LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëviznin me shpejtësi skëterrë/ Policia u heq patentën 14 shoferëve gjatë natës

27 Tetor 2019, 08:32, Kronika CNA
Lëviznin me shpejtësi skëterrë/ Policia u heq patentën

Policia Rrugore ka shtrënguar masat penalizuesë për drejtuesit e mjetëve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Kështu gjatë natës, mësohet se  në autostradën Tiranë-Durrës janë gjobitur me heqje patente 14 drejtues mjetesh për tejkalim shpëjtësie.

Policia sqaron se pavarësisht faktit se janë shtuar kontrollet , sërish shumë drejtues që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimi.

?Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara. Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve. Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ? shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ?.

145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.
Destinacioni??????????
Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.
???
#zbatorregullatudhetoisigurt?, shkruhet në faqen zyrtare të policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga