Connect with Us

Nga Lorenc Vangjeli/ Secili reformën e tij

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Secili reformën e tij

Publikuar

-

Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e Bashës dhe Kryemadhit, edhe opozita në parlament, edhe Bindja e Patozit, në mënyrë të pabesueshme, u bashkuan në një pikë të përbashkët këtë javë.

Nevoja për reformën zgjedhore e bëri skenën politike të vendit më konkrete dhe ndoshta edhe pak më shumë të dobishme, sesa vërtitja prej kuajsh në haurin e pistë të Tiranës.

Të gjitha palët e përfshira në garën periodike të votës, kanë artikuluar vullnet për të prodhuar kushtet e lojës përpara votës.

Siç kanë bërë gjithmonë në fillim dhe janë penduar më pas në vijim. Kanë hedhur në treg propozime për ndryshime e korrigjime, që nga paratë e ligjshme që do të hidhen në garë e deri tek natyra e komisionerëve, që nga administrimi i zgjedhjeve e deri tek pika më e nxehtë: ndryshimi i mundshëm i sistemit zgjedhor.

Kjo është fotografia e momentit të humorit të përbashkët politik. Por situata komplikohet kur mendohet realizimi i saj në praktikë.

Maxhoranca ka nevojë për votat e opozitës parlamentare që të kalojë ligjin e ri, por duhet të ketë dhe bindjen e mbështetjen e opozitës jashtëparlamentare për të realizuar këtë operacion.

Opozita jashtëparlamentare nuk ka votë në dispozicion, por do të tentojë të ndikojë në derivatin e saj të mbetur në parlament për të imponuar vullnetin e saj.

Opozita e parlamentit nuk ka legjitimitet moral në administrimin e votës së saj, por do të tentojë ta shesë shumë shtrenjtë të drejtën e votës së saj në parlament.

Të gjithë kundër të gjithëve dhe gjithkush që ka nevojë për tjetrin, tashmë janë në momentin kur edhe nëse duan, nuk munden të bëjnë përpara pa pak pazar.

Nga ato lloj llogarish që në Shqipëri shkojnë nga premtimet për një vezë të menjëhershme të të sotmes e deri tek ato për pulë pushteti neser.

Eshtë krijuar një qark i mbyllur, që nis me interesa politikë dhe nuk mbyllet me interesa individuale, premton vetëm sherr dhe rrëmujë.

Eshtë një nga ekuacionet më të vështirë dhe njëkohësisht më qesharakë që duhet zgjidhur deri në dimrin e këtij viti. Me shumë gjasë, në epilog të tij ai do të vazhdojë me një thirrje për arbitra të huaj, për t’u shndërruar dhe në dëshminë e rradhës për të kuptuar dhe njëherë sesa i gabuar ishte akti i opozitës për daljen nga sistemi.

Se i cfarë shkalle lebetie ishte vullneti për të bërë listat e deputetëve dhe për të improvizuar pianistë delikatë nga sharrëxhinj të zhurmshëm, me mendësinë që pastaj pianistëve t’u kërkohet prerja e pyllit!

Tani është rradha e sistemit që po “hakmeret”. Sistemi po tallet me të gjithë duke nisur me ata që fyejnë edhe barsaletat vetë nëse bëhen personazhe të tyre!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Nga Lorenc VANGJELI/Sa e ka rrogën Franz Vranitzky?

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Klodian Tomorri: Taksimi selektiv është antikushtetues

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Tentativa e Bashkise se Tiranes per te taksuar qytetaret e rretheve te tjera qe hyjne ne kryeqytet eshte nje cmenduri antikushtetuese. Kjo eshte nje takse qe cdo gjykate ta rrezon poshte brenda sekondes.

Oreksi i Lalit per te taksuar eshte gjithmone i madh, por ka ca parime me te shenjta se sa uria e Bashkise se Tiranes per taksa.

I pari eshte parimi i mosdiskriminimit. Qytetaret jane njesoj te barabarte para ligjit. Nuk ka takse qe vendoset per disa qytetare dhe nuk vendoset per te tjeret. Ca emri do i vendosim kesaj takse? Taksa e provincialeve? Sepse nese kalon kjo, qeveria neser mund te veje nje takse per barkmedhenjte, nje takse per njerezit e gjate, nje tjeter per njerezit e shkurter, e keshtu me radhe. Keto shembuj banale jane per te treguar se cfare cmendurie eshte ajo ide.

I dyti eshte parimi i perkatesise. Tirana, Durresi dhe cdo qytet tjeter i Shqiperise jane prone e shqiptareve. Nuk jane prone as e kryetarit te bashkise, as e kryeministrit, cilido qofte ai.

I treti eshte parimi i rezidencialitetit qe misherohet ne sistemin tone tatimor, neni 7 i ligjit per tatimin mbi te ardhurat. Taksat paguhen atje ku je rezident. Ndaj kemi marreveshje per eliminimin e taksimit te dyfishte edhe me te huajt ne. Me mendjen e Bashkise se Tiranes, ne duhet te na taksonin sa here qe dalim jashte shtetit, per pushime apo per halle. Vajte dy dite per vizite ne Milano, paguaj takse per pastrimin dhe gjelberimin e Milanos.

LEXO EDHE:  “Ish deputetë të PD-së të përfshirë në dosjen e 600 kg kokainë”/ Akuza e fortë e analistit

Se fundmi, argumenti ekonomik. Edhe ky nuk qendron. Pretendimi i Bashkise se Tiranes se gjithe shqiptaret vijne ne Tirane per te marre sherbime duke shkaktuar kosto dhe duke mos paguar asgje eshte i pavertete.

Ata qytetar qe vijne ne Tirane, paguajne takse tek cdo mall apo sherbim qe marrin ne kryeqytet. Sepse bashkia takson cdo biznes ku ata blejne apo marrin sherbime. Pertej kesaj, Tirana nuk u be e mira e dheut as nga Bashkia as nga qeveria. Eshte konsensusi i te gjithe shqiptareve per ta pranuar ate si lryeqytet, qe ka zhvilluar ekonomikisht Tiranen dhe qe rrjedhimisht mbush arkat e bashkise me taksa.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kush e vrau Adelën?

Publikuar

-

Nga Martina Peshtani

Kush e vrau Adelën? Kush vdiq tjetër me ikjen e Adelës?  Kush po na i vret të rinjtë dhe të ardhmen? Adela 23 vjeç hidhet nga kati i 11. Studente në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë.

Faktorë të ndikimit flitet se kanë qënë problemet e mëdha financiare, ngërçi i provimeve dhe gjëndja e rëndë psikologjike.

Pamë shumë komente ngushëllimesh dhe keqardhjesh pas lajmit. Pamë fotot e Adelës kudo. Po ç’vlerë ka? Adela dhe plot raste si Adela janë viktima të profesorit që e vlerëson profesionin e tij si pagamarrës dhe jo si një person fizik kyç përgjegjës për të ardhmen e vendit.

Njerëz si Adela janë viktima të shoqërisë të varfër humaniste, janë viktima të familjes që nuk arrijnë të kuptojnë problemin edhe në rastin “sikur” nuk merren fare me rrugën “SI”, si do ta zgjidhim?

LEXO EDHE:  “Ish deputetë të PD-së të përfshirë në dosjen e 600 kg kokainë”/ Akuza e fortë e analistit

Adela është viktimë e Depresionit? Po shoqet e Adelës çfarë bënë, e dinin ato çfarë është dhe çfarë e stimulon depresionin? A lexojnë shoqet e Adelës? A është miqësia një vlerë tjetër e humbur e këtij vendi? A ndjekin ato vetëm shembujt “Made in Luxury” që keqpromovohen? Po psikologë kemi ne në çdo institucion përkatës?! KUSH E VRAU ADELËN?

Jemi vendi që sdimë ku kemi kokën dhe se kam shpresën se do ta gjejmë kush e vrau Adelën. Jemi vendi që asnjë se di ku e ka vendin. Edhe sa Adela të tjera do na e vrasin shpresën dhe të ardhmen?/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE