LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Sekretari i Përgjithshëm i OSBE: Mund të bëjmë tre gjëra, por nuk mund të marrim vendime politike

25 Tetor 2019, 12:19, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ Sekretari i Përgjithshëm i OSBE: Mund të

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger ka deklaruar se ?OSBE mund të lehtësojë dialogun mes palëve, por nuk mund të marrë vendime politike.?

Gjithashtu, Greminger tha se shpreson që palët politike t?i marrin seriozisht rekomandimet e ODIHR.

?U kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve të mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti t?u kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht. Ajo që nuk mund të bëjmë është të zgjedhim sistemin që ky vend dëshiron, por mund të sjellim ekspertizë e të lehtësojmë dialogun?, u shpreh sekretari i i OSBE në një konferencë për shtyp të përbashkët me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga