Connect with Us

Video-Deklarata e fortë/ A do ta padisë Macron, Edi Ramën për shpifje?  

Politikë

Video-Deklarata e fortë/ A do ta padisë Macron, Edi Ramën për shpifje?  

Publikuar

-

Pas deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi Ramush Haradinajn se do ta padiste për shpifje ka ardhur reagimi i parë nga LSI.

Në një postim në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se dje kryeministri Edi Rama teksa fliste për negociatat nxori si gënjeshtar presidentin francez Emannuele Macron. Më tej, Vasili shtron pyetjen nëse Macron do ta padisë Ramën për shpifje.

Postimi i plotë i Vasilit:

Skandali.A do ta padise Makroni Edi Ramen per shpifje???(VIDEO).

Dje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha:

“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka.”

Presidenti Makron shume qarte,me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise.Ja deklarata e Presidentit Makron:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.

A do ta padise per shpifje Presidenti Makron kete Edi Ramen??

Sigurisht qe jo.Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë.

Ne jemi te detyruar,sigurisht nga halli,sepse na ka mbetur i marri ne dere.

Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngërçi për Kushtetuesen/ Bojaxhi: Rama dhe Meta shohin interesin personal, nuk besoj në parimet e tyre

Publikuar

-

Nga

“Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë gjithçka po e bëjnë për shkak të qëllimeve të tyre politike”, kështu është shprehur Gjergji Bojaxhi, teksa komenton ngërcin institucional me përplasjen midis presidentit Meta dhe qeverisë për Kushtetuesen.

Sipas Bojaxhiut, “Rama dhe Meta janë dy njerëz që në gjithë historikun e tyre politik kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qyetarëve, por personal.”

“Meta është ai plaku më bllok në dorë që kanë parë me zë e figurë duke bërë llogaritë e korrupsionit. Nga ana tjetër kemi kryeminstrin që drejton korrupsionin dhe nepotizmin të dukshëm.

LEXO EDHE:  Betejat false të Ramës/ Nuk janë problem serbët, por ikjet e gjermanëve

Po bëhet fjalë për njerëz që në historikun e tyre dhe në drejtimin politik të vendit kanë treguar që edhe nëse mbajnë qëndrime parimore e kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Bëhet fjalë për politikanë që janë shkaktarë që vendi është nën këtë situatë dhe shkaktarë për këtë sistem drejtësie.

Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë mendoj që motivet e tyre janë në interes të tyre thellësisht politike duan të dalin përtej gardhit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në burg apo në Presidencë?/ Avokat Ngjela tregon kush e shpëton Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që në diskutimin e bërë në nisje të emisionit “Real Story”, të mbrëmjes së sotme, Spartak Ngjela, ka vlerësuar me bindje dhe argumenta juridik fatin e keq të presidentit Ilir Meta, më tej ka dhenë dhe alternativën e kundërt. Atë të shpëtimit të tij nga burgosja. Në burg apo në presidencë deri në fund të mandatit? Kjo ka qenë pyetja të cilës Ngjela i është përgjigjur:

“Shpëtimin e Ilir Metës e ka në dorë OMN-ja. Ata që po e bëjnë drejtësinë e re dhe që do shpëtojnë fatin euroatlantik të Shqipërisë do shpëtojnë ose jo dhe Ilir Metën. Kjo varet nga vendimi që ata do të marrin. Do vendosin ta burgosin apo ta lenë jashtë, këtë nuk e dimë, presim ta shohim. Për mua si jurist e përsëris, Presidenti po shkon drejt penalizimit, pra drejt burgut. Do ta lejojnë këtë apo jo ata që po menaxhojnë Reformën në Drejtësi e dinë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Gjekmarkaj: Beteja e Ilir Metës përkon me interesin e publikut

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkaj është pjesë e emisionit “Real Story”, ku temë e diskutimit është presidenti Ilir Meta dhe beteja e tij “në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesave të popullit”.

Ndërkohë që avokat, Spartak Ngjela, e ka vlerësuar të mjerë pozicionin në të cilin e ka futur institucionin e lartë të shtetit Ilir Meta, duke paralajmëruar si fund burgimin e Presidentit, vlerësimi i analistit Gjekmarkaj ka qenë diametralisht i kundërt.

LEXO EDHE:  Betejat false të Ramës/ Nuk janë problem serbët, por ikjet e gjermanëve

“Beteja që Ilir Meta po bën përkon dhe me interesin e publikut. Interesi i publikut është që të mos kapet drejtësia”, ka artikuluar analisti Gjakmarkaj./CNA.a

LEXO TE PLOTE