Connect with Us

Humb betejën me sëmundjen/ Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Kultura

Humb betejën me sëmundjen/ Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Publikuar

-

Ndërron jetë në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur Shpresa Bërdëllima.
Mësohet se aktorja ka ndërruar jetë në Bruksel, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Bërdëllima luftonte prej dy vitesh me sëmundjen,por nuk ka mundur të fitojë “betejën”.

Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 Prill 1959.

U angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe” ne vitin 1978 nga Gezim Erebara ku ka interpretuar me sukses disa role si tek filmi “Pertej mureve te gurta” (1979), “Era e ngrohte e thellesive” (1982), “Te shoh ne sy” (1985), “Kur ndahesh nga shoket” (1986), “Kur hapen dyert e jetes” (1986), “Nje vit i gjate” (1987), “Hetimi Vazhdon” (1987), “Flutura ne gabinen time” (1988) dhe “Mirela” (1990).

LEXO EDHE:  “Sa shumë do na mungosh i miri ynë!”/ Ditë zie në familjen e deputetes socialiste

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kultura

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Publikuar

-

Nga

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompozitori i madh Agim Krajka. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga i biri Ulis Krajka.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë treguar dhimbjen e tyre për humbjen e kompozitori të madh. Një ndër to është dhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka kujtuar disa nga krijimet më të njohura të kompozitorit.

Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare. Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!”, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Publikuar

-

Nga

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme kompozitori i madh Agim Krajka.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i kompozitorit Ulis Krajka, i cili njofton lajmin e hidhur për miqtë.

I madhi Krajka, i vlerësuar me çmimin “artist i popullit”, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një dosje të pasur muzikore.

Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash, pasi ai ka shkruar muzikë në shumë zhanre.

Krajka ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

LEXO EDHE:  Luajti në krah të “Agjentit 007”/ Aktorja e famshme ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

LEXO EDHE:  Denoncim-I riu humb jetën në vendin e punës/ Policia fsheh ngjarjen?

Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Humbja e regjisorit Gjonaj/ Djali i artistit prek me dedikimin: Ishte idhulli im

Publikuar

-

Nga

Humbja e regjisorit Gjonaj/ Djali i artistit prek me dedikimin: Ishte idhulli im

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj, në moshën 74-vjeçare.

Për humbjen e tij ka bërë një dedikim edhe djali i artisti Genti Gjonaj, i cili tregon se e kishte idhull të atin dhe e cilëson si një baba apo gjysh të mirë dhe të urtë.

Ai rrëfen se regjisori humbi jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa deklaron se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër në Sharrë.

Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijeve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 28 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë.

Ne, femijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja.

Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën.

Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…”, shkruan Genti Gjonaj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE