LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet e pazarit Rama-Basha/ Cilët janë deputetët e Lulit, që do votojnë amendamentet PD-PS të Kodit Zgjedhor?

25 Tetor 2019, 11:59, Politikë CNA
Detajet e pazarit Rama-Basha/ Cilët janë deputetët e Lulit,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger  ndërsa ka zbardhur një pjesë të bisedës dhe asaj çfarë kërkon opozita për reformën zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës mes palëve, tha se mes të tjerash tha se është diskutuar edhe për rolin që OSBE mund të luajë për të ndihmuar në dialogun politik.

Por, Basha tha se dialogu duhet të jetë jashtë dyerve të parlamentit.

?Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit nuk mund të ketë sepse është monolog. Kështu që normalisht dialogu do të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit deri sa të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve dhe jo i përfshirjes së bandave kriminale?, deklaroi Basha.

Pra, Basha po thotë që për Reformen Zgjedhore dialogu duhet bërë jashtë parlamentit.

Pas kësaj deklarate të Lulzim Bashës, lindin një sërë pyetjesh, të cilave duhet t’ju përgjegjet kreu u Republikës së re.

Kjo do të thotë që votat që i duhen Ramës brenda parlamentit, ja garanton Basha nga jashtë?

Cilet janë deputetët me të cilët Basha po ja premton dhe garanton Ramës votimin e ndryshimeve zgjedhore, nëse bien dakord Rama me Bashën për amendamentet?

Deputetet e listes Basha, janë të gjithë renegat, apo në fakt e paskan pranuar mandatin, pasi ua ka miratuar Basha?

Pse dhe si u perzgjodhën vetëm ata nga Basha, për të pranuar mandatet dhe gjithë të tjerët me gjithë besnikërinë, u lanë të ngroheshin në diell?

Cili eshte sistemi qe ka ne koke Basha që:

– ne fillim të fut në listë;

– pastaj të vendos në zonë fituese ose jo;

– pastaj kur jep urdher që të digjen mandatet, ndonjërit i jep leje të futet në parlament?

Marrvëshja Rama-Basha sot ka nevojë për votat në Kuvend!

Por, cilet janë deputetet e Lulit sot në Kuvend?

Sa janë dhe pse kanë turp të deklarohen si të Lulit?

Po presin një pazar më të mire, apo thjeshtë kështu e kanë pazarin me Lulin?

Nëse po presin një pazar më të mirë, nga kush po e presin, nga Rama?

Nëse ashtu e kanë pazarin me Lulin, sa është çmimi i atij pazari?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga