LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Telefonatë e gjatë me Merkel”/ Rama zbulon çdo bëhet me negociatat

24 Tetor 2019, 20:44, Politikë CNA
“Telefonatë e gjatë me Merkel”/ Rama zbulon çdo

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Opinon? ka zbuluar se ka patur një telefonatë të gjatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel lidhur mbi ecurinë e mëtejshme të negociatave.

Menjëherë ka ndërhyrë, moderator, Blendi Feziu i cili i është drejtuar kryeministrit se ?Nuk kishte punë tjetër ajo sot, të rrijë 45 minuta në telefon??

Ndërkohë që Rama i është kundërpërgjigjur:?Nëse ti do të më fyesh, të thuash që ajo nuk kish punë tjetër, i bie që unë s?kam punë tjetër e të flas më ty? Dhe për çfarë flet, flet për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur. Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermani e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar një proces komunikimi me vendet që janë skeptike.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga