LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi i negociatave/ Meta: “JO”-ja ishte e pritshme

27 Tetor 2019, 10:45, Politikë CNA
Dështimi i negociatave/ Meta: “JO”-ja ishte e pritshme

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për ?News 24? ka folur për ?JO-në? e Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Sipas Metës, një vendimarrje pozitive në këtë rast do të ishte jaashtë historikut të vendimarrjes së Bashkimit Europian pasi nuk i kemi bërë detyrat e shtëpisë.

?Në vlerësimin tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme të shtuara negative, përkeqësuese, në raport të paktën me një vit më parë, ishte evidente që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në Bashkimin Europian.

Vendimi për mua ishte në përgjithësi i pritshëm, pavarësisht se do dëshiroja që vendet të cilat kushtëzuan këtë vendimmarrje në fund fare të kishin ndjekur shembullin e Gjermanisë, të Bundestagut, që për herë të parë në historinë e tij bëri një invencion, një shpikje në një qëndrim i cili është mjaft i komplikuar, por në tërësi është një qasje konstruktive për të dhënë një dritë jeshile.

Por duke bërë të qartë të gjitha kushtet që nuk janë plotësuar deri tani e që do të duhen të plotësohen derisa realisht të fillojnë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian?,? theksoi Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga