Connect with Us

Kryemadhi në Samitin e Paqes/ Këmbanë alarmi për familjet shqiptare

Politikë

Kryemadhi në Samitin e Paqes/ Këmbanë alarmi për familjet shqiptare

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në në Festivalin e Paqes dhe Familjes, pjesë e Samitit për Paqe në Evropën Juglindore.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka theksuar problemet më të mëdha që përballen sot familjet shqiptare.

Sipas saj familjet shqiptare edhe pse janë të varfra janë të mbushura me dashuri.

“Dua që nga kjo sallë që për hir të së vërtetës është një sallë që ne e kemi mbushur me kujtime poltike dhe kemi folur për politikë, por sot kjo sallë duket shumë më e bukur sepse flitet për gjënë më të shtrenjtë, për familjen. Dashuria dhe respekti fillon në familje, në lagje në qytet dhe në atdhe.
E djeshmja ka kaluar e nesërmja do ende kohë të arrijë, ne kemi në dispozicion të sotmen. Është familja tradicionale shqiptare ajo që na ka dhënë forcë si popull për të përballuar sfidat më të mëdha ndër shekuj. Familja shqiptare megjithëse e varfër është e mbushur plot me dashuri”, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Itali, ministria e Drejtesise i paguan 1.6 milione euro familjes shqiptare

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek emigracioni, tek numri i lartë i të rinjve shqiptarë që duan të largohen nga vendi.

“Dua të ndalem te disa probleme që shqetësojnë familjet shqiptrare. Të rinjtë duan të largohen nga ky vend sepse politika nuk jep shpresë.
Kjo është një këmbanë alarmi për ata që duan ta dëgjojnë dhe ata që s’ duan.
Biznesi i vogël dhe i mesëm ku të punësuarit janë anëtarë të së njëjtës familje janë nën presion nga taksat e shumta, kjo po sjell largimin e shtresës së mesme në emigracion.
Familjet fermere dhe ato që merren me bujqësi janë në kufijtë e mbijetesës.
Për mua si nënë por edhe si drejtuese e një force politike angazhohem duke menduar dhe duke besuar se e ardhmja e këtij vendi është e ardhmja e të rinjve shqiptare.
Ne duhet të ndezim dritën e shpresës për rininë shqiptare, kjo do të arrihet përmes reformave të thella”, tha Kryemadhi gjatë fjalës së saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta uron perandorin japonez/ Partner i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar perandorin japonez Naruhito i cili feston 60- vjetorin këtë vit.

Meta shprehet se Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.’

“Në emrin tim si President i Republikës dhe popullit të Shqipërisë, do të doja të dërgoja urime të ngrohta për Madhërinë e Tij, Perandorin, me rastin e ditëlindjes së tij më 18 shkurt dhe ta uroj Japoninë në këtë ditë Feste Kombëtare.

Isha me të vërtetë i nderuar të vizitoja Japoninë në muajin tetor, duke sjellë angazhime konstruktive këtë vit midis udhëheqjes së dy kombeve tona, ndërsa ne punojmë së bashku për të adresuar sfidat globale. Japonia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

LEXO EDHE:  Tragjedi në familjen shqiptare/Këngëtari shqiptar vret gruan, vajzën dhe veten

LEXO EDHE:  Tragjedi në familjen shqiptare/Këngëtari shqiptar vret gruan, vajzën dhe veten

Japonia dhe Shqipëria kanë krijuar një partneritet efektiv bazuar në vlerat dhe interesat tona të përbashkëta. Shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmën bujare teknike dhe financiare të dhënë ndër vite, që kanë forcuar më tej ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Ne i lavdërojmë përpjekjet e Japonisë për forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e fuqizimit të grave, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përgjigjen bujare ndaj sfidave globale dhe forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë botën.

Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të aleancës tonë të palëkundur me Japoninë përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm në vitet në vazhdim.

Ne i urojmë popullit japonez paqe dhe begati edhe në vitet e ardhshme.”, shkruan Meta në urimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që, deri më tani, kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Denoncimin Gazment Bardhi e bëri nga studioja e TV “ABC NEWS” ku deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për Bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se kryetari i një Bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

LEXO EDHE:  Varfëri ekstreme në vend/ Shqiptarët të mbytur në borxhe

LEXO EDHE:  Varfëri ekstreme në vend/ Shqiptarët të mbytur në borxhe

“Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Shqiptarët “trondisin” Gjermaninë/ 52-vjeçari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

LEXO EDHE:  Shqiptarët “trondisin” Gjermaninë/ 52-vjeçari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE