Connect with Us

E rëndë në Itali/ Shqiptari vret kunatin me armë

Kronika

E rëndë në Itali/ Shqiptari vret kunatin me armë

Publikuar

-

Policia italiane arreston shqiptarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku protagonistë ishin dy shqiptarë.

Një shqiptar mbeti i vrarë me armë gjahu nga kunati i tij. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Nettuno të Italisë, një zonë afër Romës, në orën 12.30, pas një grindjeje mes të afërmve.

45-vjeçari e ka goditur me një shkop kunatin 50 vjeç dhe ky i fundit iu përgjigj, duke e qëlluar me armë.
I plagosuri ndërroi jetë menjëherë, si pasojë e plagëve të rënda.
Ndërkohë identiteti i dy shqiptarëve nuk dihet ende./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U ekzekutua me 27 plumba/ Zbardhet vrasja e 26- vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Peqini u trondit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga breshëri plumbash.

Sipasojë e kësaj ngjarje humbi jetën 26- vjeçari Andi Zylfi, ndërsa mbeti i plagosur rëndë shoku i tij Ardit Uruçi, i cili mori një plumb në kokë dhe disa në këmbë.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj tyre.

LEXO EDHE:  Prostitucion dhe vjedhje/ Arrestohet shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  “Eja me armë”/ Zbulohen të tjera detaje në telefonin e të plagosurit në ish-Bllok

Ndërkaq, ekspertiza mjeko-ligjore, ka zbuluar se 26- vjeçari ka marrë 27 plumba në trup./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante drogë në Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një shqiptar ka rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim droge.

“La Rampa” raporton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Angjelo Veshi. I riu u kap në banesën e tij në rrethin Teano Versano, pas një hetimi nga Agjentët e Komisariatit të Sessa Aurunca.

Veshit iu gjet 30gr kokainë e pastër, e ndarë në doza, të mbajtura në zarfe celofani të mbyllura në nxehtësi, gati për t’u shitur në treg të zi.

LEXO EDHE:  Identifikohet viktima në Mat/U ekzekutua me breshëri kallashnikovi

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë në Itali/ Në pranga 9 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Gjithashtu 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe 1.500 €, të cilat dyshohet e shqiptari i ka përfituar përmes veprimtarisë kriminale.

Shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës së Santa Maria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për vjedhje/ Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një 39- vjeçar shqiptar, i dënuar për vjedhje me dhunë është ekstraduar sot nga Gjermania.

39- vjeçari, Ylli Sela, në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për “Vjedhje me dhunë”

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

LEXO EDHE:  Identifikohet viktima në Mat/U ekzekutua me breshëri kallashnikovi

LEXO EDHE:  Identifikohet viktima në Mat/U ekzekutua me breshëri kallashnikovi

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

 

LEXO TE PLOTE