LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Telefonata e Ramës me Merkel/ Paloka: Edhe me Macron i vendose pikat mbi “i”, boll mashtrove si ordiner

24 Tetor 2019, 09:02, Politikë CNA
Telefonata e Ramës me Merkel/ Paloka: Edhe me Macron i vendose pikat mbi

Nën kryetari i PD, Edi Paloka ka komentuat telefonatën e kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Teksa Rama tha se së bashku me Merkel i vunë pikat mbi ?i?, Paloka ka ngritur disa pyetje.

?Danke Angela…Telefonate 45 minuta…I vumë gjithë pikat mbi i…??!?!
Kjo do të thotë që do të zbatosh kushtet e Bundestagut ?
Do të thotë që Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithë tufa e të korruptuarve dhe atyre që janë kapur në krime elektorale, do të përfundojnë në burg ?
Do të thotë që 30 qershori ka rënë dhe do pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese ?
Do të thotë që do të realizohet një reformë zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithë faktoreve politikë dhe shoqëror ? Do të thotë që pas realizimit të reformes zgjedhore do të kemi implementim të saj në zgjedhje të parakoheshme ??, shkruan Paloka në postimin e tij.

Sipas demokratit, shqiptarët e kanë të freskët ditën kur Rama shkoi në Parlament dhe kërkoi ndjesë për vonesën se kishe patur një bisedë telefonike për një orë me Macron.

?Ate ditë po ashtu kishit vendosur pikat mbi i për negociatat.
Nuk e di pse ka ca ditë që gjithë palacot rreth teje nuk po lenë fjalë të ndyrë pa thënë pëe mikun tend , madje paturpësisht dhe për bashkëshorten e tij ?!
Boll mashtrove si ordiner ! Plotso kushtet që të kërkojnë ose largohu?, shprehet Paloka.

Postimi i plotë:

?Danke Angela…Telefonate 45 minuta…I vume gjithe pikat mbi i…??!?!
Kjo do te thote qe do te zbatosh kushtet e Bundestagut ?
Do te thote qe Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithe tufa e te korruptuarve dhe atyre qe jane kapur ne krime elektorale, do te perfundojne ne burg ?
Do te thote qe 30 qershori ka rene dhe do pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese ?
Do te thote qe do te realizohet nje reforme zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithe faktoreve politike dhe shoqeror ?
Do te thote qe pas realizimit te reformes zgjedhore do te kemi implementim te saj ne zgjedhje te parakoheshme ?
Do te thote…APO ?
Shqiptaret e kane te fresket diten kur vajte ne Parlament dhe kerkove ndjese per vonesen se kishe patur nje bisede telefonike per nje ore me MIKUN TEND Macron . Ate dite po ashtu kishit vendosur pikat mbi i per negociatat…
Nuk e di pse ka ca dite qe gjithe palacot rreth teje nuk po lene fjale te ndyre pa thene per MIKUN TEND , madje paturpesisht dhe per bashkeshorten e tij ?!
Boll mashtrove si ordiner ! Plotso kushtet qe te kerkojne ose largohu!/CNA.al

Lajmet e fundit nga