Connect with Us

Video-Ilir Meta takon kryeministrin e Japonisë/ Kërkon heqjen e vizave për shqiptarët

Politikë

Video-Ilir Meta takon kryeministrin e Japonisë/ Kërkon heqjen e vizave për shqiptarët

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga Kryeministri i Japonisë, z.Shinzo Abe.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka kërkuar nga kryeministri i Japonisë të heqë regjimin e vizave për shqiptarët.

“Kënaqësi të pritesha sot nga Kryeministri i Japonisë, z.Shinzo Abe.
Marrëdhëniet midis dy vendeve tona, të shkëlqyera.
Japonia, një partner shumë i çmuar dhe i besueshëm.
Besojmë se së shpejti, qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza drejt Japonisë dhe kryeministri Abe të vizitojë Shqipërinë”-shkruan Meta.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Detajet nga takimi/ Ilir Meta kryqëzon opozitarët dhe paralajmëron zgjedhje

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi u mbajt rreth orës 09:00 në Presidencë, ndërsa në fokus të bisedimeve u përfol se do të ishte situata politike në vend, pas përplasjeve të fundit mes Presidencës dhe KED në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo Meta duket se e ka shfrytëzuar këtë mbledhje për të shfryrë të gjithë inatin e tij dhe kritikat ndaj krerëve të Opozitës, të cilët dogjën mandatet dhe braktisën Parlamanetin, duke e lënë të gjithë pushtetin në duart e Edi Ramës.

Sipas burimeve të CNA.al, mësohet se krerët e Opozitës kanë qëndruar “sus” para Presidentit, i cili nuk është kursyer aspak me gjuhën e tij teksa ka marrë dhe rolin e “shefit”.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, eminenca gri apo kambist ordiner ?

Meta iu është drejtuar opozitarëve: “Keni humbur të gjitha betejat. I keni lënë Ramës të gjitha pushtetet. Duhet të bëheni gati për zgjedhje, me ligjin e Ramës”.

Ndërkohë që ka ndërhyrë Mesila Doda, e cila e ka pyetur: “Nëse e ka këtë kompetencë që iu flet si shef?!  Meta i është kthyer: “Ti qepe gojën se i di vetë kompetencat e mia”.

Por më i trembur duket se ka qenë Luli. Teksa Meta e ka pyetur për Reformën Zgjedhore, kreu i Opozitës është detyruar të gënjejë, duke thënë se po punojnë dhe se në datë 25 do kenë gati amandamentet, paçka se në PD asnjë nuk po shkruan amandamente.

Meta nuk e ka përjashtuar dhe opsionin e shpërndarjes së Parlamentit, ndërsa i ka urdhëruar opozitarët të jenë gati për zgjedhje të parakohëshme në muajt janar-shkurt./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takim me Meidanin/ Zbulohet çfarë u diskutua me ish presidentin

Publikuar

-

Nga

Pas opozitës, presidenti Ilir Meta, vijon vargun e takimeve në Presidencë, me qëllim diskutimin për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga kriza politike dhe institucionale në të cilën ndodhet vendi pas debateve qeveri-Presidencë-KED  për ngritjen e Kushtetueses.

Lajmi bëhet me dije nga vetë kreu i shtetit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, publikon një fotografi me ish-presidentin Rexhep Meidani.

LEXO EDHE:  Meta pret Lajcak: Sllovakia model për Ballkanin

Krahas fotos, përmes një shkrimi Meta thekson se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin, për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Situata anormale…”/ Deputetja e PS pranon ngërçin: Ja si do veprojmë për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë rruga e duhur për tejkalimin e ngërçit politik”, kjo është ajo çka konstatojnë me fjalë të tjera socialistët, ndërkohë që opozita i kërkon me ngulm ato si një ogur i mirëfunksionimit të demokracisë.

E ftuar pasditen e sotme në Ora News, deputetja socialiste, Elona Gjebrea, teksa akuzon opozitën për situatën jo normale politike në të cilën ndodhet vendi, shton se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme pasi qeveria dhe parlamenti janë duke vazhduar punën.

“Ne nuk mendojmë që Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi duke vazhduar punën. Sigurisht është një situatë anormale edhe një situatë e pa ndodhur më parë. Për fatin tonë të keq e ndodhur jo nga ana e mazhorancës por nga ana e opozitës. Fakti që ne kemi tashmë opozitë brenda parlamentit na mundëson që të kemi një parlament që po përpiqet të bëjë të gjitha detyrat ashtu siç duhet”, ka thënë ndër të tjera Gjebrea.

LEXO EDHE:  A po burgoset Saimir Tahiri me urdhërin e Ilir Metës?

E pyetur në lidhje me Reformën Zgjedhore, Gjebrea ka deklaruar se kjo do të jetë një mundësi për të arritur në një konsensus me opozitën.

“Reforma zgjedhore është një mundësi për konsensus për opozitën. Shpresojmë që ato të reagojnë. Nga aq sa kemi dëgjuar ata kanë një draft që duan ta paraqesin dhe shpresojmë që të kemi vërtet një klimë dialogu dhe bashkëpunimi, aq më tepër në situatën ku ndodhet vendi duhet të kemi këto modele bashkëpunimi dhe ky mund të jetë një rast” është shprehur deputetja./CNA.al

LEXO TE PLOTE