LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash/ Arrestohet në Qafë-Thanë 52 vjeçari bullgar

26 Tetor 2019, 14:57, Kronika CNA
I dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash/ Arrestohet

Një 52-vjeçar nga Bullgaria është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar në mungesë këtë shtetas me 4 vite burg për veprën penale të ?fshehjes së të ardhurave?.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale ?Fshehja e të ardhurave?.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga