Connect with Us

Engjëll Agaçi si piramidë korrupsioni/ SPAK dhe BKH kanë një superdosje si provë

Politikë

Engjëll Agaçi si piramidë korrupsioni/ SPAK dhe BKH kanë një superdosje si provë

Publikuar

-

Reforma në Drejtësi, pritet që shumë shpejt të sjellë edhe përfundimin e ndërtimit të disa institucioneve të rëndësishme, “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, apo siç njohet ndryshe SPAK.

Në thelb reforma ka betejën kundër korrupsionit dhe SPAK është një nga institucionet kryesore.

Ndërkohë që një ditë më parë tetë prokurorë kanë marrë emërimet, SPAK pritet të plotësohet me 15 të tillë dhe shumë shpejt të marrë formën e plotë dhe të kemi të ngritur institucionin e shumëpritur, i cili do ketë përpara shumë sprova.

E ndërsa pritshmëritë janë shumë të mëdha si nga opinioni publik, apo edhe ndërkombëtarët, BE dhe SHBA, të cilët janë investuar fort në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

SPAK është drejt finalizimit të ngritjes si institucion, por ka disa sfida përpara.

Nëse SPAK do të tregojë se është në lartësinë e pritshmërive, duhet që të fillojë pastrimin e politikës, nga ata djajtë e maskuar si “Engjëj”, që nuk dalin në media, por që janë dora e fshehur pas korrupsionit, tenderave abuzivë etj.

Një rast i tillë është ai i Engjëll Agaçit, juristi i kthyer nga Italia me gjasme për të shërbyer në vendin e tij, por që duket se më shumë i ka shërbyer xhepit të tij.

Engjëll Agaçi ka gjashtë vite Sekretar i Përgjithshëm në Kryeminstri. Në duart e tij kalon çdo dokument i institucionit, çdo ligj, çdo koncesion që miratohet dhe çdo vendim, në fillim kalon në “filtrat” e Engjëll Agaçit.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama po ushtron terror policor ndaj studentëve në grevë

“Engjëlli” i Ramës, i akuzuar për një mijë e një bëma dhe gjëma, sot “sfidon” hapur edhe të gjithë ministrat.

Ministrat e akuzuar maksimumi kapen 5 vite me zor, ndërsa ai që ju vuri vulën, vazhdon të “shkëlqejë” në vitin e gjashtë, duke thyer kështu çdo rekord.

Ai akuzuar se ka mbrotjur trafikantët e drogës në Itali, prej gjashtë vitesh Engjëll Agaçi ka në dorë kontrollin e një rrjeti që fillon në çdo ministri e përfundon tek tenderat që vëzhgohen dhe vendosen në KPP, një institucion që pretendohet të jetë i pavarur, por që është nën “vëzhgimin” e Engjëll Agaçit.

Është KPP që supozohet se vendos kur përmbysen tenderat , por që përmbysja reale është në godinen e Kryeministrisë, që drejtohet nga Engjëlli që në fakt është nje djall i vertete qe fshihet ne seline ku qëndron dhe drejton Rama.

Ky i fundit jo pak kompetenca i ka lënë nën besimin e Engjëllit të tij që drejton parasjen e korrupsionit për të cilën janë shkruar dhe denoncuar pafundësisht cështje, që sot përbëjnë një provë të fortë për SPAK dhe Reformën në Drejtësi./ CNA.al

Pasuria e çmendur dhe akuzat për korrupsion/ SPAK sulmin duhet ta fillojë nga Engjëll Agaçi

Shtëpi jashtë shtetit dhe prona në bregdet/ “Engjëlli i Ramës çmend” me pasuri

Dokumentet-Zbulohet skandali/ Rama dhe Agaçi vënë gjoba kompanisë private, për interesa mafioze

Denocimi i fortë/ Supermafiozi Ëngjëll Agaçi dhe 7 emrat e kapur nga krimi në Kryeministri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Goditi Berishën pas shpine/ Kikia: Basha nuk ka moral për të qenë kryetar i PD

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kika ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në  studion e “Log”, ai tha se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duhet neglizhuar duke shtuar se ish lideri demokrat nuk është nga ata etër që “vritet” kollaj.

Kikia theksoi se kryedemokrati duhet të zhvillojë zgjedhje reale në parti, pasi nuk ka moral të jetë kryetar në këtë situatë.



“Mendoj që në PD tashmë është shtruar një çështje për zgjidhje. Duhet të kemi parasysh faktin, rezultoj që Berisha nuk qenka nga ata etër që vritet me një të shtënë. E shtëna e parë erdhi natën dhe pas shpine. Basha duhet të ndeshet në duel tani. Që ta drejtojë PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve reale në parti. Lëvizja që po drejton Berisha që unë mendoj se është e shkaktuar tregon që ka ende shumë mbështetës. Basha nuk ka nga sot moral megjithë se mund të ketë me  vete strukturat. Nuk ka moral për të qenë kryetar. As Berisha nuk ka, i përket të shkuarës, por Basha nuk ka moral të jetë kryetar i kësaj partie. Basha ishte një trashgimtar i vendosur aty nga Berisha dhe këtë po e tregon Berisha me gojën e vet.  

Ka një çështje shumë të madhe për të zgjidhur brenda shtëpisë së vet. Kjo çështje nuk m,und të injorohet. Basha nuk mund të pranojë të jetë kryetar kur ka kaq shumë njerëz në bazë. Mund ti drejtohet kutive të votimit në një proces zgjedhor. Duhet mbyllur një orë e më parë që PD të bëjë opozitën. Unë e konsideroj fatkeqësi që një pjesë e mirë i shkojnë pas dhe e shikojnë si njeriun që mund të sjellë modelin një njeriu ka shkuar. Kjo parti në 30 vjet nuk ka prodhuar lider, por një pinjoll,” tha Kikia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi debate në PS”/ Ahmetaj flet për përplasjen me Lelin

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Ahmetaj: Në maj të 2022-shit do jetë zhdukur çdo shenjë e tërmetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në takim ishin të pranishëm kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

“Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. Jam i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira”, është shprehur Gjiknuri në një deklaratë për mediat.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama po ushtron terror policor ndaj studentëve në grevë

LEXO EDHE:  Juristi “dush të ftohtë” SPAK/ Të mos justifikohet me “peshqit”, e korruptuar me peshq



Ndërkohë Ahmetaj foli në lidhje me përplasjen me kryebashkiakun Dritan Leli duke theksuar se në PS nuk ka konflikte por vetëm debate.

“PS nuk ka konflikte ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë”, është shprehur Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A e mbrojti Rama Kosovën?/ Bushati: Ngërçi për të reaguar, çudi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Andi Bushati thotë se ka vërejtur një ngërç për të reaguar tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Bushati tha se në tekstin e reagimin në Twitter, Rama ishte pro Kosovës, por ishte një ditë e gjysmë me vonesë.

“U duk sikur Kosovës i dha të drejtë, ajo që më bëri përshtypje ishte ngërçi për të reaguar ose reagimi i vonuar. Ngjarjet kanë filluar të ndodhin në orën 6:30 të mëngjesit, Rama reagon 1 ditë e gjysmë me vonesë”, tha analisti.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama po ushtron terror policor ndaj studentëve në grevë

LEXO EDHE:  Berisha: Rama po ushtron terror policor ndaj studentëve në grevë



Kjo vonesë në reagim sipas Baton Haxhiut k ardhur për shkak se Rama ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.

“Rama është në Nju-York dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në avion”, tha ai.

Këtë argument Bushati e kundërshtoi duke thënë se udhëtimi për në Nju-Jork zgjat 8 orë, ndërsa Rama ka reaguar pas të paktën 36 orë./euronews

LEXO TE PLOTE