Connect with Us

Ngritja e SPAK/ Kush janë 8 prokurorët që do të hetojnë politikanët

Kronika

Ngritja e SPAK/ Kush janë 8 prokurorët që do të hetojnë politikanët

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me tetë emrat e prokurorëve  të SPAK të cilët do të nisin punën për të hetuar rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe emrat e zyrtarëve të lartë, që janë aktualisht apo kanë qenë më parë pjesë politikës.

Të gjithë prokurorët që do të jenë pjesë e kësaj njësie kanë kaluar procesin e vettingut të formës së prerë.

LEXO EDHE:  Dosjet e 'nxehta' në SPAK/ Anduena Llabani: Në Shtator do të ketë arrestime për emra konkretë

Sipas njoftimit të KLP-së të publikuar në faqen zyrtare,  tetë prokurorët që kaluan sitën e vettingut janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në Korçë/ Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga

Publikuar

-

Nga

Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Turan në Korçë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në kanalin afër urës së Turanit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta e po dërgohet drejt spitalit për kontroll.

LEXO EDHE:  Ngjela lëshon “bombën”/ Ish-kryeministra do bien në “rrjetën” e SPAK, ja nga ku fillon goditja

LEXO EDHE:  Trafiku ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë publik



Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motori përplas biçikletën në Elbasan/ Një i lënduar

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë, dhe për pasojë ka mbetur  plagosur një person.

Menjeherë personi i lënduar është nisur për në spital, për të marrë trajtimin shëndetësor.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë/ Si u zbulua nga skaneri

Publikuar

-

Nga

13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.

Raportohet se paratë i janë gjetur shtetasit me inicialet I.C nga Rumania.

Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.

Njoftimi:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës



Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

LEXO EDHE:  SPAK pushime me “Jakat e bardha”

LEXO EDHE:  Ngjela lëshon “bombën”/ Ish-kryeministra do bien në “rrjetën” e SPAK, ja nga ku fillon goditja

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës:  www.dogana.gov.al

 

LEXO TE PLOTE