Connect with Us

Rama 45 minuta në telefon me Merkel/ Zbulon bisedën: Vendosëm pikat mbi “i”

Politikë

Rama 45 minuta në telefon me Merkel/ Zbulon bisedën: Vendosëm pikat mbi “i”

Publikuar

-

Kryeministi Edi Rama ka zbuluar telefonatën e zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama tregon se biseduan me Merkel për 45 minuta për hapjen e negociatave.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë Danke Angela”, shkruan Rama./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bosi është sëmurë”/ Manjani me pikëpyetje: Përse ky nxitim për Unazën e re dhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shtruar dy pyetje lidhur me situatën aktuale në vend.
“Pyetjet që shtrohen sot, në të vërtetë janë:
1. Përse gjithë ky nxitim për të zgjidhur ” Unazën e re” dhe “Teatrin”? Edhe me dhunë ekstreme po qe nevoja…
2. Përse duhet kaos në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë?”, shkruan Manjani.
Sipas tij, diçka po fshihet, përtej padurimit për të mbyllur punët e lëna në mes.
“Nuk ka lidhje me lajmet që “bosi është sëmurë”… Absolutisht jo”, shkruan ish ministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumentet që nxjerrin zbuluar Rilindjen/ Dvorani votoi për pafajësinë e Metës

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit në qendër të debateve politike është kaosi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta ka pasur një përplasje të fortë me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me emërimin e Arta Vorpsit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, gjë që ka sjellë një situatë të pazakontë. Nga ana tjetër në të njëjtin pozicion, presidenti Meta ka dekretuar Marsida Xhaferllarin.

Por, ndërkohë në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka pasur një sërë akuzash kryesisht nga presidenti Ilir Meta, por edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por, Rilindja tani sulmet dhe akuzat ndaj Ardian Dvoranit po tentojnë t’i devijojnë duke argumentuar se Ardian Dvorani është njeriu që ka dashur të dënojë Ilir Metën, në lidhje me akuzat për korrupsion, në rastin e video-përgjimit të publikuar në vitin 2011, nga ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti.

LEXO EDHE:  Zbardhet pazari i Edi Ramës me Arben Malajn

Në atë kohë, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e kryesuar nga Ardian Dvorani i dha pafajësinë Metës, por Rilindja pretendon se Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që kërkonte dënimin e Metës.

Në fakt Ardian Dvorani është një ish-gjyqtar i kohës së diktaturës që në çështjen e Ilir Metës ka votuar njëlloj si gjyqtarët e tjerë megjithëse kazani i Rilindjes kërkon ta nxjerrë si shenjtor apo si heroin e asaj çështjeje.

CNA.al po sjell si faks-mail, tre dokumente, trupën gjykuese dhe dokumentet që tregojnë sesi ka votuar dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur Ardian Dvorani.

Dokumentet e mëposhtme tregojnë qartë se është gënjeshtër ajo që pretendon Rilindja dhe kazani i saj, se Ardian Dvorani ka qënë për dënimin e Ilir Metës. Kjo nuk është e vërtetë. Ardian Dvorani, ashtu si dhe anëtarët e tjerë ka qënë pro që Ilir Meta të dalë i pafajshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tha se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Paloka i përgjigjet Ramës: Iu kthye avazit të vjetër

Publikuar

-

Nga

Nën kryetar i PD, Edi Paloka ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se ka mbështetjen e kombëtarëve për çdo lëvizje që bën.

Sipas Palokës, këtë “taktikë” Rama e ndoqi herë në mënyrë abuzive e herë me sukses.

“Unë nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonjë përfaqësues të vendeve demokratike që mbështeska Ramën në kapjen e drejtësisë në mënyrë antikushtetuese”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Rama ju kthye dhe sot “avazit” te vjeter sipas te cilit gjithe shkeljet ligjore e kushtetuese qe ai ndermerr i ben me marreveshje me nderkombetaret. Nderkohe gjithe ata qe denoncojne e kundershtojne shkeljet e tij , jane kunder BE apo SHBA…!!!
Mos harrojme se kete “taktike” Rama e ndoqi here ne menyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur perpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithese kanabisi kishte pushtuar cdo pellembe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…
Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…
Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.
Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.
Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !
Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.
Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?
Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!
Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?
Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?
Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE