LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltarja e Haradinajt i nxjerr “bojën" Ramës/ Ja çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit

26 Tetor 2019, 13:37, Politikë CNA
Këshilltarja e Haradinajt i nxjerr “bojën" Ramës/ Ja

Ndërkohë që dy ditë më parë kryeministri Edi Rama kërcënoi se do të padisë për shpifje Ramush Haradinajn, sot ka ardhur reagimi i këshilltares së këtij të fundit.

Këshilltarja e Haradinajt, Meliza Haradinaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kur ishte në Samitin e Berlinit, Rama bënte veprime për të rënë në sy, pavarësisht se kishte veshur patika.

Më tej, ajo ka sqaruar skenat në Berlin, kur Rama dhe Hashim Thaçi i kishin bërë presion Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

?Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive. E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!?, ka shkruar këshilltarja e Haradinajt.

Postimi i plotë:

Ja e vërteta e Ramës:

Domosdoshmëria e zgjidhjes së nyjes Kosovë ? Serbi, nuk i jep rol paternalist Edi Ramës që të imponohet si ndërmjetësues. Megjithatë, ai provoi këtë rol edhe në diskutimet informale në Berlin, duke u afruar pa ftesë tek tavolina ku kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i ftoi për pije liderët e Kosovës dhe Serbisë. KM Rama ?kërcente? në diskutimet që filluan aty ? pa rend e pa respekt ndaj diskutuesve. Dikur filloi të kapte Presidentin Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg kryeministrit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbisedues për dokrrat e tij gjeopolitike që si dëgjonte kush.

Dikur kur u bind që Kosova ka lider që zëshëm dhe logjikshëm e argumenton realitetin e Kosovës, dhe atë madje edhe në anglisht edhe në frëngjisht, u spostua në kolltuqet anash hollit të Zyres së Kancelares, duke pozuar para fotoaparatit të Ministrit të tij në detyrë. Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhe pse me mbathje atraktive.

Në fakt, do të ishte shumë më mirë nëse Rama do preokupohej me rrugën eurointegruese të Shqipërisë, e mos të humbte kohën e mundësinë duke fshehë dështimet e tij qeverisëse prapa këshillave ?kreative? që ia jepte Kryeministrit Haradinaj se si të zgjidhej çështja Kosovë ? Serbi, apo si të veprohej me taksën 100%.

E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!

Veprimet specifike të shqiptarëve që i përgjigjen agjendës serbe, do të kenë kualifikim të veçantë në historinë kombëtare? e kjo s?është punë e kësaj gjenerate! Ma thuani cilit shqiptar i duhet ?e vërteta? e Ramës me dëshmitar Vuqiqin e Thaçin?!

Parajmërimi i Edi Ramës/ Do hedh në gjyq Ramush Haradinajn!

Lajmet e fundit nga