Sociale
Albin Kurti rrëfen ‘sekretet’ e jetës personale/ Njohja me gruan norvegjeze dhe ‘zbutja’ e tij pasi u bë baba

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ndryshe nga herët e tjera ka rrëfyer për një pjesë tepër sensitive të jetës së tij personale, njohja me bashkëshorten e tij, Rita Knudsen Augestad.
“Me gruan time, unë jam njohur në Prishtinë. Ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji”, shprehet Kurti teksa shton se ka qenë pikërisht interesimi i tyre për të njëjtat fusha që ka bërë të jenë bashkë.
Referuar zërave se bërja e tij baba ka ndikuar në zbutjen e bindjeve të tij radikale , Kurti tregon se protestat me gaz lotsjellës dhe rrëmujat në Parlament i bënte në kohën kur vajza e tij ka qenë 1 vjeç e gjysëm, kështu që ky nuk ishte shkak.
“Në vitin 2014 ka lindur vajza ime. Unë jam arrestuar disa herë prej atëherë, për përdorimin e gazit lotsjellës që e merrnim nga policia kur nuk shpërthente në protestat tona dhe e sillnim brenda Kuvendit për të paralajmëruar se Kosova po bosnjëzohet. Kjo është bërë pikërisht në kohën kur vajza ime ishte pikërisht një vjeç e gjysëm, kështu që unë nuk mendoj se rrethanat familjare më kanë ndryshuar shumë në këtë aspekt.Natyrisht që nuk jam i njëjti si me familje dhe si pa familje, por përsa iu përket bindjeve politike, veprimeve që ndërmarrë fjalëve që them, aktiviteteve që shkojë, nuk ka dallime.
Me gruan time, unë jam njohur në Prishtinë. Ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji. Me këtë rast përsa i përket interesimit të saj për politikë dhe histori kam vënë re se ky ka qenë interesim i yni i përbashkët, edhe pse ajo i ka më tepër teorike ndërsa unë i kam vënë në praktikë.
Mes jetesës këtu dhe atje, vajza dhe bashkëshortja kalojnë kohë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, ne gjatë verës shkojmë më shumë në Norvegji. Gruaja ime ka familjen atje dhe natyrisht unë do jem përgjegjës para qytetarëve të Kosovës, por kjo s’do të thotë që unë s’do shkojë asnjëherë në Norvegji”, ka përfunduar Kurti./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...