Connect with Us

Kina është ekonomia e dytë në botë/ Pse kinezët rrezikojnë jetën për të emigruar në Britani?

Blog

Kina është ekonomia e dytë në botë/ Pse kinezët rrezikojnë jetën për të emigruar në Britani?

Publikuar

-

Nga Aimee Lewis “CNN”

* Vdekja tragjike e 39 kinezëve, brenda një kamioni të gjetur në një park industrial në Britaninë e Madhe këtë javë, ka ngjallur tmerr në mbarë botën. Policia angleze dyshon se emigrantët kinezë, janë pjesë e trafikut njerëzor, që menaxhon prej gati katër dekadash mafia kineze “Kokë-gjarpërinjtë”, dhe që ka lidhje edhe mafian italiane, Cosa Nostra.

Prokuroria ka nisur një hetime me akuzën e vrasjes, ndërsa kryeministri britanik Boris Xhonson, ka bërë thirrje që personat përgjegjës te kapen dhe nxirren para drejtësisë. Por një pyetje ka dominuar debatet mbi këtë ngjarje:pse qytetarët e ekonomisë së dytë më e madhe në botë, do të rrezikonin jetën e tyre për të emigruar ilegalisht në Britaninë e Msadhe?

Sipas Institutit të Politikave të Migracionit (MPI), nga 258 milionë emigrantë sot në botë, gati 10 milionë janë shtetas kinezë. Pra Kina është vendi i katërt më i madh të origjinës së emigrantëve. Shumica e tyre, gati 2.5 milionë banojnë në SHBA, 712 mijë në Kanada dhe 473,000 në Australi.

Rritja e shpejtë ekonomike e Kinës gjatë dekadave e fundit, e ka zgjeruar në mënyrë dramatike “gjurmën gjeopolitike dhe ekonomike të Kinës në të gjithë botën”. Për shembull, në Britaninë e Madhe u dhanë në vitin 2018 më shumë se 730.000 viza për shtetasit kinezë, ose 25 për qind e 2.9 milionë në total, një rritje prej 11 për qind krahasuar me një një vit më parë.

Zakonisht supozohet se emigrantët janë shpesh më të varfërit në shoqëri, dhe ata kërkojnë punë me aftësi të ulëta, ose ikin për shkak të terrorit. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, sidomos për emigrantët kinezë. “Nga Kina shpërndahet një gamë e madhe emigrantësh. Pra keni nga të gjitha kategoritë. Nga ata me aftësi të ulëta, tek ata me aftësi të mesme, dhe deri tek të shumë të kualifikuarit”- tha për CNN Natalia Banulesku-Bogdan, drejtore e asociuar e programit ndërkombëtar të MPI.

Tipikisht, emigrantët që udhëtojnë në Evropë ose SHBA, nuk janë “më të varfërit e të varfërve”, mendon ajo, pasi lëvizja kërkon burime të mëdha financiare, pavarësisht nëse ata emigrojnë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. “Nëse udhëtoni përmes kanaleve të rregullta, duhet të merrni masat për pasaportat, tarifat që ka viza”- thekson ajo.

“Ndërkohë nëse jeni duke udhëtuar nëpër kanale ilegale, trafikantët kërkojnë shpesh tarifa mjaft të larta. Për më tepër, kjo kërkon një rrjet mjaft të sofistikuar njerëzish jashtë vendit. Shpesh, ata që largohen janë familjarët që kanë aktualisht njerëz jashtë vendit”- mendon ajo.

Emigrimi i kinezëve, ka shumë forma. Ekspertët thonë se ajo ku zgjedhin të jetojnë qytetarët shumë të aftë, ndryshon nga ajo e bashkatdhetarëve me pak kualifikim. “Njerëzit me shkollë të lartë, synojnë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, dhe në vendet e tjera me të ardhura të larta. Ndërkohë ka alternativa të tjera si punëtorë ndërtimi në Afrikë ose Evropën Lindore”- shprehet tha Banulesku-Bogdan.

Sipas MPI, 10-20 për qind e emigrantëve kinezë shkojnë në Afrikë. Ata janë të shumëllojshëm në aspektin e përkatësisë së tyre socio-ekonomike, profesionit dhe moshës, duke filluar nga diplomatët apo punonjësit humanitarë, deri tek punëtorët që punojnë në projekte të ndryshme të infrastrukturës.

Shumë studentë kinezë, studiojnë edhe jashtë vendit. Në Britani, studentët kinezë kanë marrë gati 100.000 viza studimi të nivelit 4, ndërsa në botë marrin në total rreth 40 për qind të tyre. Ekonomisti Kristian Dastman nga Qendra për Kërkime dhe Analiza mbi Emigracionin me qendër në Londër (CReAM), thotë se shumë studentë kinezë në Britani, vijnë nga familje të pasura.

LEXO EDHE:  A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

“Ata janë në gjendje të paguajnë tarifat e larta, dhe të jetojnë në qytete të shtrenjta si Londra”- thotë ai për CNN. Sipas raportit vjetor të 2018-ës të qeverisë britanike mbi skllavërinë moderne, Kina është vendi i katërt më i zakonshëm i origjinës për viktimat e skllavërisë moderne në Britani, pas vetë Britanisë, Shqipërisë dhe Vietnamit.

Në vitin 2017, 293 viktimat e mundshme të skllavërisë moderne në Britani, u raportuan se ishin me origjinë nga Kina. Por Dastman shton se numri i emigrantëve ilegalë kinezë në Britani është ende i vogël, në krahasim me ata në vendet mesdhetare si Spanja dhe Italia, kryesisht për shkak se është më e vështirë të hysh në Mbretërinë e Bashkuar.

“Emigrantë të paligjshëm nga Kina, ka në të gjitha vendet evropiane. “Një nga destinacionet kryesore është Italia. Ata merren aty me industrinë e tekstilit, ku janë të gatshëm të punojnë me paga të ulta. Italia ka një ekonomi të madhe në të zezë, ku gjen shumë migrantë nga Kina dhe Lindja e Mesme”- deklaron Dastman.

Po pse kaq shumë kinezë, janë të gatshëm të emigrojnë ilegalisht, duke rrezikuar edhe sjetën? Në Kinë, emigrimi i madh nga zonat rurale drejt atyre urbane, mundësoi bumin ekonomik në vend. Reformat e pensioneve, ndihmoi në nxjerrjen e shumë qytetarëve nga varfëria.

“Kina është zhvilluar në një mënyrë dramatike, varfëria është ulur ndjeshëm, kushtet ekonomike janë përmirësuar. Nëse kjo do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në të ardhmen, kjo është e diskutueshme. Gjithçka që kam parë gjatë viteve të kaluara, ka qenë vërtetë pozitive. Por kjo nuk do të thotë se ka pasur disa grupe njerëzish, që mund të kenë vuajtur më shumë se të tjerët”- thekson Dastman.

Banulesku-Bogdan, thotë se duke u bërë më i pasur, Kina u shndërrua në një shoqëri më pak e barabartë. “Mundësitë brenda një vendi kaq të madh sa Kina, nuk janë shpërndarë në një mënyrë të barabartë. Ka shumë njerëz të pasur, por edhe shumë të tjerë që jetojnë në varfëri ekstreme”- thekson ajo.

Sipas Institutit të Politikave të Emigracionit, shtetasit kinezë kanë emigruar për shumë arsye ndër vite, duke përfshirë shtypjen politike, politikën e një fëmije dhe dëshirën për të studiuar jashtë vendit. Por metodat për të ikur nga vendit ndryshojnë shumë.

“Mundësitë për të emigruar, nuk janë të disponueshme në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe këtu ndodh edhe kontrabanda dhe trafikimi, veçanërisht trafikimi i qenieve njerëzore”- thekson Banulesku-Bogdan./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

Publikuar

-

Nga

Nga Lily Kuo “The Guardian”

* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtur një ditar javët e fundit, ndërsa koronavirusi ka kapluar qytetin e saj të lindjes, Vuhan. “Sot është dita e gjashtë e karantinës në Vuhan. Mendova se familja ime, e penguar të dalë jashtë banesës, do të ishte të paktën e sigurtë”-shkroi ajo më 29 janar nga Italia, ku po studion në vitin e fundit në një universitet.

Babai 54-vjeçar i Liu, Liu Daoju, që pati dhimbje fyti dhe kollë 5 ditë më parë, sapo kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit të ri. Gjyshi i saj 90-vjeçar, Lei Ruting, po shfaqte simptoma edhe më serioze: ethe të forta, dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Të gjithë në familjen time, janë jashtëzakonisht të shqetësuar”- shkroi ajo. Megjithatë, e mbylli shënimin e asaj dite me optimizëm. “Ne besojmë se gjithçka do të jetë në rregull. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve, që po e luftojnë këtë virus. Faleminderit të gjithëve atyre, që na kanë ndihmuar”- shkroi ajo.

Por 3 ditë më vonë, edhe ai optimizëm ishte zhdukur. “Më 2 shkurt në orën 15:08 të pasdites me orën lokale të Pekinit, gjyshi im ndërroi jetë nga ‘pneumonia e panjohur’. Ai sapo kishte mbushur 90-vjeç muajin e shkuar. Kishte qenë gjithnjë i shëndetshëm”-shkruante Liu shumë e shqetësuar.

“Ndihem shumë më tepër se sa e pikëlliuar, ndjehem e zemëruar”- shtoi ajo. Koronavirusi, i njohur tashmë zyrtarisht si Covid-19, u ka marrë jetën të paktën 1.380 njerëzve në Kinë, me më shumë se 1.300 vetëm në provincën Hubei. Vuhan, kryeqyteti i provincës, dhe vendi ku u shfaq për herë të parë virusi, ka pësuar numrin më të madh të viktimave, 1.016.

Familja e Liu, është një nga qindrat që jo vetëm kanë humbur një familjar nga virusi, por që është përpjekur t’i mbijetojë atij. Disa ditë para se të vdiste gjyshi i saj, ai kishte ethe gjatë gjithë natës. Kur të afërmit thirrën një ambulancë, mjekët u thanë se në spital nuk kishin asnjë lloj kure për këtë sëmundje.

“Nëse ai vërtet vuan nga virusi, ne s’mund të bëjmë asgjë. Po ta çoni në spital, askush nuk do të kujdeset për të”-thotë Liu, duke treguar këshillat që iu dhanë familjes së saj. Pas udhëzimeve, familja kontaktoi komitetin vendor të lagjes – që merret me karantinën dhe transportin e pacientëve në spitale – por nuk iu dha ndihmë.

E dëshpëruar, Liu e tregoi historinë e familjes së saj në Weibo, rrjeti më i madh social në Kinë, duke u lutur për ndihmë. Ajo kontaktoi ndërkohë mediat lokale, të cilat e raportuan historinë e saj. Në fund, mjekët erdhën në shtëpinë e tyre, morën një mostër gjaku nga gjyshi i saj, dhe e këshilluan të shkonte diku për të bërë testin e plotë diagnostik, analiza që janë të vështira të kryhen në të gjithë qytetin.

Por familja e saj u këshillua të ndalte apelet për ndihmë në internet, dhe të postonte vetëm mesazhe “pozitive”. Një gazetar dhe një mik i familjes, i ndihmoi të gjenin një spital që mund të kryente të gjitha analizat. Duke parë fotot dhe videot e gjyshit në spital, Liu u ndje e lehtësuar. Por të nesërmen, Lei vdiq para se të dilnin përgjigjet e analizave.

Trupi i tij, u dërgua menjëherë në krematorium pas një ceremonie të shkurtër mortore. Familjes nuk iu lejua të merrtë pjesë apo të mblidhte hirin. Tani, familja e Liut po lufton për të shpëtuar të atin e saj, një skenar ky gjithnjë e më i zakonshëm, teksa pacientët e sëmurë largohen nga spitalet e mbipopulluara për të qëndruar në shtëpi në karantinë, dhe shpesh përfundojnë duke infektuar anëtarët e tjerë të familjes.

LEXO EDHE:  Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

LEXO EDHE:  Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme

Familja nuk është e sigurtë, se si mund të jenë prekur nga virusi gjyshi dhe babai. Por pak kohë para se qyteti të vendosej nën karantinë, ata të dy kishin vizituar miq dhe fqinjë, të cilët më vonë u zbuluan se ishin të infektuar. Në këtë rajon, janë infektuar më shumë se 50.000 njerëz.

Babai i Liu, ndodhet në spital që nga 29 janari. Ata arritën të gjejnë një shtrat përmes miqve të familjes. Për t’iu nënshtruar diagnozës, atij iu desh të shkonte dhe largohej disa herë nga spitali, duke ecur thuajse 25 km më këmbë, ndërsa vuante nga ethe të forta.

Liu foli në telefon derisa e lejoi bateria e telefonit. Mjekët i thanë se babai i saj ishte personi më optimist i pavionit. Ai u tha familjarëve, se do të ishte më mirë pas 3 javësh. I ati i saj është jashtëzakonisht aktiv, nuk pi alkool apo duhan, dhe luan 3 herë në javë badminton (një lojë e ngjashme me tenisin). Ai ecën gjithmonë 10.000 hapa në ditë.

Por gjendja e tij është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Më 10 shkurt, në rastin e ditëlindjes së tij, Liu realizoi një video me miqtë nga e gjithë bota, duke i uruar babait të saj një jetë të gjatë dhe shërim të shpejtë. Por atë ditë, spitali i kërkoi nënës së saj të nënshkruante një formular që konfirmonte gjendjen e tij kritike.

Më vonë, nëna e Liut i tha të bijës se mushkëritë e tij kishin pushuar së funksionuari. Babai i saj ndodhet tani i shtruar në reanimacion, i lidhur me një pajisje që e pompon dhe i oksigjenon gjakun. Liu është veçanërisht e zemëruar, pasi është urdhëruar të mos postojë asnjë gjë mbi sëmundjen në internet.

Në fillim të këtij muaji, llogaria e saj WeChat u bllokua. Të atit i është hequr telefoni, dhe ajo nuk ka mundësi të bisedojë me të. Përhapja e virusit, ka shkaktuar një nivel të rrezikshëm të zemërimit të publikut ndaj Partisë Komuniste në pushtet. Banorët janë të zemëruar me reagimin e ngadaltë të autoriteteve ndaj virusit, duke lejuar që ai të përhapej për javë të tëra.

“Për regjimin, ky virus ka qenë si Çernobili për Bashkimin Sovjetik. Menjëherë gjithçka vazhdoi si më pare”- thotë Viktor Shih, ekspert mbi politikën kineze në Universitetin e Kalifornisë bë San Diego. Sipas tij, shumë njerëz e kanë humbur tashmë besimin se partia është në gjendje të qeverisë Kinën.

“Nëse kjo ndodh vërtet, efektiviteti i dekreteve të qeverisë do të bjerë me kalimin e kohës, pasi zyrtarë të nivelit më të ulët dhe njerëzit do rezistojnë në mënyrë pasive. Vetëm koha do ta tregojë këtë ”- thekson ai. Liu shpreson se babai i saj do të shërohet së shpejti, dhe ajo do të ketë mundësi ta marrë me vete në Evropë, për të harruar atë përvojë traumtike.

Por familja e saj po e vuan ende humbjen e gjyshit. Nëna e saj, rri në shtëpi vetëm me të motrën. Ajo qan herë pas here. Vetë Liu nuk po përqëndrohet dot në studimet e saj për arkitekturë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A e ka ndryshuar Trump, kursin e politikës së jashtme amerikane?

Publikuar

-

Nga

Nga Jacob Heilbrunn ”National Interest”

* Kur Donald Trumpi, mbajti fjalimin e tij të parë mbi politikën e jashtme gjatë fushatës presidenciale më 27 prill 2016, në Hotelin “Mayfloë” në Uashington, ai tha ishte koha për një ndryshim thelbësor në qasjen e SHBA-së, si ndaj aleatëve, ashtu edhe ndaj kundërshtarëve.

Tani që fushata presidenciale e 2020-ës ka filluar, ia vlen të pyesim: A e ka ndryshuar thellësisht Trump kursin e politikës së jashtme amerikane?

Trump e cilësoi Luftën e Ftohtë, si një epokë të madhështisë amerikane. Por ai argumentoi se triumfalizmi që ishte shfaqur pas rënies së Murit të Berlinit, shkaktoi katastrofat që pasuan në Lindjen e Mesme, kur administrata e Xhorxh W.Bush ndërmori një përpjekje për ta shndërruar rajonin brenda natës në një bastion të demokracive të stilit perëndimor.

Problemet vetëm sa u ndërlikuan, nga ndërhyrja e presidentit Barak Obama në Libi. Qasja e Trump ishte i ashpër. Ai tha se Obama e kishte zhytur Amerikën në borxhe të mëdha. Së dyti, ai deklaroi se aleatët e Amerikës, nuk po i përmbushin detyrimet e tyre financiare për një mbrojtje të përbashkët. Së treti, tha se aleatët e SHBA-së ishin gjithnjë e më të bindur se Uashingtoni ishte një mik i paqëndrueshëm.

Trump e denoncoi “marrëveshjen shkatërruese të Obamës me Iranin”. Së katërti, Trump pretendoi se nën Obamën, Amerika nuk po respektohej më jashtë vendit. Së fundmi, ai tha se ishte kritike që Amerika të braktisë ”biznesin e ndërtimit të kombeve”, dhe të fokusohet në “krijimin e stabilitetit në botë”.

Nuk ka asnjë dyshim, se Trumpi është përpjekur të mbajë një numër premtimesh nga ato që ai bëri gjatë fushatës. Sesa është relizuar kjo, është një çështje tjetër. Në Lindjen e Mesme, Trump u bazua tek politikat e Obamës, dhe ia doli të arrijë qëllimin e tij për të shkatërruar ISIS-in.

Ai ka ndezur debatin mbi Izraelin, duke e njohur në thelb pushtimin e tij jo vetëm të Lartësive Golan, por edhe duke mbështetur një plan paqeje, që do t’i japë mundësi Izraelit të aneksojë një zonë të konsiderueshme të Luginës Jordan.

Por më këtë qasje, Trump mund të jetë duke e dënuar rajonin me trazira të mëtejshme, teksa palestinezët po e braktisin shpresën e tyre të zbehtë, se negociatat do t’i lejonin të formonin një shtet të tyrin funksional. Edhe mbi Iranin, Trump ka përmbushur në thelb premtimet e tij elektorale.

Ai doli nga marrëveshja bërthamore në majin e vitit 2018. Që atëherë, tensionet me Iranin kanë qenë në rritje, dhe Teherani nuk ka treguar asnjë gatishmëri për t’u përfshirë në bisedime me administratën Trump. Megjithë pohimet e Sekretarit amerikan të Shtetit Majk Pompeo, se politika e presionit maksimal po sjell suksese, rreziqet e një lufte, veçanërisht pas vrasjes në janar të kreut të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, Kasëm Sulejmani, nuk mund të nënvlerësohen.

LEXO EDHE:  “Ma kërkuan tokën për të mbjellë drogë”/ Reportazhi i CNA.al tregon se ç’po ndodh në fshatin ku u gjet thesari ilir

LEXO EDHE:  Foto/ Kë po tremb Kina? Nis stërvitjen me 300 luftëanije

Lëvizjet e Trump në Lindjen e Mesme, kanë tensionuar më tej marrëdhëniet me aleatët evropianë të Amerikës. Këmbëngulja e tij për një rritje të kontributeve financiare për NATO-n, ka qenë e dobishme. Por sugjerimet e tij, si ai për zgjerimin e kompetencës së NATO-s në Lindjen e Mesme, për të krijuar një “NATOME”, nuk janë pritur pozitivisht në Evropë.

Ndërkohë Trump e ka denoncuar Kinën, për praktikat e saj grabitqare në fushën e tregtisë, edhe pse e ka vlerësuar marrëdhënien e tij me presidentin kinez Xi Jinping. Por qasja e Trump rreth Kinës është kundërproduktive. Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare e administratës Trump për vitin 2018, e shpallte revizioniste si Kinën ashtu edhe Rusinë, ky që të dyja synojnë të krijojnë një botë “në përputhje me modelin e tyre autoritar, dhe që synojnë të diktojnë vendimet ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë së kombeve të tjera”.

Shumë njerëz në Uashington, demokratët dhe republikanë, janë bindur se një përplasje midis Kinës dhe Amerikës është e pashmangshme. Por ish-presidenti i Bankës Botërore Robert Zolik, na kujton rreziqet që vijnë nga ekzagjerimi i kërcënimeve të paraqitura nga Kina.

Kina është vërtetë një kundërshtare, por jo një Bashkim Sovjetik i ri. Ajo ka qenë një fuqi mjaft e përgjegjshme, edhe pse një forcë gjithnjë e më agresive. Pekini ndaloi në vitet 1990 testet bërthamore, dhe nënshkroi Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve. Ai ka bashkëpunuar për të penguar programin bërthamor të Iranit.

Pa ndihmën e Kinës, nuk do të jetë e mundur asnjë marrëveshje mbi armët bërthamore me Korenë e Veriut. Tani për tani, Trump mund të ketë mbështetur një luftë tregtare me Kinën, por tarifat që ai ka vendosur aktualisht, nuk po paguhen nga Pekini, siç këmbëngul ai, por nga konsumatorët amerikanë.

Gjatë 15 viteve të fundit, Kina ka qenë destinacioni me rritjen më të shpejtë të eksporteve, amerikane derisa administrata Trump miratoi politikat e saj proteksioniste. Por kjo nuk do të thotë se midis dy vendeve, nuk ka konflikte serioze strategjike. Gjithsesi, ato mund të menaxhohen nëpërmjet diplomacisë.

Zolik ka të drejtë:”Një rrëshqitje në konfliktin Sino-Amerikan – qëllimisht apo rastësisht – do të sillte kosto dhe rreziqe të pallogaritshme”. Edhe pse Trump është përshkruar nga disa analistë si një nacionalist konservator, ai ka qenë këmbëngulës në dëshirën e tij të dukshme, për të shmangur një konflikt të ri jashtë vendit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

U ul me helikopter ushtarak në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, historia e pazakontë e Robert Preston

Publikuar

-

Nga

* Pak pas mesnatës së 17 shkurtit 1974, mekaniku 20-vjeçar i helikopterëve ushtarakë, Robert Preston, hyri me makinën e tij në bazën Tipton Filld. Para se dikush ta ndalonte, ai do t’i hipte një helikopteri “Bell UH-1 Iroquois”, duke u nisur në një udhëtim në mes të natës.

“Unë doja të fluturoja. Doja që të ndihesha mirë, pasi më pëlqen të fluturoj”- do të deklarontë më vonë.Dhe nisi të fluturojë. Ai donte të bënte diçka, që nuk e kishte bërë askush më parë:të ulej në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë. Preston e dinte që asnjë pilot nuk mund të ulej aty pa pasur një lejë të veçantë, pa nënshkruar një mori dokumentesh, pa pasur vite trajnimi në fluturim, dhe mbi të gjitha jo nëse nuk je i caktuar të marrësh ose të lësh aty banorin më të rëndësishëm të Shtëpisë së Bardhë: presidentin e SHBA-së.

Një fakt të cilin Robert Preston e mësoi shumë shpejt. Para se të mbaronte ajo natë, ai do të qëllohej me armë, do të ndiqej, dhe gati do të rrëzohej bashkë me helikopterin që kishte rrëmbyer. Autoritetet kishin dhënë menjëherë alarmin. Ai vërejti se në lulishten përballë Shtëpisë së Bardhë kishte lëvizje të pazakonta.

Robert Preston po pritej aty poshtë nga dhjetëra agjentë të shërbimit sekret. Problemi që kishte policia ishte nuk e kishte idenë se ku do të shkonte piloti misterioz. Gjithsesi, duke qenë se helikopterët kanë tendencë të fluturojnë në lartësi të ulëta, ishte vetëm çështje kohe përpara se dikush ta vinte re atë.

Branda pak minutash, policia pati disa telefonata nga qytetarët që kishin parë një helikopter ushtarak që fluturonte në kuota të ulëta. Ndërkohë, Robert Preston ishte duke shkuar në Uashington. Në vitin 1974, hapësira ajrore mbi kryeqytetin amerikan patrullohej rreptësisht. Prandaj kur policia vuri re një helikopter të paregjistruar, që fluturonte midis Memorialit të Linkolnit dhe godinës së Kapitolit Hilli, ajo u alarmua.

Në Shtëpinë e Bardhë, agjenti i shërbimit sekret Henri Kulbaski, u njoftua nga policia e Merilendit mbi helikopterin e vjedhur, teksa mori një tjetër raport nga policia e kryeqytetit, mbi një helicopter që po shkonte drejt Shtëpisë së Bardhë.

Kulbaski ishte sërvitur, ashtu si të gjithë agjentët e shërbimit sekret, që të qëllonte ndaj cilitdo mjeti që fluturtonte mbi Shtëpinë  e Bardhë pa lejen e autoriteteve. Por se si dhe kur duhej ta bënte këtë, kjo u lihej në dorë vetë agjenteve. Në pamundësi për të folur në telefon me eprorët e tij, dhe pa dashur të rrezikojë jetën e civilëve të pafajshëm nëse agjentët arrinin të rrëzonin helikopterin, Kulbaski ishte në një dilemë të madhe.

Ndërsa ai po vriste mendjen si të vepronte, Preston zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, duke qenë shumë pak metra mbi tokë. “Të gjithë agjentët më kishnin rrethuar”- tha më vonë Preston në gjykatë. Pas 10 minutash ai vendosi që “nëse ata nuk do të reagonin, unë do të ikja”. Kur e ngriti sërish helikpoterin, Kulbaski dha urdhrin të qëllohej.

LEXO EDHE:  Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

LEXO EDHE:  Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme

Preston rrezikoi jetën kur helikopteri u qëllua disa here, dhe gati u rrëzua. Pasi e kuptoi seriozitetin e situatës, Preston vendosi që të dorëzohej, por vetëm tek një person: presidenti Riçard Nikson. Kështu, ai u kthye në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë, dhe dëgjoi urdhërat e Kulbaskit për të fikur helikopterin, dhe dalë prej andej me duart lart.

Por kur Preston u përpoq të ulej në lëndinë, shërbimi sekret hapi sërish zjarr, duke hapur disa vrima në anën e helikopterit. Një nga plumbat e plagosi Prestonin në këmbë. Helikopteri gati u rrëzua, por në fund u ul vetëm 35 metra larg dyerve kryesore të Shtëpisë së Bardhë.

Pasi doli nga helikopteri, Preston u arrestua dhe u mor në pyetje nga shërbimit sekret. Preston kërkoi të bisedonte personalisht me presidentin Nixon. Por mësoi se presidenti dhe gruaja e tij ishin jashtë qytetit. Ndaj e gjithë shfaqja e Robert Prestonit, nuk vlejti për asgjë.

Gjyqi ndaj tij dhe helikopteri i dëmtuar nga plumbat, e bënë një sensacion turistik brenda natës. Preston u akuzua për hyrje të paligjshme në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, një kundërvajtje që dënohej me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 100 dollarësh.

Por ai iu dorëzua zyrtarëve ushtarakë, në këmbim të heqjes së akuzave. Në fund, gjykata ushtarake e dënoi me 2 muaj burg, dhe e shkarkoi nga radhët e saj. Sot, Robert Preston mbetet i vetmi person që arriti të depërtojë në hapësirën ajrore të Shtëpisë së Bardhë, dhe që jeton për ta treguar historinë e pazakontë./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE