Connect with Us

Vjedhje e re me Teatrin/ Albana Vokshi demaskon Veliajn

Politikë

Vjedhje e re me Teatrin/ Albana Vokshi demaskon Veliajn

Publikuar

-

Ish deputetja e Partisë Demokratike,  Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili këtë të premte, shprehu edhe një herë vendosmërinë për të shembur Teatrin.

Vokshi ka hedhur akuza ndaj Veliaj , teksa shkruan se po kërkon të të vjedhë 500 milion lekë për konsulencë, ku sipas saj procesi do të jetë  pa garë dhe me projekt të paracaktuar.

Reagimi i plotë

Erjon Veliaj kërcënoi sot përsëri se do shembë Teatrin Kombëtar dhe shpalli konsulencën për vlerësimin, përzgjedhjen, negocimin dhe lidhjen e kontratës me palën private. Një procdurë kjo tërësisht në shkelje të autonomisë vendore.

Është absurde të shpallësh sot konsulencën për vlerësimin propozimeve, ndërkohë që fsheh emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit të përfitimit 200 milionë euro të Edi Ramës dhe Erjon Velisë, edhe pse kanë kaluar 35 ditë nga afati i fundit që ishte 19 shtatori.

Po për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë për konsulencë që të bëjë vlerësim, përzgjedhje e negocim, kur ka vetëm një kompani në garë (sic edhe mediat kanë raportuar) që është “Fusha shpk” të cilën Edi Rama e paracaktoi nëpërmjet kritereve të vendosura (kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit) që e plotësonte vetëm kjo kompani. Për cfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë nga taksat tona kur ka një projekt të paracaktuar nga Rama e që është ai Bjarke Ingels për të cilin PD ka ngritur një padi për bashkëpunim në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës??

Nuk ka asnjë dyshim që si cdo gjë tjetër, është paracaktuar klienti që do të marrë 500 mln lekët e buxhetit pa bërë asnjë konsulencë…

E tërë procedura për këtë projekt kriminal, mafioz për shembjen e teatrit dhe faljan e tokës publike kompanisë Fusha, përtej që është jo transparente, është antikushtetuese, antiligjore dhe në shkelje të plotë të MSA. Sic edhe kishim paralajmëruar, ligji special Rama-Fusha, dhe e tërë procedura ekstraligjore përjashtoi de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë.

Jo vetëm kompania Fusha shpk, që ka përfituar edhe 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia, por me ardhjen në pushtet të PD, Edi Rama dhe Erjon Veliaj do përballen me drejtësinë dhe me ligjin për procedurën kriminale, korruptive dhe mafioze të shkatërrimit të një pjese të cmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare e europiane për përfitime personale mbi 200 mln Euro./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Videoja e Metës”/ Gjata: I bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Presidenti i bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës”, kështu është shprehur juristi Çlirim Gjata nga studio e emisionit “Opinion” teksa komentohej deklarata e Metës  për zotërimin e videove që kompromentojnë KED-në.

Teksa komenton qëndrimin e Metës referuar radhës për  përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, Gjatë është shprehur se “të drejtën për pezullimin e veprimit Administrativ, Presidentit ja jep neni 66 të Kodit të Procedurës Administrative”.

“Presidenti detyrohet t’i bëjë gjërat publike sepse e di që askush nuk lëviz në Prokurori pa urdhër të Edi Ramës.

Presidenti ka respektuar nenin 179 pika 2 që po u zgjodh një anëtar nuk mund të zgjidhet tjetri sepse rradha i takon Parlamentit. Loja me data e Dvoranit e ka bërë Parlamentin që të mund të zgjedh ditën e fundit, duke i djegur afatin 3 ditor Presidentit.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Vjedhje dhe tjetërsim pronash në zyrat e Kadastrës

Kështu Presidenti ka vënë në përdorim nenin 66 të Kodit të Procedurës Administrative që e detyron Presidentin ta pezullojë veprimin Administrativ (dekretimin në këtë rast) kur ka një fakt pengues, pra radha që në këtu tashmë me plotësimin e vakancës së parë të Presidentit do t’i takonte Parlamentit.

Prandaj ka dalë me një vendim tjetër që thotë se pezullon veprimin administrativ, sepse pa mbaruar tjetri nuk mund të fillosh ti”, është shprehur Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëzisht budallenj”/ Meta shuplakë Bashës e Kryemadhit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur edhe një herë kritikat e tij ndaj opozitës për rrugën që mori me djegien e mandatëve dhe mos hyrjen në zgjedhje.

I ftuar në studion e “Open”, Meta u shpreh se u treguan marrëzisht budallenj, pasi i kishin të gjitha mundësitë për të fituar.

“Ja kam thënë Berishës, Bashës e Kryemadhit. E para ishin marrëzisht budallenj sepse nuk po flisnin me një njeri që do reflektonte.

Opozita i kishte të gjitha mundësitë të merrte të gjitha përgjegjësitë dhe të qëndronte në Parlament. Pavarësisht nga përpjekja e disa ambasadorëve për të bërë lojrat e Edi Ramës, opozita kishte Kushtetutën dhe kjo nuk është pak. Opozita do të fitonte bindshëm po të hynte. Opozita pa marrë pjesë i vërtetoi manipulimiet. Po lëre, lëre, lëre, dhe pastaj fajin e ka Presidenti.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha si gjobaxhi ndaj biznesit

Unë e di që ky do ti kapi të gjitha e si shofer pa frena bën hatanë. Por opozia ka përgjegjësi të jashtëzakonshme për vendin, për gjërat që i ka bërë dhe si i ka bërë. Unë nuk dua të merrem shumë me opozitën sepse është shumë e lehtë ti biesh opozitës, po opozita duhet të gjejë vetvetën. Opozita mua për gjërat më të rëndësishme nuk më ka pyetur”, theksoi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë disa video kompromentuese”/ Paralajmëron Klodiana Lala: Fshihet më tepër se mbledhjet e KED

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e Kronikës, Klodiana Lala ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, se disponohen fakte dhe video të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që tregojnë shkeljet që janë tentuar t’i bëhen Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Lala ka paralajmëruar se burime zyrtare nga Presidenca konfirmojnë se nuk është vetëm një, por disa video që po përpunohen, të cilat shkojnë përtej asaj çka fshihet pas mbledhjeve me dyer të mbyllura të KED.

LEXO EDHE:  Këshilli Bashkiak paralajmëron Veliajn/ Nuk të lejojmë grabitjen e truallit publik

“Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”, është shprehur Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE