LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat/ Soreca tregon rrugën e vetme për të mbërritur në destinacion

25 Tetor 2019, 14:19, Politikë CNA
Negociatat/ Soreca tregon rrugën e vetme për të mbërritur

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca shprehet se angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet u palëkundur.

Sipas Sorecës, BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE. Ambasadori iu bën thirrje autoriteteve shqiptare të vijojnë të përqendrohen në procesin e reformave, si e vetmja rrugë që do të çojmë Shqipërinë në destinacionin e saj.

?Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë, për të sjellë popullin shqiptar në familjen, që i përket. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta sa i përket demokracisë dhe ligjit?, shkruan Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga