LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qetësohu Kapterr Kikia”/ Deputeti denoncon gazetarin, “ish-spiun i Sigurimit”

25 Tetor 2019, 17:03, Politikë CNA
“Qetësohu Kapterr Kikia”/ Deputeti denoncon gazetarin,

Arlind Çaçani , deputet i Kolonjës në listën Basha dhe pjesë e grupit parlamentar demokrat, ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarit Mentor Kikia, pasi ky i fundit  i quajti ?karagjozë? dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër.

Teksa e quan Kikian si ish- spiun të Sigurimit të Shtetit, Çaçani shkruan se nuk ikin pa filluar të veprojë SPAK-u dhe pa ndryshuar Sistemi Zgjedhor.

?Keni 8 muaj që na shani, ofendoni dhe nuk keni lënë gjë pa na thënë?, shkruan Çaççani në postimin  e tij, ndërsa e akuzon se po helmon opinion publik sipas porosive të padrinove.

?Qetesohu “Kapterr Kikia”! Në këto 30 vjet, sot t’u zgjidh gjuha dhe u kujtove që deputetët marrin rrogë. Si një ish- spiun i Sigurimit të Shtetit duhet të ishe hedhur kohë më parë në veprim. Po si nuk t’u mbyll ajo goja as ty dhe as gjithë sojit tuaj??? Keni 8 muaj që na shani, ofendoni dhe nuk keni lënë gjë pa na thënë. Gjithë këto kohë jeni marrë veç me ne dhe harroni se kush e ka shkatërruar këtë vend për 30 vjet rresht. Sot, që pronarët tuaj po humbin pushtetin jeni sulur si hijena mbi ne. Mentor: “Nuk ikim ne pa filluar të veprojë SPAK-u”. Nuk ikim pa ndryshuar Sistemin Zgjedhor dhe mbaje mend këtë gjë: “Jemi shumë herë më mirë se ata që ishin para nesh. Keni 30-vjet që helmoni opinjonin publik, sipas porosise se padrinove. Jeni bashk-fajtore!?/ÇNA.al

Lajmet e fundit nga