Connect with Us

Meta i rrethuar nga fëmijët/ Vendi ynë sot më shumë se kurrë ka nevojë për dashuri

Sociale

Meta i rrethuar nga fëmijët/ Vendi ynë sot më shumë se kurrë ka nevojë për dashuri

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Dekoratën e lartë “NënëTereza”, Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja”.

Meta shprehet se vendi ynë ka sot më shumë se kurrë nevojë për besim dhe shpresë, por mbi të gjitha për dashuri.

“Në vlerësim të kontributit të madh e të vazhdueshëm, punës së palodhur, përkushtimit dhe dashurisë ndaj fëmijëve në nevojë, duke iu ofruar mbështetje, përkujdesje dhe ngrohtësi shoqërore, për 25 vite me radhë, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja”.
Të shpëtosh fëmijët në nevojë, nga dhuna dhe përjashtimi, duke u ofruar, jo thjesht një strehë, por edukim dhe një të ardhme më të mirë, është një mision fisnik.
Vendi ynë ka sot më shumë se kurrë nevojë për besim dhe shpresë, por mbi të gjitha për dashuri. Dashuri për njëri-tjetrin, dashuri për fëmijët, dashuri për njerëzit dhe atdheun tonë të mrekullueshëm”, shkruan Meta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Na mungon Sokoli”/ Basha përkujton Olldashin: Djali i tij do ta përmbushë misionin

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar 6 vjetorin e ndarjes nga jeta së ish ministrit të ndjerë të Transportit, Sokol Olldashi.

Basha ka publikuar nje foto me djalin e Olldashit teksa shprehet se ai do të ishte krenar të shikonte sesi djali i tij i madh Glauku po ecën në gjurmët e tij.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu në Shkodër/ Ulen rradhët e pritjes për koronarografitë, përfituan mbi 6800 pacientë

Publikuar

-

Nga

Shërbimi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës ofrohet brenda 24 orëve, duke zeruar rradhët e pritjes për këtë shërbim jetik për qytetarët, që sot ofrohet afër vendbanimit.
Gjatë vizitës në spitalin e Shkodrës, Ministrja Manastirliu deklaroi se falë bashkëpunimit me shërbimin universitar të QSUT-së, spitali i Shkodrës po mbulon shërbimin e koronarografisë për të gjithë zonën e veriut. Manastirliu tha se 98% e koronarografive kryhen në spitalet publike.
“6,835 qytetarë kanë përfituar nga paketat e zemrës në spitalet publike dhe jo publike këtë vit. Rritja e kapaciteteve në spitalet publike me ngritjen e tre qendrave të hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Fier dhe Shkodër, ka mundësuar që 98% e këtij shërbimi të ofrohet në spitalet publike”, tha Manastirliu.
Në rang vendi, rradhët e pritjes për shërbimin e koronarografisë janë reduktuar në dy javë, si rezultat i investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Njësitë e Hemodinamikës, ndërsa ndërhyrjet e kryera janë rritur me 20% në 10 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Manastirliu deklaroi se me kapacitetet e shtuara, synimi është mbulimi i plotë i paketave të zemrës në spitalet publike.
LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria, dështim në respektimin e të drejtave të fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Në 30-Vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Shqipëria mbetet ende një vend me shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve!

Dita e sotme përfaqëson Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës dhe 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF).

Shqipëria është një ndër vendet e para që ratifikoi KDF-në, 27 vjet më parë, në Shkurt 1992. Megjithatë vendi vazhdon të mbetet burimi i shkeljeve serioze të të drejtave të fëmijëve, sidomos në drejtim të mungesës së mbrojtjes së mjaftueshme për fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, skllavëria dhe përdorimi për punë të rëndë e të detyruar, varfëria në masë e fëmijëve dhe mos-garantimi i të drejtës për arsim.

Nisur nga kjo gjendje e rëndë, të cilën CRCA/ECPAT Shqipëri dhe shumë organizata të tjera të shoqërisë civile e kanë raportuar çdo vit, kemi vendosur që në vend të festës, të marshojmë dhe protestojmë për ndërgjegjësimin e Qeverisë, politikanëve, shoqërisë, fëmijëve dhe medias, mbi situatën në të cilën ndodhen fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë.

Të dhënat e mëposhtme, të shkëputura nga një sërë raportesh, tregojnë situatën e rëndë të fëmijëve në Shqipëri:

86% e fëmijëve në Shqipëri thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen;
89 % e fëmijëve të intervistuar deklarojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm apo aspak për të mbrojtur të drejtat e tyre;
Çdo 3 ditë humbet 1 fëmijë në Shqipëri. Gjatë 3 viteve të fundit, 365 fëmijë kanë humbur, prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem.
Mbi 50,000 fëmijë punojnë në punë të lehta e të rënda për të siguruar mbijetësën e familjeve të tyre;
77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje;
11% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual;
41% e fëmijëve, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla.

LEXO EDHE:  “Eskobari i Ballkanit”/Nishani i përgjigjet zyrtarisht Metës. A do mblidhet Këshilli i Sigurisë?

Marshimi nis para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të vijuar më pas drejt Bashkisë së Tiranës, duke u ndalur para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë.

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që punojnë e avokojnë çdo ditë për të drejtat e fëmijëve, kanë vendosur të ngrenë zërin e tyre për të kërkuar një perspektivë më të mirë për fëmijët në Shqipëri, për të kërkuar zbatimin e Konventës së të drejtave të fëmijëve, për të kërkuar llogari nga institucionet shqiptare lokale dhe qendrore, për respektim të plotë të të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentët. Kuvendi, Qeveria dhe Bashkitë në Shqipëri e kanë për detyrë që, jo vetëm të zbatojnë të plotë ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, por edhe të marrin të gjitha masat që asnjë fëmijë të mos gjendet i vetëm, pa përkrahje apo i harruar! Ne sot i bëjmë thirrje çdo zyrtari publik dhe politikani: Mbroni fëmijët! Mos lini asnjë fëmijë vetëm në çastet më të vështira apo vendimtare në jetën e tyre!

LEXO TE PLOTE