LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia aksion "blic" në Elbasan/ Bastisen dy biznese

25 Tetor 2019, 18:37, Kronika CNA
Policia aksion "blic" në Elbasan/ Bastisen dy biznese

Efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Përmes një aksioni blic, ata kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa biznese.

Aksioni është përqëndruar në lagjen ?Sulë Paprri?, ndërsa mësohet se deri më tani janë bastisur dy biznese, në njërin prej të cilëve është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikses pas rezistencës së pronarëve të cilët kanë refuzuar të hapin derën.

Operacione të tilla po ushtrohen prej disa ditësh në qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se në terren janë 10 makina policie dhe rreth 60 efektiv./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga