Connect with Us

“Nami” në Kadastrën e Durrësit/ Arrest me burg për 20 punonjës

Kronika

“Nami” në Kadastrën e Durrësit/ Arrest me burg për 20 punonjës

Publikuar

-

Gjykata e Durrësit ka lëshuar 20 masa sigurie “arrest me burg” për punonjësit e Kadastrës.

Mësohet se këto masa sigurie janë dhënë për inxhinierë, topografë dhe shefa sektori të Kadastrës.

Ndërkohë 6 masa me “detyrim paraqitje’ janë dhënë për ish drejtorë dhe ish specialistë të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe tjetërsim pronash.

LEXO EDHE:  Mero Baze kërcënon Ilir Metën me burg/ Në emër të kujt?

Kujtojmë se ish-drejtori i Kadastrës Durrës Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë dhe u lirua nga Gjykata e Apelit më 18 tetor me masën detyrim paraqitje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banesa ndodhet në pronësi të shtetasit K.Hoxha, ndërsa zjarri ka rënë për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet se forcat zjaffrikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Aksident i shumëfishtë pranë Sukthit, bllokohet autostrada

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ku janë përfshirë disa automjete është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Ende nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale duken të konsiderueshme.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjatë automjetesh në njëri kah të aksit rrugor.

vijon…

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 71-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë.

Mësohet se në aksident janë përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës 71-vjeçari Rauf Coku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE