nje qark qe ata duan te pa varur dhe nese marin mandat nuk pjerdhin per pragun antikushtetues Tendin??

Kodi zgjedhor nuk del dot mbi kushtetuten Damian sado seksualo-politik te jete keshilli juaj bajat”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

Publikuar

-

Nga

Basha i përgjigjet Metës pas provokimit

Dy javë më parë, Ilir Meta shpërndau një lajm nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi, në mediat e LSI-së, duke thënë se presidenti ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe të bëhej kryeministër apo ministër i Brendshëm, në datën 26 prill.

I pyetur në lidhje me këtë qëndrim, Lulzim Basha dje tha se kishte pasur kontakte me presidentin dhe nuk e dinte këtë gjë. Por, Luli e di shumë mirë sesi serviren këto fake news dhe se ishin mesazhe të drejtpërdrejta për të personalisht. Dhe Luli nuk ka nguruar t’i përgjigjet Ilir Metës drejtpërdrejt.

Ai ka thënë se është shpejt të flitet për postin e Presidentit. Pra nuk e ka të sigurtë vendin Ilir Meta dhe ka thënë se është ende shumë shumë shpejt për të folur për ndarjen e pushtetit me Metën. Megjithëse tha se Ilir Meta ishte president i zgjedhur nga Rilindja, por që kishte bërë punë të mirë duke mbrojtur Kushtetutën.



Kujtojmë këtu se disa muaj më parë në muajin maj, Lulzim Basha kur doli në “Opinion” tha se Ilir Meta do të ketë mandat tjetër si president dhe do të mbështetej e votohej nga PD si president. Rreth katër muaj më parë Ilir Meta do të ishte president i PD-së dhe LSI-së, pas zgjedhjeve të 2021. Ndërsa dje Luli bëri një hap pas. Duke i kthyer një përgjigje Ilir Metës dhe qëndrimit të tij publik, se do të ishte kryeministër, apo ministër i Brendshëm.

LEXO EDHE:  Kurti: Ndarja e Kosovës do të thotë përgatitje për luftë të re

LEXO EDHE:  "Çështja e qeverisë duhet zgjidhur"/ Mustafa i bën ofertën e re Vetëvendosjes

Lufta midis Metës dhe Bashës po thellohet. Përplasjet mes LSI-së dhe PD-së po shkojnë keq e më keq, megjithëse për fasadë po përpiqen të thonë se janë bashkë, se nuk kanë asnjë debat dhe gjithçka po shkon shumë mirë.
Mjafton shashka e presidentit, por edhe përgjigja e djeshme e Lulzim Bashës për të kuptuar sesa mirë po ecwn koalicioni opozitar, që fillon me Lulzim Bashën, shkon tek Monika Kryemadhi, ka në krah parti të majta, ish-pronarë, komunistë dhe aleancën greko-çame./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash”/ Spiropali: Funksionojnë shumë mirë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash”/ Spiropali: Funksionojnë shumë mirë

Ministrja socialiste Elisa Spiropali teksa ka folur për gjendjen ekonomike të qytetarëve gjatë karantinës, tha se shqiptarët kanë aftësi të funksionojnë shumë mirë në kohë krize.

Spiropali u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” se shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash, ndërsa theksoi se shqiptarët kanë bërë progres të jashtëzakonshëm.



“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Shqiptarët funksionojnë shumë mirë në kohë krize. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve në këtë studio. E dinë shumë mirë se ç’bëjnë, punojnë eksportojnë. Curri rri këtu në studio dhe komenton. Janë me shumë halle por po ju them që kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Unë udhëtoj shumë dhe shoh që realiteti është shumë ndryshe,” u shpreh Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE