LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Supermafiozi Engjëll Agaçi rrëmben Portin e Durrësit/ Merr nën kontroll trafikun e kokainës?  

26 Tetor 2019, 11:08, Denoncim CNA
Supermafiozi Engjëll Agaçi rrëmben Portin e Durrësit/ Merr

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas emërimit të Pirro Vengut, si drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit.

Ndërkohë që Pirro Vengu më herët ka qënë drejtor kabineti në ministrin e Jashtme. Më pas ka shkuar në Kryeministri, ku ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit, Berisha shkruan se  drejtori i ri i Portit, mbështetet nga Engjëll Agaçi.

Ky i fundit, shkruan Berisha, po rrëmben Portin e Durrësit, pasi sipas tij sot ky është porti numër një destinacionit të kokainës në Europë.

Berisha hedh dyshime të forta se është pikërisht ky shkak që Agaçi kërkon të marrë nën kontroll Portin e Durrësit.

?Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!

Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.

Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. sb?-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Nga Ministria e Jashtme në Kryeministri/ Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit

Lajmet e fundit nga