LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të pranojë se gabuan”/ Neritan Ceka godet Berishën

26 Tetor 2019, 19:25, Politikë CNA
“Të pranojë se gabuan”/ Neritan Ceka godet Berishën

Ish kryetari i Aleancës Demokratike, ish deputeti, ambasadori dhe historiani Neritan Ceka i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, u shpreh se opozita sot ndodhet përballë murit që ndërtoi vetë, atë të partisë shtet.

?Ka një reflektim nga opozita që ndodhet përballë murit që ndërtoi vetë. Murin e partisë shtet  e ndërtuan të dyja partitë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke menduar se do të ishin gjithmonë në krye të listave. Dhe janë në krye të listave, por kjo është një sakrificë e popullit shqiptar, se nuk është e tyre. Se të jesh në opozitë nuk është e vështirë, është komode, më komode se të jesh në pushtet. Ke të njëjtat privilegje dhe je dhe pa asnjë përgjegjësi.

Nëqoftëse ne nuk heqim partinë nga zgjedhjet dhe këtu është ai kompromisi i ndyrë që bënë me OSBE-në partitë poltike. Sa të jetë partia pjesë e zgjedhjeve, pjesë e administratës, në qoftëse në Komison Zgjedhorë do të kemi tre nga kjo parti dhe katër nga partia tjetër, nuk do të ketë zgjedhje të lira. Nuk ka rëndësi lista të hapura, lista të mbyllura, këto janë gënjeshtra. Nëse nuk largohen partitë nga menaxhimi i zgjedhjeve është e kotë të flasim për sistemin.

Për çfarë rrinë OSBE-ja këtu! Për çfarë rrijnë këta zotërinjt, për makinat, për vendet që kanë? Sa të jetë OSBE-ja nuk ka zgjedhje të lira dhe Partia Demokratike bën shumë gabim që shkon dhe ulet në tavolinë. Këta të huajt që kemi përqark janë bërë pjesë e folklorit. Na trajtojnë sikur të ishim indjan dhe i konsiderojnë këta udhëheqës piktoresk që kemi ne. Popullin e konsiderojnë sikur është i pakulturuar, myslimanë, ka lloj lloj paragjykimesh. Kjo është tragjedia që po jetojmë.”

Duke folur më tej, Ceka u shpreh se Berisha duhet të pranojë që ka gabuar në futjen e këtij sistemi.

“Unë kam dëgjuar Berishën kur tha problem më i madh i joni është partia shtet. Zoti Berisha të tregojë tani, se ka zë akoma, lë të thotë që bënë gabim me 26 maj.  Ta pranojë që është ai që ka kontribuar në futjen e këtij sistemi, të deformimit të vullnetit popullor dhe të thotë është koha për të bërë një Shqipëri tjetër” , u shpreh më tej Ceka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga