LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni bërë plane për fundjavën?/ Ja si do jetë moti

25 Tetor 2019, 06:22, Sociale CNA
Keni bërë plane për fundjavën?/ Ja si do jetë moti

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në influencën e presionit të lartë atmosferik, i cili do të mbajë mot pa rreshje shiu në territorin e Shqipërisë edhe në fundjavë.

Për ditën e sotme, ashtu si dhe ditët e kaluara, moti do të vijojë të jetë i kthjellët dhe vranësira deri mesatare në Jug dhe Jugperëndim.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  5/24°C

Zonat e ulëta 5/29°C

Zonat bregdetare 11/27°C

Lajmet e fundit nga