Connect with Us

Veliaj i sulltan Erdoganit, marrëveshje me biznesmenin e Gylenit

Politikë

Veliaj i sulltan Erdoganit, marrëveshje me biznesmenin e Gylenit

Publikuar

-

Ndodh vetëm në Shqipëri. Një gylenist dhe një erdoganist, arrijnë të firmosin marrëveshje bashkëpunimi.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të nënshkruar, sikurse u raportua një ditë më parë në media, mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Sipas asaj që u raportua në media, marrëveshja në fjalë thuhet se iu shërben të rinjve, të cilët me kartën e studentit do të mund të përfitojnë shërbimë falas apo çmime më të ulta në këtë spital.

Deri këtu, gjithçka është në rregull. Sigurisht nëse ajo çfarë trumbetohet në media, është e vërtetë, pasi jo pak herë propaganda e Lali Erit, është krejt ndryshe nga realiteti.

Por, ka disa detaje të cilat, duhet të sqarohen për qytetarët.

Që një Eroganist të bashkëpunojë me një gylenist duket pak e vështirë, vetëm nëse pas këtij bashkëpunimi fshihen interesa më madhore, që sigurisht kanë të bëjnë me tendera apo të tjera si këto.

Kujtojmë këtu “lëpirjen” që Erion Veliaj bëri ndaj presidentit turk, Rexhep taip Erdogan, vetëm disa muaj më parë, kur në Tiranë u zhvillua ceremonia e përurimit të memorialit për të rënët në grushtin e shtetit në Turqi.

Që në fakt, memoriali në fjalë ishte për nder të fitores së madhe të Erdogan kundër të të ashtuquajturve puçistë të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Se çfarë lidhje ka Shqipëria dhe shqiptarët me grushtin e shtetit në Turqi, këtë mund ta dijë vetëm Erion Veliaj. Por, fakti është se ky memorial është antihistorik dhe antikombëtar. Që të bën të mendosh se përtej faktit se është një akt i paprecedentë,  ishte dhe një gjest vasaliteti i Erion Veliajt përballë presidentit të Turqisë,

Por me memorialin i ngritur në përkujtim të fuqisë erdoganiste të pushtetit, Veliaj tregon edhe “lidhjen” e fortë me presidentin turk.

Por, duke u rikthyer në ngjarjen e mësipërme, sjellim disa detaje edhe për Klodian Allajbeun, oligarkun e shëndetësisë që nga një mjek i thjeshtë, sot zotëron miliona euro pasuri, pikërisht falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara nga qeveria e majtë.

Klodian Allajnbeu, një gylenist oligark në shëndetësinë shqiptare, sipas asaj çfarë shkruhet në media, deri në vitin 2007 kishte një pasuri modeste, por falë bashkëpunimit me “Erdoganistët” e qeverisë shqiptare, sot qarkullon miliona euro.

Pak kohë më parë, gazeta Shqip, shkruante se Klodian Allajbeu sot zotëron 5 spitale private, një seri biznesesh për pajisje mjekësore, 2 koncesione shëndetësie, kompani për prodhim energjie elektrike si dhe monopolin e tregut ushqimor në Tiranë. (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, CNA.al ka raportuar më parë, sesi oligarku i shëndetësisë, ndikoi në emërimin e një gylenisti në krye të ANTA-s.

Në prill të vitit 2019, Qeveria shqiptare emëroi Mina Kustën, drejtorin e ri të agjencisë së kontrollit ajror.

Por, ai që duket se fshihet pas këtij emërimi është Klodian Allajbeu.

Përtej lidhjeve me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukun, Mina Kusta dhe Klodian Allajbeu kanë qënë shokë të ngushtë dhe kanë mbaruar të dy kolegjin turk.

Mina Kusta, i njohur si gylenist, ka qënë i pari në listën e qeverisë Turke dhe ambasadës së saj në Tiranë për personat gylenistë që zhvillonin aktivitet në Shqipëri, pas grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi.(Lexo këtu)

Pra, një gylenist me një erdoganist paskan nëshkruar një marrëveshje, që supozohet që do u shërbejë qytetarëve shqiptarë, por që nëse u kthehesh detajeve dhe rrjedhës së ngjarjeve e kupton lehtësisht se kujt do ti vlejnë në fakt këto marrëveshje.

Por, ndoshta mund të ketë një anë pozitive. Ku i dihet, Allajbeu dhe Lali Eri ndoshta do bëjnë pajtimin e rrymave që përplasen në Turqi./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Videoja e Metës”/ Gjata: I bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Presidenti i bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës”, kështu është shprehur juristi Çlirim Gjata nga studio e emisionit “Opinion” teksa komentohej deklarata e Metës  për zotërimin e videove që kompromentojnë KED-në.

Teksa komenton qëndrimin e Metës referuar radhës për  përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, Gjatë është shprehur se “të drejtën për pezullimin e veprimit Administrativ, Presidentit ja jep neni 66 të Kodit të Procedurës Administrative”.

“Presidenti detyrohet t’i bëjë gjërat publike sepse e di që askush nuk lëviz në Prokurori pa urdhër të Edi Ramës.

Presidenti ka respektuar nenin 179 pika 2 që po u zgjodh një anëtar nuk mund të zgjidhet tjetri sepse rradha i takon Parlamentit. Loja me data e Dvoranit e ka bërë Parlamentin që të mund të zgjedh ditën e fundit, duke i djegur afatin 3 ditor Presidentit.

LEXO EDHE:  Veliajt i del sërish bllof propaganda/ Ja nga çfarë u rrezikohet jeta çdo ditë qyetarëve

Kështu Presidenti ka vënë në përdorim nenin 66 të Kodit të Procedurës Administrative që e detyron Presidentin ta pezullojë veprimin Administrativ (dekretimin në këtë rast) kur ka një fakt pengues, pra radha që në këtu tashmë me plotësimin e vakancës së parë të Presidentit do t’i takonte Parlamentit.

Prandaj ka dalë me një vendim tjetër që thotë se pezullon veprimin administrativ, sepse pa mbaruar tjetri nuk mund të fillosh ti”, është shprehur Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëzisht budallenj”/ Meta shuplakë Bashës e Kryemadhit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur edhe një herë kritikat e tij ndaj opozitës për rrugën që mori me djegien e mandatëve dhe mos hyrjen në zgjedhje.

I ftuar në studion e “Open”, Meta u shpreh se u treguan marrëzisht budallenj, pasi i kishin të gjitha mundësitë për të fituar.

“Ja kam thënë Berishës, Bashës e Kryemadhit. E para ishin marrëzisht budallenj sepse nuk po flisnin me një njeri që do reflektonte.

Opozita i kishte të gjitha mundësitë të merrte të gjitha përgjegjësitë dhe të qëndronte në Parlament. Pavarësisht nga përpjekja e disa ambasadorëve për të bërë lojrat e Edi Ramës, opozita kishte Kushtetutën dhe kjo nuk është pak. Opozita do të fitonte bindshëm po të hynte. Opozita pa marrë pjesë i vërtetoi manipulimiet. Po lëre, lëre, lëre, dhe pastaj fajin e ka Presidenti.

LEXO EDHE:  Prokuroria përfundon hetimet, çon në Gjykatë dosjen e Astrit Veliaj

Unë e di që ky do ti kapi të gjitha e si shofer pa frena bën hatanë. Por opozia ka përgjegjësi të jashtëzakonshme për vendin, për gjërat që i ka bërë dhe si i ka bërë. Unë nuk dua të merrem shumë me opozitën sepse është shumë e lehtë ti biesh opozitës, po opozita duhet të gjejë vetvetën. Opozita mua për gjërat më të rëndësishme nuk më ka pyetur”, theksoi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë disa video kompromentuese”/ Paralajmëron Klodiana Lala: Fshihet më tepër se mbledhjet e KED

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e Kronikës, Klodiana Lala ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, se disponohen fakte dhe video të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që tregojnë shkeljet që janë tentuar t’i bëhen Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Lala ka paralajmëruar se burime zyrtare nga Presidenca konfirmojnë se nuk është vetëm një, por disa video që po përpunohen, të cilat shkojnë përtej asaj çka fshihet pas mbledhjeve me dyer të mbyllura të KED.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku pa shkollë/ Ish-zv.ministri i Ramës i “çjerr maskën” Veliajt

“Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”, është shprehur Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE